28 October 2026, 12:15
Nga G.M
Një shirit i Policisë së Kosovës i vendosur pranë vendit ku u gjetën varreza masive në Kalludër të Zubin Potokut. 28 korrik 2026.
Në varrezat e qytetit të Mitrovicës së Veriut janë gjetur mbetje mortore eshtërore më 27 tetor, që dyshohet se mund t'u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Agron Limani, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, tha për Radion Evropa e Lirë se gërmimet vlerësuese në një lokacion brenda hapësirës së varrezave të besimtarëve myslimanë në Mitrovicë të Veriut janë vazhdimësi e gërmimeve që janë kryer më 20 tetor të këtij viti.
Sipas tij, mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e nevojshme, përfshirë analizat e ADN-së, “me qëllim të përcaktimit të identitetit”. Limani nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur tha se varësisht nga rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore dhe “konsiderojmë se lokacioni do të mbetet me interes për verifikime dhe veprime të mëtejshme në kuadër të procesit të ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë”.
Gërmimet dhe gjetja e mbetjeve mortore në Mitrovicë të Veriut vijnë pasi në Zubin Potok – po në veri të Kosovës – u gjetën tri varreza masive dhe u gjetën mbetjet mortore të të paktën 23 personave.
Kurti: Është konfirmuar identiteti i tri viktimave nga varret masive në Zubin Potok, i përkasin "Grupit të Intelektualëve"
Autoritetet veçse kanë identifikuar tri viktimat e para dhe ata i përkasin “Grupit të Intelektualëve”. Grupi prej 23 "intelektualëve” ishte një grup shqiptarësh, mes tyre veprimtarë, profesionistë dhe figura publike nga zona e Mitrovicës, të cilët u zhdukën në zonën e Zubin Potokut më 19 prill të 1999-ës.
Kosova veçse ka arrestuar disa persona lidhur me vrasjen e civilëve që lidhen me “Grupin e Intelektualëve”. Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës./REL
mbetje mortore kosova
Aktualitet
28 October 2026, 12:03
E.d
Pamje
TIRANA- Gazeta austriake “Die Presse”, i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend, të cilat lidhen me prot...
Aktualitet
28 October 2026, 11:57
G.M
TIRANË- Protestat studentore në Tiranë po vijojnë prej disa ditësh me tone të ashpra, ku nuk kanë munguar as përp...
Aktualitet
28 October 2026, 11:52
E.d
Pamje
KORÇA- Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protes...
Aktualitet
28 October 2026, 11:40
G.M
studenti
TIRANË- Protestat studentore në Tiranë po vijojnë prej disa ditësh me tone të ashpra, ku nuk kan&eu...
Aktualitet
28 October 2026, 11:43
E.d
Isa Myzyraj
TIRANA- Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar 41 raste të sulmeve të synuara ndaj gazetarëve dhe mediave gjat&e...
Aktualitet
28 October 2026, 11:41
I.A
TIRANË- Në një sallë të mbushur plot me punonjës të Policisë së Shtetit më 19 tetor, kryeministri Edi Rama e ...
Aktualitet
28 October 2026, 11:22
E.d
Pamje
TIRANA- Protestat studentore ka hyrë në ditën e saj të 16-të dhe studentët po vijojnë revoltën e tyre, ndër...
Aktualitet
28 October 2026, 11:04
E.d
Viktima
SKOCI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje nga Skocia, pasi 25-vjeçarja Ferne King ndërroi jetë gjat&eum...
Aktualitet
28 October 2026, 10:54
E.d
Pamje
BELGJIKA- Një shqiptar nga Kosova, i cili fitoi 168 milionë euro në lotarinë EuroMillions në Belgjikë, po përbal...
Aktualitet
28 October 2026, 10:35
G.M
Pamje
TIRANË- Protesta në Tiranë ka shënuar 16 ditë të revoltës ,kundër klasës politike. Studentët e mjek&eu...