8 November 2026, 08:58
Nga G.M
raketa 'Patriot'
GJERMANI- Gjermania nuk do të dërgojë sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, pasi kjo do të rrezikonte kapacitetet e saj mbrojtëse. Vendimi u bë i ditur nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili theksoi se Berlini ka arritur kufirin e mundësive për furnizime të mëtejshme nga rezervat e veta.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, gjatë një interviste, Pistorius deklaroi se vendi i tij ka dorëzuar tashmë disa sisteme Patriot dhe një numër të konsiderueshëm raketash për mbrojtjen e Ukrainës nga sulmet ruse.
“Për momentin nuk mund të bëjmë më shumë. Çdo pajisje që do të dorëzonim tani nuk do të mund të zëvendësohej për një periudhë të caktuar kohore dhe kjo do të krijonte boshllëqe në mbrojtjen tonë, të cilat nuk mund t’i lejojmë”, u shpreh ministri.
Ai kërkoi gjithashtu që vendet e tjera aleate të rrisin kontributin e tyre në mbështetjen ushtarake të Kievit, duke theksuar se disa prej tyre kanë dhënë më pak ndihmë se Gjermania. Çështja pritet të diskutohet në takimin e ardhshëm të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i njohur edhe si formati Ramstein, që do të zhvillohet në mesin e muajit nëntor.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për mungesën e raketave Patriot, të cilat janë thelbësore për përballimin e sulmeve ruse me raketa balistike. Kievi po kërkon përshpejtimin e furnizimeve me municione dhe forcimin e mbrojtjes ajrore, veçanërisht përballë sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike. Pavarësisht kufizimeve të reja, Gjermania mbetet një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të Ukrainës që prej nisjes së pushtimit rus./Dosja.al
gjermani
Bota
8 November 2026, 08:52
G.M
pamje
SHBA- Një avion i vogël me dy pilotë në bord ka kryer një ulje emergjente në një autostradë të ngark...
Bota
8 November 2026, 08:45
G.M
pamje
KOLUMBI- Tre ushtarë kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron në veri të...
Bota
8 November 2026, 08:40
G.M
pamje
GAZA- Dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur në Rripin e Gazës janë përballur me kushte të rënda pa...
Bota
8 November 2026, 08:32
G.M
Christopher Luxon
ZELANDA E RE- Zgjedhjet në Zelandën e Re kanë prodhuar një rezultat tepër të ngushtë mes Partis&eu...
Bota
8 November 2026, 08:29
G.M
pamje
IRAN- Shpërthime të reja janë raportuar në ishullin Qeshm dhe në zonën e portit të Jask, në Iranin jugor,...
Bota
8 November 2026, 08:05
G.M
foto ilustruese
JEMEN- Të paktën 33 persona kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore të...
Bota
8 November 2026, 08:02
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar fitoren e senatorit republikan Dan Sullivan në garën për Senatin në Alask...
Bota
8 November 2026, 07:55
G.M
HORMUZ- Dy cisterna të tjera nafte janë përfshirë nga flakët në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se kanë goditur mi...
Bota
8 November 2026, 07:53
G.M
pamje
POLONI- Polonia është tronditur nga një sulm i rëndë me armë zjarri në qendër të qytetit të Krakovit, ...
Bota
8 November 2026, 07:49
G.M
pamjet
JAPONI- Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur Japoninë qendrore gjatë natës, duk...