16 November 2026, 12:57
Nga G.M
Glenn Close
SHBA- Aktorja e njohur amerikane Glenn Close është nderuar me një Oscar nderi për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në kinematografi, pas një karriere prej më shumë se katër dekadash dhe tetë nominimesh për çmimin prestigjioz, pa arritur ta fitojë më parë.
Mediat e huaja raportojnë se ceremonia u zhvillua të dielën, më 15 nëntor, në Teatrin Dolby në Hollywood, në kuadër të edicionit të 17-të të Çmimeve të Guvernatorëve. Në momentin e marrjes së çmimit, aktorja 79-vjeçare nuk i përmbajti dot emocionet dhe shpërtheu në lot. Statujën ia dorëzoi miku dhe kolegu i saj, aktori John Malkovich, me të cilin ka bashkëpunuar në filmin 'Dangerous Liaisons'.
Gjatë fjalës së tij, Malkovich vlerësoi talentin dhe përkushtimin e aktores, duke kujtuar edhe disa prej roleve më të spikatura të saj në ekran. Ai e cilësoi Close si një artiste të jashtëzakonshme, që nuk ka frikë të eksplorojë personazhe dhe interpretime ekstreme. Nga ana e saj, Glenn Close u shpreh se tetë nominimet e mëparshme kanë qenë një nder i madh dhe se çmimi nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i vetëm i karrierës së saj.
"Gjithmonë kam ndjerë se ishte një nder i madh të isha në këtë dhomë. Kam qenë në të tetë herë në 43 vitet e fundit. Të jem këtu sonte, midis njerëzve që më kanë frymëzuar vazhdimisht, puna e të cilëve më ka mbështetur dhe më ka sfiduar të jem më e mirë, është nderi më i madh nga të gjithë", u shpreh aktorja.
Nominimin e parë për Oscar, Close e mori në vitin 1982 për filmin “The World According to Garp”. Më pas ajo u nominua për “The Big Chill”, “The Natural”, “Fatal Attraction” dhe “Dangerous Liaisons”. Pas një pauze të gjatë, riktheu vëmendjen e Akademisë me interpretimet në “Albert Nobbs”, “The Wife” dhe “Hillbilly Elegy”. Pas shumë vitesh pritjeje, aktorja më në fund u vlerësua me statujën e artë të nderit, duke kurorëzuar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në botën e filmit./Dosja.al
Glenn Close oscar
Art&Argëtim
16 November 2026, 10:08
G.M
Zendaya dhe Tom Holland
Aktorja Zendaya ka treguar vështirësitë emocionale që përjetoi gjatë xhirimeve të filmit 'O...
Art&Argëtim
16 November 2026, 10:02
G.M
Matt Damon
SHBA- Aktori i njohur Matt Damon ka folur me entuziazëm për përfshirjen në filmin 'Odisea', me regji të Christopher...
Art&Argëtim
16 November 2026, 07:15
E.d
Foto ilustruse
DashiNjë ditë me energji dhe dëshirë për të ecur përpara. Në dashuri, shmang debatet e panevojshme dhe ...
Art&Argëtim
15 November 2026, 18:45
G.M
pamje
ANGLI- Dhjetëra persona që interpretojnë rolin e Babagjyshit kanë marrë pjesë në një trajnim të posaç...
Art&Argëtim
15 November 2026, 07:48
I.A
Horoskopi
Dashi
Ritmi i ditës ngadalësohet dhe Hëna mund t’ju bëjë disi të paduruar, ndaj shtyjini bisedat delikate derisa...
Art&Argëtim
14 November 2026, 17:35
E.M
SHBA- Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të bëhet pjesë e kastit të filmit të ri fantastiko-sh...
Art&Argëtim
14 November 2026, 07:06
E. D
Dashi
Sot do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të ecur përpara. Do të keni mundësi të zgjidhni disa ç...
Art&Argëtim
13 November 2026, 22:08
E.M
SHBA- Këngëtarja kolumbiane Shakira i është bashkuar bisedës rreth senatorit të zgjedhur të Michiganit, Abdul El-Sayed, pasi...
Art&Argëtim
13 November 2026, 21:12
E.M
LONDËR- Policia Metropolitane e Londrës ka nisur një hetim ndaj aktorit dhe autorit të librave për fëmijë, David Ualliams. A...
Art&Argëtim
13 November 2026, 18:36
E.M
SHBA- Përfaqësueset afrikane të modës rrezikojnë të mbeten jashtë edicionit të 75-të të konkursit Miss Univer...