Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Jules Koundé dhe Eric Garcia do të mungojnë në përballjen e Champions League në Paris. Spanjolli pritet të qëndrojë jashtë fushave për tre deri në katër javë, ndërsa francezi është në dyshim edhe për sfidën ndaj Real Madridit.

SPANJE - Barcelona do të përballet me Paris Saint-Germain me probleme në repartin defensiv. Klubi katalanas konfirmoi se Jules Koundé dhe Eric Garcia nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e së martës në Parc des Princes, duke i krijuar trajnerit Hansi Flick vështirësi në përzgjedhjen e formacionit.
Eric Garcia ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë dhe periudha e rikuperimit vlerësohet nga tre deri në katër javë. Si pasojë, mbrojtësi spanjoll pritet të humbasë edhe El Clasicon e së dielës së ardhshme kundër Real Madridit, një mungesë e rëndësishme për skuadrën në një moment vendimtar të sezonit.
Ndërkohë, Koundé vuan nga një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë. Edhe pjesëmarrja e francezit në përballjen me Real Madridin mbetet në dyshim, çka e detyron Flick të kërkojë alternativa për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Cancelo dhe të rinjtë, alternativat e Flick
Trajneri i Barcelonës mund të aktivizojë Xavi Espartin ose të zhvendosë Alejandro Balden në të djathtë. Një tjetër mundësi është Joao Cancelo në këtë pozicion, duke i lënë hapësirë njërit prej dy lojtarëve të tjerë në krahun e majtë.
Një lajm më pozitiv është situata e Gerard Martíni, i cili gjithashtu pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit kundër Betisit, të fituar nga Barcelona me rezultatin 5-2. Mbrojtësi pritet të jetë në dispozicion për transfertën në Paris.
Probleme me dëmtimet ka edhe PSG-ja. Kampionët në fuqi të Europës do të jenë pa mbrojtësin e majtë Nuno Mendes, i cili u dëmtua në fitoren 3-1 ndaj Strasbourgut.
Kështu, të dyja skuadrat do të zbresin në fushë me mungesa në prapavijë, në një përballje të rëndësishme për ecurinë e tyre në Champions League. Për Barcelonën, vëmendja do të jetë edhe te rikuperimi i lojtarëve përpara El Clasicos, ku mungesat e mundshme të Koundé dhe Garcia mund të komplikojnë më tej planet e Flick.
B.T (Dosja.al)
Noni Madueke shënoi golin e vetëm në ndeshjen e së dielës ndaj Nottingham Forest ANGLI - Arsenali mori një fitore të ...
ITALI - Milani u rikthye te fitorja në Serie A, por tri pikët ndaj Atalantës erdhën pas një fundi dramatik. Në javën e shtat...
ELBASAN - Ivan Gvozdenovic nuk do të vazhdojë më në stolin e Elbasanit. Trajneri serb ka vendosur të japë dorëheqjen pas humb...
VORE - Vora ka marrë një fitore të madhe ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultatin 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e shta...
PERU - Trashëgimia e Lionel Messit ka arritur edhe në botën natyrore, më konkretisht... në botën e bimëve! Një stu...
UKRAINE - Roman Maksymyuk, një ish-lojtar ndërkombëtar ukrainas, i cili u rekrutua në ushtri në vitin 2022 për të luftuar ku...
PORTUGALI - Sérgio Conceição foli për polemikat e fundit midis Cristiano Ronaldos dhe Jorge Jesus, të cilat shënuan fillimi...
Arda Guler dhe Endrick SPANJE - Real Madridi është mësuar të përballet me sfida të mëdha, brenda dhe jashtë fush&...
TURQI - Rafael Leão bëri një paraqitje të shkurtër në fitoren 1-0 të Galatasarayt ndaj Genclerbirligi në raundin...
HOLANDE - Feyenoord vazhdon të dominojë në kampionatin holandez. Skuadra nga Roterdami mposhti Telstarin me rezultatin 4-3, në një...