20 October 2026, 12:51
Nga DOSJA

ELBASAN - Elbasani ka zgjedhur trajnerin e ri. Burime për mediatike bëjnë me dije se Glen Daja ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit verdheblu dhe pritet të prezantohet nesër zyrtarisht në krye të skuadrës që synon të jetë konkurruese në Kategorinë Superiore.
Daja pason në këtë detyrë Ivan Gvozdenoviç, i cili dha dorëheqjen pas rezultateve jo të mira të Elbasanit në 7 javët e para të kampionatit. Drejtuesit kanë vendosur t’ia besojnë skuadrën një trajneri të ri, që deri më tani ka punuar si ndihmës i babait të tij, Ilir Dajës, te Dinamo.
Emërimi i Glen Dajës sjell edhe një situatë të veçantë për futbollin shqiptar. Babë e bir do të jenë tashmë kundërshtarë në pankina, pasi Ilir Daja vazhdon punën te Dinamo, ndërsa Glen do të drejtojë Elbasanin. Përballja mes tyre do të jetë një moment i veçantë, ku lidhja familjare do të vihet përballë rivalitetit sportiv.
Për Glen Dajën, kjo është një mundësi e rëndësishme për të nisur një kapitull të ri në karrierë, tashmë si trajner i parë. Sfida e tij e parë do të jetë të rikthejë rezultatet pozitive dhe të ndihmojë Elbasanin të përmbushë objektivat e sezonit.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 October 2026, 12:30
ANGLI - Manchester City mund të përballet me një nga ndëshkimet më të rënda në historinë e futbollit anglez. Pavar...
Sport
20 October 2026, 12:00
Kimi Antonelli duke festuar fitoren e tij në Monza
SHBA - Kimi Antonelli është gjithnjë e më pranë titullit kampion bote në...
Sport
20 October 2026, 11:30
Pedri dhe Ferran festojnë me Barcelonën
FRANCE - Për vite me radhë kanë qenë të pandashëm, si vëllezër,...
Sport
20 October 2026, 11:00
Mourinho, së bashku me Florentino Pérez në ditën e prezantimit të tij
SPANJE - Njëqind ditët e para të José M...
Sport
20 October 2026, 10:30
ZVICER - Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s po merr përmasa të reja. Qeveria e futbollit europian i ka kërkuar zyrtarisht organizatës bot...
Sport
20 October 2026, 10:00
ITALI - Kriza e Sampdorias po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Humbja e fundit në shtëpi ndaj Arezzos, e shoqëruar me...
Sport
20 October 2026, 09:30
Massimiliano Allegri gjatë ndeshjes kundër Frosinone (3-0)
ITALI - Massimiliano Allegri po përjeton një nga nisjet më të v&...
Sport
20 October 2026, 09:00
ZVICER - Faza e ligës në UEFA Champions League rikthehet me ndeshjet e javës së tretë, ku vëmendjen kryesore e marrin pë...
Sport
20 October 2026, 08:30
ITALI - Juventusi merr një lajm të keq për Francisco Conceiçao. Sulmuesi portugez ka pësuar një dëmtim në shpatu...
Sport
20 October 2026, 08:00
ITALI - Pas fitores 3-1 ndaj Fiorentinës në Serie A, ish-mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonës foli për rëndësinë e kës...