Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas saj, gjatë tubimit protestuesit u vunë flakën kazanëve të mbeturinave dhe hodhën gurë e bomba molotovë në drejtim të forcave të rendit.
ITALI- Protestat e zhvilluara në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Gazeta italiane "Il Fatto Quotidiano" i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke shkruar për përshkallëzimin e situatës dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Media italiane shkruan se Tirana është sërish në revoltë dhe përshkruan protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas saj, gjatë tubimit protestuesit u vunë flakën kazanëve të mbeturinave dhe hodhën gurë e bomba molotovë në drejtim të forcave të rendit. Policia ndërhyri duke përdorur autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
"Il Fatto Quotidiano" thekson se përplasjet mes protestuesve dhe policisë zgjatën rreth 30 minuta. Pas kësaj, një pjesë e qytetarëve u tërhoqën, ndërsa të tjerë vijuan marshimin në drejtim të Kryeministrisë, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të shiut.
Në artikull theksohet gjithashtu se protestat kundër qeverisë shqiptare nuk janë zhvillime të izoluara, por pjesë e një vale pakënaqësish që, sipas medias italiane, vijojnë prej muajsh dhe janë intensifikuar gjatë muajit tetor.
Media italiane shkruan edhe për përfshirjen e opozitës së drejtuar nga Sali Berisha, e cila iu bashkua protestës së studentëve. Ndërkohë, në zonën pranë Ministrisë së Arsimit ishin dislokuar forca të shumta të Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë për menaxhimin e situatës.
Një tjetër element që trajtohet në shkrim janë masat ndëshkuese të ndërmarra nga autoritetet shqiptare ndaj personave të përfshirë në akte dhune. Sipas artikullit, gjobat mund të arrijnë deri në 5,500 euro për protestuesit që mbajnë përgjegjësi për incidente të tilla.
"Il Fatto Quotidiano" përmend gjithashtu dëmtimin dhe djegien e disa godinave publike, përfshirë institucione dhe gjykata, si dhe të një numri biznesesh gjatë episodeve të mëparshme të protestave.
Në vijim, media italiane kujton se Partia Socialiste qeveris Shqipërinë që prej vitit 2013, ndërsa kërkesa kryesore e studentëve që dolën në rrugë është largimi i kryeministrit Edi Rama.
Në fund të shkrimit, gazeta citon ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, i cili ka bërë të ditur se deri në momentin e deklaratës ishin raportuar rreth 350 persona të plagosur gjatë protestave. Prej tyre, afro 200 ishin punonjës policie, rreth 100 protestues dhe afërsisht 40 kalimtarë./Dosja.al
TIRANË- Në protestën para Kryeministrisë, një prej protestuesve ka bërë thirrje për një mobilizim të gjer&eum...
Foto ilustruse MALËSI E MADHE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësinë e madhe, ku një 47-vjeçar ka plagosu...
TIRANË- Protestuesit janë ribashkuar sërish dhe kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë pasi u detyruan të largoheshin nga efe...
Pamje TIRANA- Protestuesit janë rikthyer sërish para godinës së Kryeministrisë, pas shpërndarjes së përkohshme, duke v...
Pamje nga protesta TIRANA- Tensionet gjatë protestës para Kryeministrisë janë shoqëruar edhe me incidente ndaj gazetarëve që...
Pamje TIRANA- Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestës studentore para Kryeministrisë. Një dron që...
Autori i vrasjes, Daniele Sartini ITALI- Gjykata e Forlit në Itali ka konfirmuar arrestimin e Daniele Sartinit, 29-vjeçarit nga Longiano, i akuzua...
TIRANË- Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar q...
Pamje TIRANA- Situata në rrugët e Tiranës është përshkallëzuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave t&...
Pamje TIRANA- Tubimi para Kryeministrisë, është shoqëruar me tensione, pasi pas incidenteve të regjistruara gjatë protest&e...