14 November 2026, 13:19
Nga E. D

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë politikisht me çdo forcë apo individ që ka si qëllim largimin e Edi Ramës nga pushteti, edhe nëse këta aktorë e kritikojnë personalisht. Në një bashkëbisedim online, Berisha u pyet edhe për mundësinë e një bashkëpunimi me Erion Veliajn dhe ai u shpreh se nuk bëhet fjalë për një bashkim programor, por për një bashkim rreth një objektivi të përbashkët politik.
“Në këtë listë hyjnë të gjithë ata, të cilët e konsiderojnë të keqen më të madhe për Shqipërinë, Edi Ramën. Erion Veliaj është një i burgosur hajdut aty ku është, dhe në arrestimin dhe krimet e tij, Partia Demokratike ka një kontribut të pamohueshëm. Por, edhe njëherë e them, cilido që dëshiron të kontribuojë në largimin e të keqes më të madhe, nuk është bashkim programor ky, jo.
Winston Churchill fitoi luftën me fuqinë ushtarake më të madhe të kohës sepse thirri bashkimin. Dhe u bashkua, me kë u bashkua? Me Josif Stalinin, diktatorin më gjakatar të të gjitha kohërave. Pra, duhet t’i dallojmë gjërat. Shqiptarët, ky regjim po i dëbon nga trojet e tyre, prandaj duhet të ikë një minutë e më parë. Po në qoftë se Veliaj jep kontribut, le të japë. Nuk ndaloj asnjërin. Absolutisht që nesër. Edhe të vazhdojë të kritikojë, pa diskutim.
I dashur mik, më fal edhe një moment. Shqiptarët nuk e kanë kuptuar se kjo është diktatura më e keqe që mund të ekzistojë. I ftoj ata të lexojnë Huntington-in se çfarë thotë për diktaturën e bandave. Është më e keqe se diktatura komuniste, më e keqe se diktatura naziste, më e keqe se diktaturat teokratike. Sepse kjo nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull.
Nuk kanë faj, se janë studiot, janë mediat e kontrolluara nga qeveria që përdorin gjuhën. Një ditë, këta çirakë dalin në media thonë ‘nuk bën zgjedhje ai’, ‘Rama i vjedh zgjedhjet’. Ditën tjetër, pasi i heqin veshin, ‘jo’, thonë ‘Berisha nuk i fiton zgjedhjet, Berisha ka humbur dy zgjedhje, se Berisha s’ka alternativë’. Mashtrues ordinerë. Ne kemi alternativën më të shkëlqyer, alternativë të certifikuar nga dy fondacionet më kryesore në botë, Adenauer dhe Heritage”, u shpreh Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
14 November 2026, 13:12
E. D
GJIRI I LALZIT- Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj ka dalë kundër propozimit të kryeministrit Edi Rama, i cili në Asamblenë e PS ka kër...
Politike
14 November 2026, 13:09
E. D
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe raportet mes kryeministrit Edi Rama ...
Politike
14 November 2026, 12:59
E. D
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama foli edhe për burgosjen e Erion Veliajt, duke përsëritur qëndrimin e tij se paraburgimi i kryeb...
Politike
14 November 2026, 12:51
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë ...
Politike
14 November 2026, 12:41
E. D
Edi Rama dhe Plarent Ndreca
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin nga Partia Socialiste të avokatit të Erion Veliajt,...
Politike
14 November 2026, 12:38
E. D
Edi Rama dhe Belinda Balluku
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së foli edhe p&e...
Politike
14 November 2026, 12:35
E. D
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar socialistëve disiplinë, angazhim dhe punë në skuadër, duke theksuar se kë...
Politike
14 November 2026, 12:33
E.M
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama theksoi se mes arsyeve për tu mërzitur dhe anëve që lëndojnë imazhin e PS-së &eu...
Politike
14 November 2026, 12:28
E.M
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama ka pohuar se largimi i tij me dhunë mbetet një iluzion pasi revolta e qytetarëve lidhet me Partinë So...
Politike
14 November 2026, 12:26
E.M
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Rama ka deklaruar në Asamablenë Kombëtare se burimet në Tiranë janë kundër qeverisë së...