14 November 2026, 12:59
Nga E. D

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama foli edhe për burgosjen e Erion Veliajt, duke përsëritur qëndrimin e tij se paraburgimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Tiranës është absurd dhe përbën një çështje të demokracisë. Megjithatë, ai theksoi se nuk do të shprehet për themelin e çështjes dhe as për përgjegjësinë e tij ligjore.
Në vijim, kryeministri kritikoi përdorimin e paraburgimit në Shqipëri, duke pretenduar se vendi ka një numër tepër të lartë personash që qëndrojnë në burg pa u gjykuar. Sipas tij, 63% e personave që mbahen në institucionet e vuajtjes së dënimit janë të paraburgosur dhe kjo situatë rëndon edhe mbi taksat e qytetarëve.
“Po do të gjeni fjalë të miat për paraburgimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Është paraburgim absurd dhe mbetet një çështje e demokracisë. E kam thënë dhe e përsëris këtë gjë. Nuk mund t’i marrësh ti kryeqytetit kryetarin e zgjedhur dhe t’ia mbyllësh brenda pa gjyq, por nuk mund të thuash se ky nuk mund të zëvendësohet se është në detyrë. Ose njëra, ose tjetra. Të dyja bashkë janë nonsens. Por nuk do të them asnjëherë asgjë për meritën e çështjes. Kemi dyfishin e të paraburgosurve të Rusisë. 63% e njerëzve që paguhen me taksat e shqiptarëve janë të paraburgosur dhe nuk kushtojnë pak. Ndodhin çudira, u mbarojnë afatet dhe dalin pa u gjykuar fare. Këtu ne nuk jemi në Mesjetë, ku turma kërkon gjak dhe kërkon turrë drush! Se nesër vjen te tjetri e tjetri dhe ligji nuk ka lidhje fare me figurat e larta, as me veprat që lidhen me SPAK, por ka të bëjë me shumë bij nënash që janë të pafajshëm deri në momentin kur gjykohen. Të rrinë në burg? Po pse? Mbajmë në burg pa gjyq edhe turistë të huaj, kalamaj që i kapin me hashash dhe rrinë atje presin të gjykohen?," tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
14 November 2026, 12:51
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë ...
Politike
14 November 2026, 12:41
E. D
Edi Rama dhe Plarent Ndreca
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin nga Partia Socialiste të avokatit të Erion Veliajt,...
Politike
14 November 2026, 12:38
E. D
Edi Rama dhe Belinda Balluku
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së foli edhe p&e...
Politike
14 November 2026, 12:35
E. D
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar socialistëve disiplinë, angazhim dhe punë në skuadër, duke theksuar se kë...
Politike
14 November 2026, 12:33
E.M
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama theksoi se mes arsyeve për tu mërzitur dhe anëve që lëndojnë imazhin e PS-së &eu...
Politike
14 November 2026, 12:28
E.M
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama ka pohuar se largimi i tij me dhunë mbetet një iluzion pasi revolta e qytetarëve lidhet me Partinë So...
Politike
14 November 2026, 12:26
E.M
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Rama ka deklaruar në Asamablenë Kombëtare se burimet në Tiranë janë kundër qeverisë së...
Politike
14 November 2026, 12:25
E. D
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste të hidhet në voti...
Politike
14 November 2026, 12:23
E.M
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka pohuar se Partia Socialiste është përballur me fjalë kundë...
Politike
14 November 2026, 12:16
E.M
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama duke folur mbi rrjedhën e protestave në Tiranë dhe jashtë saj ka theksuar se pas shkuljes së gur...