28 October 2026, 13:00
Nga E.d
Shqiptarët
ANGLI- Gjashtë persona janë dënuar nga Gjykata e Kurorës në Oksford, në Britaninë e Madhe, pas një përleshjeje të dhunshme që përfundoi me dy persona të plagosur. Mes të dënuarve janë edhe shtetas shqiptarë, ndërsa ngjarja nisi pas një sherri jashtë një lokali dhe më pas u përshkallëzua në një përballje të organizuar mes dy grupeve.
Ngjarja ndodhi më 13 shtator 2025, në orët e para të mëngjesit, jashtë lokalit Hank’s Bar, në Queen Street. Gjatë konfliktit, një i ri pësoi një prerje në fytyrë. Më vonë gjatë ditës, palët ranë dakord të takoheshin në South Park për të sqaruar mosmarrëveshjen dhe për të kërkuar falje, por takimi përfundoi në një tjetër përplasje ku disa persona dyshohet se ishin të armatosur.
Situata u përshkallëzua më tej në zonën e St Clement’s Street, ku Romario Qatja, 31 vjeç, drejtoi automjetin drejt një grupi personash. Njëri prej tyre arriti të shmangte makinën, ndërsa një tjetër u godit dhe pësoi frakturë në këmbë.
Në lidhje me këtë, Qatja u dënua me dy vjet e gjysmë burg për drejtim të rrezikshëm të automjetit dhe përdorimin e makinës për të goditur personat e përfshirë në konflikt. Gjithashtu, atij iu ndalua drejtimi i automjetit për dy vjet e 10 muaj dhe iu kërkua të kryejë një riprovim të zgjatur. Të dënuarit e tjerë janë Armanto Tzourtzi, Indrit Ndoj dhe Arger Poleshi, të shpallur fajtorë për përleshje. Ndërsa Samyan Khdir dhe Eyub Hussani janë dënuar për mbajtje të armëve sulmuese në publik.
Poleshi u dënua me gjashtë muaj burg, ndërsa Ndoj dhe Tzourtzi morën dënime prej gjashtë muajsh burg, të pezulluara me kushte. Inspektori detektiv James Mather, nga njësia e hetimeve kriminale e Oxfordshire, deklaroi se hetimi bëri të mundur vënien para drejtësisë të gjashtë personave për dhunën që la dy burra të plagosur, njëri prej të cilëve vijon të vuajë pasojat e incidentit./Dosja.al
angli shqiptare burg
Aktualitet
28 October 2026, 13:06
G.M
pamje
TIRANË- Protestat studentore në Tiranë po vijojnë prej disa ditësh me tone të ashpra, ku nuk kanë munguar as p&...
Aktualitet
28 October 2026, 12:42
G.M
pamje
TIRANË- Studentët kanë vijuar marshimin drejt fakultetit të Ekonomisë, pas grumbullimit para ministrisë së Arsimit. D...
Aktualitet
28 October 2026, 12:30
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët e Mjekësisë kanë nisur marshimi drejt Kryeministrisë, dukë lënë kështu Ministrin&eu...
Aktualitet
28 October 2026, 12:24
G.M
Lush Susaj
TIRANË- Profesori Lush Susaj, i cili u është bashkuar çdo ditë protestave të studentëve, u shpre...
Aktualitet
28 October 2026, 12:15
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qeveria po shqyrton heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës dhe benzinës, një ndryshim ...
Aktualitet
28 October 2026, 12:15
G.M
Një shirit i Policisë së Kosovës i vendosur pranë vendit ku u gjetën varreza masive në Kalludër të Zubin Potokut. ...
Aktualitet
28 October 2026, 12:03
E.d
Pamje
TIRANA- Gazeta austriake “Die Presse”, i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend, të cilat lidhen me prot...
Aktualitet
28 October 2026, 11:57
G.M
TIRANË- Protestat studentore në Tiranë po vijojnë prej disa ditësh me tone të ashpra, ku nuk kanë munguar as përp...
Aktualitet
28 October 2026, 11:52
E.d
Pamje
KORÇA- Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protes...
Aktualitet
28 October 2026, 11:40
G.M
studenti
TIRANË- Protestat studentore në Tiranë po vijojnë prej disa ditësh me tone të ashpra, ku nuk kan&eu...