Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Art&Argëtim
FOTO/ Yjet e Hollivudit shkëlqejnë në Çmimet e Guvernatorëve, nga fustani i kuq i Charlize Theron te eleganca e Zendaya-s
Mes veshjeve që spikatën ishin krijime të guximshme, fustane elegante dhe modele ekstravagante nga stilistët më të njohur të modës.
16 November 2026, 14:55Nga G.M
Çmimet e Guvernatorëve
SHBA- Yjet e Hollivudit kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tyre në tapetin blu të edicionit të 17-të të Çmimeve të Guvernatorëve, të zhvilluar të dielën, më 15 nëntor, në Los Angeles. Mes veshjeve që spikatën ishin krijime të guximshme, fustane elegante dhe modele ekstravagante nga stilistët më të njohur të modës.
Sipas mediave të huaja, Charlize Theron ishte një nga personazhet më të komentuara të mbrëmjes, me një fustan të kuq prej mëndafshi nga Tom Ford, me një të çarë të thellë anësore. Ndërkohë, Zendaya zgjodhi një krijim vintage në ngjyrë ari metalike nga Giles Deacon, me forma skulpturore dhe detaje bronzi.
Në mesin e paraqitjeve më të veçanta ishte edhe Tessa Thompson, e cila u shfaq me një fustan të punuar nga Schiaparelli, me prerje në pjesën e barkut, dantellë dhe detaje të shumta dekorative. Nga ana tjetër, Penelope Cruz solli elegancën klasike me një fustan të zi Chanel, të dalluar nga dekolteja dramatike me pupla që i linte shpatullat zbuluar. Ceremonia vjetore e Akademisë Amerikane të Filmit mblodhi emra të njohur të industrisë së kinematografisë, duke ndërthurur nderimet për kontributin artistik me një spektakël mode në tapetin blu./Dosja.al