27 October 2026, 21:59
Nga E.d
Presidenti amerikan Donald Trump dhe paraardhësi i tij Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump po përballet me një sfidë ekonomike të ngjashme me atë që shoqëroi paraardhësin e tij, Joe Biden, pavarësisht treguesve relativisht të qëndrueshëm ekonomikë, qytetarët vijojnë të ndihen të rënduar nga kostoja e jetesës.
Rritja ekonomike në SHBA mbetet në nivele të qëndrueshme, papunësia është e ulët dhe tregjet financiare i janë afruar niveleve rekord. Megjithatë, çmimet e larta të produkteve të përditshme, karburanteve dhe shërbimeve vijojnë të shqetësojnë familjet amerikane.
Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, Trump premtoi se do të ulte menjëherë çmimet, por realizimi i këtij premtimi është rezultuar më i vështirë nga sa pritej. Sipas raportit të fundit të inflacionit, çmimet vijojnë të rriten, ndërsa të ardhurat nga pagat nuk kanë ecur me të njëjtin ritëm. Gjatë vitit të fundit, pagat mesatare për orë janë rritur me 3%, ndërsa çmimet e konsumit me 3.7%.
Ndryshe nga Biden, i cili u përball me pasojat ekonomike të pandemisë së COVID-19 dhe ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit, administrata Trump po përballet edhe me pasojat e tarifave tregtare dhe rritjen e çmimeve të energjisë, të lidhur me konfliktin mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Disa ekonomistë argumentojnë se politikat tregtare të Trumpit kanë ndikuar në rritjen e kostove për konsumatorët. Një studim i Bankës së Rezervës Federale të Nju-Jorkut vlerësoi se tarifat e vendosura nga administrata amerikane kanë kontribuar në rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit.
Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë mbron rezultatet ekonomike të administratës, duke vënë në dukje rritjen ekonomike, investimet, uljet e taksave dhe zhvillimet në tregun e punës. Trump ka propozuar gjithashtu masa të tjera për të lehtësuar barrën financiare të familjeve, përfshirë kufizimin e interesave të kartave të kreditit.
Megjithatë, shqetësimi i qytetarëve mbetet i lidhur kryesisht me shpenzimet e përditshme. Analistët theksojnë se, ndërsa ekonomistët e konsiderojnë uljen e inflacionit si ngadalësim të ritmit të rritjes së çmimeve, shumë konsumatorë presin që çmimet të kthehen në nivelet e mëparshme, gjë që nuk ndodh domosdoshmërisht.
Kjo mospërputhje mes treguesve ekonomikë dhe perceptimit të publikut përbën një sfidë politike për Trumpin, ashtu siç ndodhi me Biden gjatë fushatës së vitit 2024. Me zgjedhjet e mesmandatit në horizont, mënyra se si amerikanët e përjetojnë koston e jetesës mund të ketë rëndësi të madhe për vlerësimin e tyre ndaj administratës./Dosja.al
Donald Trump Joe Biden shba
Bota
27 October 2026, 21:56
G.M
Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, është në mesin e senatorëve përgëzuan Listën Studentore për fitoren në zgjedh...
Bota
27 October 2026, 21:56
G.M
Mike Waltz dhe Bruno Rodriguez Parrilla
SHBA- Tensione të forta u regjistruan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku ambasad...
Bota
27 October 2026, 21:43
E.d
Mbështetësit e Gadi Eisenkot
IZRAEL- Rivalët politikë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu kanë reaguar pas publikimit ...
Bota
27 October 2026, 21:15
G.M
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, në Bruksel më 4 nëntor 2025
Bas...
Bota
27 October 2026, 21:09
E.d
Benjamin Netanyahu dhe Gadi Eisenkot
IZRAEL- Exit-poll-et e para të zgjedhjeve parlamentare në Izrael tregojnë një garë të ngus...
Bota
27 October 2026, 20:48
G.M
foto ilustruese
SHBA- Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të ...
Bota
27 October 2026, 20:43
E.M
SHBA- Autoritetet amerikane kanë nxjerrë të dhëna të reja nëpërmjet analizavae të ADN-së lidhur me vrasësin s...
Bota
27 October 2026, 20:27
E.d
Dy oficerë të GRU-së
Bashkimi Evropian (BE) ka nisur të shqyrtojë mundësinë për ta shpallur organizatë terroriste...
Bota
27 October 2026, 20:12
E.M
GJERMANI- Një automjet tip BMW ka përplasur qëllimisht një grup njerëzish të hënën në mbrëmje n&eum...
Bota
27 October 2026, 19:52
E.M
GJERMANI- Në Gjermani ditën e shtunë janë paralajmëruar protesta në 23 qytete ndërsa më shumë se 140 mijë t&e...