https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Sulm me armë në Krakov të Polonisë, raportohen 6 viktima dhe 15 të plagosur, gjenden tre trupa në banesën e autorit (FOTO+VIDEO)
Policia ndërhyri menjëherë dhe arriti ta neutralizonte autorin, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit.
8 November 2026, 07:53Nga G.M
pamje
POLONI- Polonia është tronditur nga një sulm i rëndë me armë zjarri në qendër të qytetit të Krakovit, ku humbën jetën gjashtë persona dhe të paktën 15 të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi në sheshin kryesor të qytetit, ku një 25-vjeçar hapi zjarr ndaj turmës së njerëzve. Policia ndërhyri menjëherë dhe arriti ta neutralizonte autorin, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mes të plagosurve janë edhe shtetas të huaj, ndërsa dy efektivë policie u dërguan në spital, njëri prej tyre në gjendje kritike. Zhvillimi tjetër tronditës erdhi disa orë pas sulmit, kur në banesën e të dyshuarit u gjetën edhe tre persona të pajetë. Sipas dyshimeve paraprake, ata mund të jenë pjesëtarë të familjes së tij, por identiteti dhe rrethanat e vdekjes së tyre mbeten për t'u sqaruar.
Autoritetet polake bëjnë me dije se 25-vjeçari dyshohet se ishte i ndikuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë. Në automjetin e tij u gjetën armë dhe municione, të cilat dyshohet se i posedonte me leje. Pas ngjarjes, në Poloni janë shpallur dy ditë zie kombëtare, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e sulmit./Dosja.al
A gunman shooting randomly from a car killed at least six people and wounded 15 in the southern Polish city of Krakow, officials said, before police shot and arrested the suspect https://t.co/wzPMVqESah https://t.co/1RBctKMC16
Presidenti amerikan, Donald Trump
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer sulme të kufizuara ajrore ndaj një...