31 October 2026, 21:33
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Sindikata e Gardës së Republikës ka reaguar pas vendimit të qeverisë për rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke kërkuar që e njëjta vëmendje të tregohet edhe për efektivët e Gardës. Përmes një reagimi publik, sindikata u ka bërë thirrje strukturave përgjegjëse që të ndërmarrin hapa konkretë për rishikimin e pagave.
Sipas sindikatës, punonjësit e Gardës së Republikës nuk kanë marrë vlerësimin e duhur financiar që prej vitit 2001. Ata theksojnë se diferenca prej 15 mijë lekësh që dikur përfitonin në raport me institucionet e tjera të sigurisë është zhdukur, duke sjellë sipas tyre një cenim të dinjitetit ekonomik të punonjësve.
Në reagimin e saj, sindikata argumenton se natyra e shërbimit që kryejnë efektivët e Gardës kërkon një trajtim financiar të veçantë. Në përfundim, sindikata përsërit thirrjen që Garda e Republikës të mos lihet jashtë skemës së rritjes së pagave, duke kërkuar që vlerësimi financiar të jetë në përputhje me rëndësinë dhe nivelin e përgjegjësisë së këtij shërbimi.
Reagimi
Kujtesë
Struktura e Gardës së Republikës nuk mund të lihet në "harresë" financiare!
Në vijim të postimit tonë zyrtar të mëparshme; “Thirrjen për dialog në rritjen e pagës”, i rikujtojmë Sektorit të Financës dhe strukturave përgjegjëse të paraqesin urgjentisht pranë “Ministrisë së Financës” programin e rritjes së pagave për punonjësit e Gardës të detajuara.
Nuk mund të pritet më! Që nga viti 2001, Institucioni i Gardës së Republikës nuk vlerësohet siç duhet. Ajo që historikisht ka qenë një diferencë meritore prej +15,000 lekësh ndaj institucioneve tjera të sigurisë sot është shkrirë, duke cenuar dinjitetin ekonomik të punonjësve tanë.
Pse kjo rritje është e padiskutueshme?
--Profesioni ynë është gjithmonë me "vizë të kuqe": Presioni, gatishmëria dhe vështirësia në shërbimin tonë janë maksimale në çdo sekondë.
Zero tolerancë për gabime: Në profesionin tonë nuk duhet dhe nuk ka kurrë "herë të parë" kur bëhet fjalë për cenimin apo rrezikimin e Personaliteteve të Lara Shtetërore, vendas apo të huaj. Siguria e tyre është imazhi i vetë shtetit shqiptar. Të mbrosh shtetin me jetë kërkon që edhe shteti të të vlerësojë me dinjitet. Presim reflektim dhe hapa konkretë nga strukturat përgjegjëse./Dosja.al
policia paga reagim
Aktualitet
31 October 2026, 21:13
E.d
Pamje
TIRANA- Agjencia e lajmeve AFP i ka kushtuar një artikull protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiran&eu...
Aktualitet
31 October 2026, 20:59
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Protesta studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias italiane "Sky TG24", e cila i ka kushtuar ...
Aktualitet
31 October 2026, 20:17
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para godinës së Kryeministrisë, ku kërkojnë të ushtrojnë...
Aktualitet
31 October 2026, 20:05
E.d
Foto ilustruse
HAS- Një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur...
Aktualitet
31 October 2026, 19:40
E.d
Pamje
PRISHTINA- Qytetarët kanë protestuar sërish këtë të shtunë në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi p&...
Aktualitet
31 October 2026, 19:35
E.M
TIRANË- Një grup protestuesish të maskuar nisën të shkulin gurë nga bulevardi dhe t'i grumbullonin për sulme ndaj policis&eu...
Aktualitet
31 October 2026, 19:29
E.d
Pamje
TIRANA- Tensione të forta janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku përplas...
Aktualitet
31 October 2026, 19:14
E.d
Pamje nga protestat
ITALI- Protestat e zhvilluara në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë marrë v&eum...
Aktualitet
31 October 2026, 19:10
E.M
TIRANË- Në protestën para Kryeministrisë, një prej protestuesve ka bërë thirrje për një mobilizim të gjer&eum...
Aktualitet
31 October 2026, 18:55
E.d
Foto ilustruse
MALËSI E MADHE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësinë e madhe, ku një 47-vjeçar ka plagosu...