10 November 2026, 09:24
Nga E.d
Pamje
SHBA- Farzad “Tony” Toutouni, i njohur në rrjetet sociale si “mbreti iranian i Instagramit”, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën dyshimet për një sërë veprash penale, përfshirë mashtrimin, rrëmbimin, grabitjen dhe zhvatjen.
55-vjeçari ishte bërë i njohur për stilin e tij ekstravagant të jetesës, të cilin e ekspozonte vazhdimisht në Instagram. Në postimet e tij shfaqeshin avionë privatë, makina luksoze, tufa me kartëmonedha dhe festa të shfrenuara me femra. Ai jetonte në një rezidencë në Hollywood Hills, me vlerë rreth 5 milionë dollarë.
Por pas imazhit të një jete të mbushur me luks, autoritetet amerikane kanë zbuluar një histori të gjatë problemesh me ligjin dhe emigracionin. Sipas dokumenteve të arrestimit, Toutouni kishte hyrë për herë të parë në SHBA në vitin 1983. Në vitin 1993, një gjykatës kishte urdhëruar largimin e tij nga vendi, ndërsa në vitin 1999 u dha një tjetër urdhër dëbimi, i cili u zbatua duke e deportuar në Meksikë. Megjithatë, ai dyshohet se u rikthye ilegalisht në territorin amerikan më 4 prill 2011, duke kaluar kufirin nga Kanadaja drejt Miçiganit me një gomone elektrike që kishte blerë paraprakisht.
Nga fotot me para te akuzat për krime të rënda
Në të kaluarën, 55-vjeçari është dënuar për vepra të ndryshme, përfshirë falsifikim çeqesh, mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe vepra që lidhen me kartat e aksesit. Dokumentet përmendin gjithashtu akuza për rrëmbim, grabitje dhe zhvatje.
Në rrjetet sociale, ai nuk e fshihte stilin e tij të jetesës. Në një prej postimeve më të komentuara, pozonte në një avion privat, i rrethuar nga gra dhe tufa me kartëmonedha 100-dollarëshe, duke shkruar: “Jetoj çdo ditë sikur të ishte e fundit!”.
Në një tjetër fotografi, ai shfaqej në një ambient luksoz me një grua të zhveshur, ndërsa postimi shoqërohej me mbishkrimin: “Pa grua, një jetë e mrekullueshme”. Së fundmi, Toutouni ishte parë edhe në festivalin e famshëm Burning Man, ku kishte marrë pjesë në festa me një kamp luksoz, karvanë dhe rimorkio të dekoruara në mënyrë ekstravagante.
Sipas Zyrës Amerikane të Emigracionit dhe Doganave (ICE), Toutouni është arrestuar në fund të tetorit dhe aktualisht mbahet në paraburgim federal. Autoritetet kanë nisur procedurat për largimin e tij nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa çështja e tij përfshin një histori disa dekadëshe me probleme penale dhe emigracionin amerikan./Dosja.al
55-vjeçari iran shba
Bota
10 November 2026, 08:58
G.M
Teddy Riner dhe Emmanuel Macron
FRANCA- Pesë herë fituesi i medaljes së artë olimpike hyn në garën politike për viti...
Bota
10 November 2026, 08:56
e.d
Foto ilustruse
FRANCA- Franca ka akuzuar Iranin për organizimin e një sulmi të madh kibernetik, i cili muajin e kaluar goditi siste...
Bota
10 November 2026, 08:55
G.M
Michalis Chrysochoidis
GREQI- Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, ka reaguar ndaj kritikave për kohën ...
Bota
10 November 2026, 08:39
E.d
Pamje
GJERMANI- Një ofertë promocionale për qebapë me vetëm 1 euro ka shkaktuar kaos në qytetin e Dortmundit në Gjerma...
Bota
10 November 2026, 08:23
E.d
Rabia Ahsan dhe Ahsan Tahir
PALESTINA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pakistanin, ku prezantuesja e njohur televizive, Rabia Ahsan, 41 vje&cc...
Bota
10 November 2026, 08:22
G.M
RAF Mildenhall në Britani
SHBA- Ushtria amerikane ka zhvendosur avionë ushtarakë nga baza ajrore RAF Mildenhall në Britani, pas shq...
Bota
10 November 2026, 08:12
G.M
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Arrestime të njëpasnjëshme shënuan dy javët e para pas zgjedhjeve në Ser...
Bota
10 November 2026, 08:06
G.M
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë nisin në Abu Dhabi, ku përfa...
Bota
10 November 2026, 08:04
E.d
Foto ilustruse
MEKSIKA- FBI-ja ka nisur hetimet pas vdekjes së dyshimtë të një pasagjereje në bordin e MSC Seascape. Anija u detyrua...
Bota
10 November 2026, 07:58
G.M
Jensen Huang dhe Donald Trump
SHBA- FBI ka nisur hetimet për marrëdhënien jashtëmartesore të drejtuesit të Nvidia-s, Jensen Huan...