10 November 2026, 11:06
Nga G.M
Supermarket
FRANCË- Franca ka drejtuar gishtin nga Garda Revolucionare e Iranit, duke e akuzuar për një sulm të gjerë kibernetik që goditi rreth 700 supermarkete në territorin francez gjatë muajit tetor. Operacioni shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, shkatërrimin e sasive të mëdha të ushqimeve dhe të paktën 15 zjarre.
Autoritetet franceze kanë identifikuar tre shtetas iranianë që dyshohet se kanë marrë pjesë në organizimin e sulmit. Mes tyre përmendet Hamid Reza Lasgharian, i cili dyshohet se drejton Qendrën e Operacioneve Elektronike dhe Kibernetike të Gardës Revolucionare, si dhe Mahdi Lasgharian dhe Reza Salarvand, të lidhur me njësinë kibernetike Shahid Kaveh.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, sulmi ndodhi gjatë natës së 11 dhe 12 tetorit, kur hakerët ndërhynë në sistemet e kontrollit të frigoriferëve industrialë në qindra pika shitjeje. Ata ndryshuan parametrat e temperaturës dhe çaktivizuan alarmet paralajmëruese, duke bërë që pajisjet të mos sinjalizonin rrezikun.
Pasojat ishin të konsiderueshme, me tonelata produkte ushqimore të dëmtuara dhe humbje financiare që arrijnë në dhjetëra miliona euro. Prokuroria e Parisit ka kërkuar lëshimin e urdhër-arresteve ndërkombëtare për tre personat e identifikuar. Autoritetet franceze e lidhin sulmin me njësinë Shahid Kaveh, e cila dyshohet se është e specializuar në operacione kibernetike kundër sistemeve industriale dhe infrastrukturës kritike.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, e cilësoi ngjarjen si sulmin e parë kibernetik në shkallë të gjerë me qëllim sabotimin në territorin francez. Ai paralajmëroi se Franca nuk përjashton asnjë mundësi kundërpërgjigjeje, ndërsa Parisi pritet të kërkojë edhe vendosjen e sanksioneve të reja evropiane ndaj individëve dhe organizatave iraniane të përfshira në aktivitete të tilla. Shqetësimi i autoriteteve franceze është shtuar pas një vale tjetër sulmesh në fillim të nëntorit, që goditi më shumë se 100 objekte në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Irlandë, Holandë, Estoni dhe Finlandë.
Në shënjestër kanë qenë gjithashtu frigoriferë të përdorur nga bankat franceze të gjakut, duke detyruar zhvendosjen e rezervave në ambiente të tjera frigoriferike. Megjithatë, deri tani nuk është konfirmuar se sulmet e fundit në Evropë kanë të njëjtën origjinë me operacionin e zbuluar në Francë. Parisi po shqyrton tashmë mundësinë e një përgjigjeje diplomatike dhe ekonomike, ndërsa çështja rrezikon të përshkallëzojë më tej tensionet mes Francës dhe Teheranit/Dosja.al
Garda Revolucionare e Iranit
Bota
10 November 2026, 10:31
G.M
Gadi Eisenkot
IZRAEL- Blloku opozitar në Izrael, i udhëhequr nga Gadi Eisenkot, ka arritur një marrëveshje për ndarjen e poste...
Bota
10 November 2026, 10:03
G.M
pamje
ABU DHABI- Negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë kanë hyrë në një fazë të re, pas...
Bota
10 November 2026, 09:57
G.M
pamje
SHBA- Një darkë në një restorant luksoz japonez në Los Angeles është kthyer në një incident të ...
Bota
10 November 2026, 09:55
E.d
Pamje
TURQI- Një tragjedi e rëndë është regjistruar në Turqinë perëndimore, ku të paktën 17 persona kanë...
Bota
10 November 2026, 09:40
G.M
Dana White dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr sërish vëmendjen me një skenë humoristike në Sht&...
Bota
10 November 2026, 09:33
G.M
Jensen Huang
SHBA- Investitorët pretendojnë se drejtuesit e kompanisë fshehën informacione të rëndësishme mbi rreziq...
Bota
10 November 2026, 09:27
G.M
IZRAEL- Opozita izraelite po përpiqet të sigurojë mbështetjen e partive ultra-ortodokse për të formuar një shumicë parl...
Bota
10 November 2026, 09:24
E.d
Pamje
SHBA- Farzad “Tony” Toutouni, i njohur në rrjetet sociale si “mbreti iranian i Instagramit”, është arrestuar n&eu...
Bota
10 November 2026, 08:58
G.M
Teddy Riner dhe Emmanuel Macron
FRANCA- Pesë herë fituesi i medaljes së artë olimpike hyn në garën politike për viti...
Bota
10 November 2026, 08:56
e.d
Foto ilustruse
FRANCA- Franca ka akuzuar Iranin për organizimin e një sulmi të madh kibernetik, i cili muajin e kaluar goditi siste...