Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
FOTOT/ Deputeti i PS bëhet Babagjysh, Ervin Bushati shpërndan dhurata për fëmijët në nevojë, ngelet mister burimi i parav
27 December 2020, 15:36Nga DOSJA
TIRANË- Babagjyshi i vitit 2020 nuk ndodhet në Polin e Veriut, por në Tiranë. Ai është Ervin Bushati, deputet i Partisë Socialiste, njëherazi edhe nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie.
Që prej nisjes së muajit dhjetor, Bushati ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aktivitetet e bamirësisë që zhvillon në disa zona të ndryshme të Tiranës. Bushati, kryetar i PS në kryeqytet, shihet në foto i veshur me një bluzë ku janë të stampuar elfët e Babagjyshit dhe kapuçin e Santa-s.
Ashtu si edhe Clausi, Bushati iu ka dhënë disa kuti me dhurata, disa kategorive në nevojë në Tiranë, përfshirë këtu edhe komunitetin rom dhe egjyptian.
FOTOT NGA TAKIMET E ERVIN BUSHATIT:
Këto foto nuk do të kishin asnjë problem, nëse krahas tyre bashkë me propagandën e kaq shumë nevojshme, deputeti do të sqaronte shkurtimisht burimin financiar të dhuratave.
Ku i gjeti paratë deputeti të dhurojë në mënyrë periodike kuti festive? A janë pjesë e fondit të përbashkët të Partisë Socialiste? Nëse po, sa kanë kushtuar dhe a janë të deklaruara? A janë këto dhurata pjesë e strategjisë për fushatën elektorale të PS?
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike të degës së Durrësit Ferdinant Xhaferraj denoncoi në një dalje për mediat se fermerët janë të braktisur dhe të...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takimin me studentët e Fakultetit Ekonomik, ku fokusi i bisedës ka qënë ekonimia e vendit dhe situata e...
DIMAL– Kryetarja e Bashkisë Dimal (gjithashtu i njohur si Ura Vajgurore), Juliana Mema akuzohet për shpërdorim detyre. Një kallëzim penal është regjistruar ndaj...
TIRANË- Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi është infektuar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një postimi të bërë në rr...
Një valë akuzash dhe dyshimesh janë ngritur ndaj zellit që ka treguar kryeministri Edi Rama për të mbrojtur interesat e Greqisë në detin Jon. Me llogjikën se “m...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me zgjerimin e Greqisë me 12 milje det.Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se qeveria nuk ka bërë tra...
TIRANË- Rrjeti e ka fokusuar vëmendjen këtë fundjavë tek politika. Kryeministri Edi Rama dhe intervista e tij për Blendi Fevziun është në fokus të bisedave...