Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mediat shkruajnë se qëllimi kryesor i qeverisë ishte të pengonte grupet e dhunshme të përdornin rrjetet sociale për t'u koordinuar dhe për të organizuar grumbullime.
FRANCA- Qeveria franceze ka shqyrtuar mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale dhe internetin celular në zona të caktuara, për të parandaluar organizimin e trazirave gjatë protestave të 24 tetorit.
Mediat shkruajnë se Ministria e Brendshme franceze ka zhvilluar kontakte me operatorët e telekomunikacionit gjatë javës para protestave, për të shqyrtuar mënyrat se si mund të kufizohej përdorimi i platformave online apo, në një skenar më ekstrem, të ndërpritej interneti celular në zona të caktuara.
Kryeministri Sébastien Lecornu u kishte kërkuar operatorëve të ishin të përgatitur për të bllokuar aksesin në TikTok, Instagram, Snapchat dhe X. Kërkesa u bë në kuadër të shqetësimeve të autoriteteve se dhuna e regjistruar gjatë protestave të 17 tetorit mund të përsëritej ose të përshkallëzohej fundjavën pasuese.
Mediat shkruajnë se qëllimi kryesor i qeverisë ishte të pengonte grupet e dhunshme të përdornin rrjetet sociale për t'u koordinuar dhe për të organizuar grumbullime. Por masa të tilla do të preknin edhe protestuesit paqësorë, të cilët përdorin të njëjtat platforma për të komunikuar.
Një tjetër problem lidhet me zbatimin teknik të këtyre kufizimeve. Bllokimi i rrjeteve sociale vetëm në një lagje të caktuar nuk është teknikisht i mundur, ndërsa ndërprerja e internetit celular mund të pengojë edhe shërbime të rëndësishme, përfshirë pagesat elektronike, sistemet e sigurisë dhe komunikimet e emergjencës.
Për këtë arsye, autoritetet shqyrtuan edhe një alternativë më pak drastike: kufizimin e funksioneve të gjeolokacionit, me synimin për të penguar organizimin e grumbullimeve mes personave që nuk njihen me njëri-tjetrin.
Paralelisht, në Parlament po diskutohen masa të tjera përmes projektligjit të njohur si “Kush dëmton, paguan”. Nisma synon të vendosë përgjegjësi financiare për personat që marrin pjesë me vetëdije në trazira, edhe kur nuk kanë shkaktuar drejtpërdrejt dëme materiale.
Projektligji parashikon gjithashtu detyrimin që platformat online të heqin brenda 24 orëve përmbajtjet që nxisin dhunë, vjedhje ose dëmtim të pronës, kur ato mund të shkaktojnë një cenim serioz të rendit publik. Për përmbajtjet që nxisin kryengritje, afati i parashikuar është vetëm një orë.
Ndërkohë, disa ligjvënës kanë propozuar masa shtesë, si përdorimi i mbikëqyrjes me video dhe algoritme për identifikimin e personave që shkaktojnë trazira.
Diskutimet kanë hapur debat mbi mënyrën se si autoritetet mund të ruajnë rendin publik pa cenuar komunikimin dhe të drejtën e qytetarëve për të protestuar./Dosja.al
Donald Trump ZVICËR- Një ish-modele zvicerane, Beatrice Coyle, ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump për përdhunim, në një...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe paraardhësi i tij Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump po përballet me një sfidë ekonomi...
Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, është në mesin e senatorëve përgëzuan Listën Studentore për fitoren në zgjedh...
Mike Waltz dhe Bruno Rodriguez Parrilla SHBA- Tensione të forta u regjistruan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku ambasad...
Mbështetësit e Gadi Eisenkot IZRAEL- Rivalët politikë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu kanë reaguar pas publikimit ...
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, në Bruksel më 4 nëntor 2025 Bas...
Benjamin Netanyahu dhe Gadi Eisenkot IZRAEL- Exit-poll-et e para të zgjedhjeve parlamentare në Izrael tregojnë një garë të ngus...
foto ilustruese SHBA- Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të ...
SHBA- Autoritetet amerikane kanë nxjerrë të dhëna të reja nëpërmjet analizavae të ADN-së lidhur me vrasësin s...
Dy oficerë të GRU-së Bashkimi Evropian (BE) ka nisur të shqyrtojë mundësinë për ta shpallur organizatë terroriste...