Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Gjeti Laçin në Kupë, Olsi Rama kapet me Tiranën duke përdorur diplomacinë: Do të doja derbi në çerekfinalen e Kupës
24 February 2021, 12:15Nga DOSJA
TIRANË-Drejtori sportivi i Partizanit, Olsi Rama, ishte i pranishëm ditën e sotme, në shortin e Kupës së Shqipërisë, ku goglat i rezervuan një përballje me Laçin, të kuqve, në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Mes rreshtave, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama thumboi Tiranën, i eleminuar nga Korabi, por këtë e bën me diplomaci. Pak çaste pas shortit të Kupës, drejtori sportiv e pranon sfidën duke vendosur në rreshtin e parë të pretendentëve skuadrën e kuqe.
“Kupa nuk është çështje snobimi. Të gjitha ekipet me kalendarin, vendosin prioritet e tyre. Kur po më pyesnin dje, i thashë dua të na bjerë derbi. Më thanë që Tirana është eliminuar, jo i thashë, derbi me Dinamon është shumë mirë. E kishim në kryeqytet, shmangnim angarinë e të marrit autobusin. Gjithsesi Laçi 1 orë larg është.”
Olsi Rama ndalet në fund edhe tek dueli i kësaj fundjave që do të luajë ndaj Laçit, duke vlerësuar cilësitë e kurbinasve por duke shtuar se Partizani duhet të fokusohet vetëm tek forca e tij.
“Ka akoma e shumë javë. Ndeshja e së shtunës, është një ndeshje me një ekip që është në formë, rival i denjë në këtë garë. Na ka mundur në Laç 3-1. Vetë kjo flet për rëndësinë, që stafi, lojtarët dhe klubi i jep një ndeshjeje të tillë. Ekipi më në formë i kampionatit me 5 fitoret rresht. E ka treguar. Ka lojë, lojtarë cilësorë. Unë gjithmonë shikoj Partizanin, edhe ne jemi shumë në formë. Duhet të jemi në vazhdën e lojërave që kemi bërë”, u shpreh Olsi Rama.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SKOCI – 49-vjeçari Neill Lenon ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen e tij si trajner i Sëlltik. Lajmi është bërë i njohur nga klubi skocez, i cili ka bërë e...
TIRANE – Pasi i ka dhënë lamtumirën Tiranës dhe përfunduar ekzaminimet mjekësore ditën e djeshme, ish-sulmuesi i bardhebluve Ernest Muçi, para pak &ccedi...
TIRANE – Kampioni shqiptar i boksit Florian Marku, në një intervistë për Syri TV, ka folur rreth tiumfit në mbrëmjen e së shtunës me nokaut teknik në raundin e ...
SHBA – Golfisti Tiger Woods u dërgua me urgjencë, në një spital me dëmtime serioze në këmbë, të martën në mëngjes në Los Anxheles, pasi ishte përfshirë në një a...
ITALI – Juventus-Krotone, dukej si ndeshja perfekte për rikthimin, por në prag të saj, Pirlo duhej të shpjegonte se për të parë Paulo Dibalën në fushë, do të du...
FRANCE – I intervistuar nga “RAC1”, ish-mbrojtësi i Barcelonës, Xheremi Matje foli për vështirësitë e dy bashkatdhetarëve të tij, Antua Grizman dhe Klement Leng...
EUROPË-Bayern Munich praktikisht në çerekfinale të Champions League. Kampionët në fuqi të kompeticionit, fituan thellë 1-4 në fushën e Laizos, duke ...
EUROPË- Po luhen aktualisht dy sfidat e raundit të 16-të mes Lazio-Bayern Munich dhe Atletico Madrid-Chelsea. Në Romë, bavarezët argëtohen që në pjesën e p...
SHBA – Ylli i golfit Tiger Woods është dërguar në spital pasi ka marr dëmtime serioze në një aksident me makinë, sipas Departamentit të Policisë të Los An...