ITALI– Ilir Leba, 47 vjeç, është shqiptari që është vënë në pranga pasi akuzohet se ka vrarë me thikë biznesmenin italian, Tommaso Dini, 50 vjeç. Mediat italiane shkruajnë se Leba ka preferuar të qëndrojë i heshtur para grupit hetimor dhe të mos flasë për asgjë në lidhje me motivet që e bënë të vriste italianin.
Ai përfaqësohet nga avokati Neri Cappugi. I arrestuari është një murator gjithashtu banues në Scandicci si viktima. Ai është ortak në një kompani ndërtimi së bashku me vëllain e tij. Shqiptari jeton prej shumë vitesh në Itali dhe ka precedentë penalë.
Në të kaluarën duket se ka pasur mosmarrëveshje në vendin e punës mes agresorit dhe viktimës e kjo dyshohet të ketë qenë dhe nisja e sherrit mes tyre, por arsyeja nuk është zbardhur ende.
Gjithçka ndodhi një natë më parë në Piazza Piave, Firenze. Shqiptari u përlesh fizikisht fillimisht me italianin dhe më pas e qëlloi me thikë. 50-vjeçari u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi plagëve të marra. Ndërsa 48-vjeçari shqiptar u vu në pranga.
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Shqiptarja.com, syri.net dhe panorama kanë në faqe të parë zhvillimet nga l...
TIRANË– Java nis me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Sipas MeteoAlb: Vendi ynë parashikohet që gjatë gjithë ditës të ketë alternime kthjellime...
TIRANË– Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid-19. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 646...
Nga Pëllumb SuloTIRANË– Janë javët e para të pranverës dhe fermerët janë në kulmin e punëve të tyre në bujqësi. Por, rritja me shpejtësi dhe e papara...
TIRANË– Një sherr masiv është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Tiranë, në zonën e liqenit. Në total janë përfshirë tetë persona, dy prej të c...
TIRANË– Janë publikuar të tjera pamje nga sherri i ndodhur pranë zonës së Liqenit Artificial. Në videon e publikuar nga FaxNews shihet një efektiv që...