20 October 2026, 10:30
Nga DOSJA

ZVICER - Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s po merr përmasa të reja. Qeveria e futbollit europian i ka kërkuar zyrtarisht organizatës botërore të publikojë dokumentet që lidhen me proceset e qeverisjes dhe vendimmarrjes, duke vendosur si afat datën 2 nëntor.
Kërkesa vjen pas një mbledhjeje të tensionuar të Këshillit të FIFA-s në Zyrih, ku drejtuesit diskutuan çështje që kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e funksionimit të institucionit të drejtuar nga Gianni Infantino.
Sipas BBC Sport, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, ka dërguar një letër prej tetë faqesh, ku argumenton se FIFA nuk u është përgjigjur ende disa pyetjeve themelore. Në dokument kërkohet që çdo refuzim për të bërë publike informacionet të shoqërohet me arsyetime konkrete dhe të qarta.
UEFA vë në dyshim edhe mënyrën se si u morën vendimet për projektin FIFA Forward Enterprise (FFE). Sipas saj, tërheqja e propozimit, pranimi i gabimeve dhe paralajmërimi për reforma të mundshme nuk sqarojnë se si u morën vendimet dhe pse Këshilli i FIFA-s nuk u përfshi në fazën e duhur të procesit.
Një nga çështjet që kërkon shpjegim është edhe rasti i sulmuesit amerikan Folarin Balogun, i cili u pezullua gjatë Kupës së Botës dhe më pas u bë sërish i disponueshëm pas kontakteve mes Donald Trump dhe Infantinos. UEFA kërkon të dijë se kush ia caktoi çështjen një anëtari të vetëm të Komitetit Disiplinor dhe cilat ishin rrethanat që justifikuan këtë procedurë. Në fokus është gjithashtu edhe Çmimi i Paqes i FIFA-s, që iu dha presidentit amerikan.
Një tjetër pikë e nxehtë është përzgjedhja e Thrive Capital si investitori kryesor në projektin FFE. UEFA kërkon të kuptojë pse kompania u zgjodh pa një proces konkurrues dhe në kushte konfidencialiteti, duke ngritur pikëpyetje edhe për lidhjet e saj me familjen e fituesit të Çmimit të Paqes të FIFA-s.
Organizata europiane kërkon gjithashtu shpjegime për planin që parashikon 15 milionë dollarë shtesë për secilën federatë anëtare në periudhën 2027-2030. Sipas UEFA-s, duhet sqaruar pse kjo rritje e konsiderueshme e financimit u lidh me projektin FFE dhe investimet e jashtme, në vend që të mbulohej drejtpërdrejt nga burimet financiare të FIFA-s.
Tensionet janë pasqyruar edhe në deklaratat publike. Debbie Hewitt, presidente e Federatës Angleze të Futbollit dhe nënkryetare e FIFA-s, ka vënë në pikëpyetje përshtatshmërinë e Infantinos për të drejtuar organizatën nëse ai nuk u përgjigjet këtyre pyetjeve.
Për momentin, UEFA nuk ka bërë të ditur se çfarë masash mund të ndërmarrë nëse FIFA nuk e përmbush afatin e 2 nëntorit. Ndërkohë, Infantino synon një mandat të ri në zgjedhjet e parashikuara për 18 mars në Rabat, në një klimë ku transparenca dhe mënyra e marrjes së vendimeve janë kthyer në çështje të nxehta për qeverisjen e futbollit botëror.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 October 2026, 10:00
ITALI - Kriza e Sampdorias po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Humbja e fundit në shtëpi ndaj Arezzos, e shoqëruar me...
Sport
20 October 2026, 09:30
Massimiliano Allegri gjatë ndeshjes kundër Frosinone (3-0)
ITALI - Massimiliano Allegri po përjeton një nga nisjet më të v&...
Sport
20 October 2026, 09:00
ZVICER - Faza e ligës në UEFA Champions League rikthehet me ndeshjet e javës së tretë, ku vëmendjen kryesore e marrin pë...
Sport
20 October 2026, 08:30
ITALI - Juventusi merr një lajm të keq për Francisco Conceiçao. Sulmuesi portugez ka pësuar një dëmtim në shpatu...
Sport
20 October 2026, 08:00
ITALI - Pas fitores 3-1 ndaj Fiorentinës në Serie A, ish-mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonës foli për rëndësinë e kës...
Sport
20 October 2026, 07:30
ANGLI - Tottenham më në fund merr frymë në Premier League. Skuadra londineze mposhti 3-1 Coventryn në javën e shtatë, duke r...
Sport
20 October 2026, 03:42
ITALI - Torino vazhdon momentin pozitiv në Serie A, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi. Skuadra e drejtuar nga Ignazio Abate triumfoi me rezult...
Sport
19 October 2026, 20:57
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo është ndëshkuar zyrtarisht nga Federata Portugeze e Futbollit pas polemikave të shkaktuara nga largimi i...
Sport
19 October 2026, 20:47
FRANCE - Ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës në Champions League do të zhvillohet sipas planit të martën në mbr&e...
Sport
19 October 2026, 20:31
FRANCE - Luis Enrique nuk e fsheh lidhjen emocionale me Barcelonën, por në prag të përballjes së madhe në Champions League e...