LIVE UPDATES
Aktualitet

Goditet organizata shqiptare e trafikut të drogës në Itali/ Sekuestrohen 240 kg kokainë dhe 14 milionë euro, arrestohen 6 persona

Një tjetër element i rëndësishëm i hetimit lidhet me përdorimin e arit për pastrimin e të ardhurave të dyshuara kriminale.

8 November 2026, 15:13 Nga E.d
Goditet organizata shqiptare e trafikut të drogës në Itali/
Pamje nga operacioni

ITALI-  Një organizatë kriminale ndërkombëtare, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, dyshohet se ka trafikuar rreth 240 kilogramë kokainë nga Shqipëria drejt Italisë dhe ka transferuar jashtë vendit rreth 14 milionë euro në para të gatshme. Operacioni i koduar “Caveau 38” ka çuar në sekuestrimin e dy kompanive në Lecco, të cilat dyshohet se përdoreshin si struktura për fshehjen dhe pastrimin e parave të përfituara nga trafiku i drogës.

Operacioni është zhvilluar nga efektivët e Guardia di Finanza në Lecco, me urdhër të Prokurorisë Antimafia të Milanos (DDA), në kuadër të një hetimi ndërkombëtar që përfshin Italinë, Shqipërinë, Holandën dhe Gjermaninë.

Në hetim janë përfshirë gjithsej 52 persona, si dhe pronarët dhe administratorët e dy kompanive të sekuestruara. Hetimet janë zhvilluar edhe në bashkëpunim me SPAK-un në Tiranë, institucionin shqiptar të specializuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

240 kilogramë kokainë dhe 14 milionë euro në qarkullim

Sipas hetuesve italianë, organizata kriminale ishte e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, të dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës dhe mbledhjen e transportimin e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Prokurori i antimafias së Milanos, Marcello Viola, deklaroi se hetimet kanë mundësuar identifikimin e anëtarëve të një organizate kriminale të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe transferimin jashtë vendit të shumave të mëdha të parave në cash. Në fokus të hetimit janë rreth 240 kilogramë kokainë të importuar dhe 14 milionë euro të transferuara nga Italia drejt vendeve të tjera.

Një tjetër element i rëndësishëm i hetimit lidhet me përdorimin e arit për pastrimin e të ardhurave të dyshuara kriminale. Sipas prokurorisë, financuesit e Guardia di Finanza kanë dokumentuar blerjen e të paktën tetë kilogramëve shufra ari nga pronarët e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, që operonte në sektorin e përpunimit të metaleve të çmuara dhe kishte zyra në Milano dhe Alessandria. Paratë e përfituara nga trafiku i drogës dyshohet se investoheshin edhe në pasuri të paluajtshme, përmes një kompanie me bazë në Lecco.

Sipas hetuesve, dy kompanitë e sekuestruara shërbenin si struktura për administrimin, fshehjen dhe riciklimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal. Autoritetet italiane bëjnë me dije se punonjësit dhe bashkëpunëtorët e këtyre kompanive nuk kishin dijeni për përdorimin e tyre të dyshuar në skemën e pastrimit të parave. Për këtë arsye, për të garantuar vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik dhe për të shmangur mbylljen e tyre, është emëruar një administrator gjyqësor.

Gjashtë arrestime dhe sekuestrimi i 32 kilogramëve drogë

Gjatë kontrolleve dhe operacioneve të kryera në kuadër të hetimit, gjashtë persona janë arrestuar në flagrancë. Gjithashtu, autoritetet kanë sekuestruar rreth 1.5 milionë euro para të gatshme dhe 32 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë dhe marijuanë.

Operacioni “Caveau 38” përbën një tjetër goditje ndaj rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, ku hetimet italiane dhe shqiptare kanë bashkuar forcat për të zbuluar lidhjet financiare dhe logjistike të organizatave kriminale./Dosja.al

itali droga policia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin