Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Thierno Barry i Evertonit u grabit në banesën e tij ndërsa ishte në stadium për ndeshjen ndaj Newcastle. Rasti vjen pak ditë pas sulmeve ndaj Morgan Gibbs-White dhe Bruno Fernandes.
ANGLI - Një tjetër futbollist i Premier League është bërë viktimë e grabitjeve në Angli. Këtë herë në shënjestër ka qenë sulmuesi i Evertonit, Thierno Barry, banesa e të cilit është bastisur nga persona të paidentifikuar, ndërsa ai ndodhej në stadium për ndeshjen ndaj Newcastle në Carabao Cup.
Futbollisti 24-vjeçar ishte pjesë e skuadrës që fitoi 3-1 ndaj Newcastle, duke siguruar një vend në çerekfinalet e kompeticionit. Por ndërsa ai po luante në fushë, grabitësit kishin hyrë në banesën e tij.
Ngjarjen e ka bërë publike partnerja e futbollistit, Charlene, me të cilën Barry ka edhe një vajzë njëvjeçare. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar tronditjen e familjes dhe shqetësimin për cenimin e privatësisë së tyre.
“Fatkeqësisht, banesa jonë u grabit këtë mbrëmje, ndërsa ne ndodheshim në ndeshjen e futbollit. Për fat të mirë, në shtëpi nuk ndodhej askush në atë moment, por kjo mbetet një përvojë jashtëzakonisht shqetësuese dhe një cenim i rëndë për ne dhe familjen tonë”, shkroi ajo.
Charlene u ka bërë thirrje personave që mund të kenë informacion për ngjarjen të kontaktojnë familjen, duke ofruar edhe një shpërblim financiar për ndihmën që mund të çojë në identifikimin e autorëve.
Ky është rasti i tretë që përfshin futbollistë të njohur të kampionatit anglez brenda një periudhe të shkurtër. Pak ditë më parë, edhe banesa e Morgan Gibbs-White, futbollistit të Nottingham Forest, u sulmua nga grabitësit. Partnerja e tij, Britney De Villiers, e përshkroi ngjarjen si një përvojë të tmerrshme.
Në të njëjtën situatë është gjendur edhe kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes. Vila e tij luksoze në Cheshire u grabit më 21 tetor, në kohën kur portugezi ndodhej në Itali me skuadrën për ndeshjen ndaj Comos në Champions League, të humbur 4-1.
Në banesën e Fernandesit, grabitësit e maskuar morën bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.
Rastet e njëpasnjëshme kanë rikthyer shqetësimin për sigurinë e futbollistëve në Angli, pasi banesat e tyre duket se bëhen objektiva të grabitësve pikërisht në momentet kur lojtarët janë të angazhuar me skuadrat e tyre larg shtëpisë.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Lamine Yamal nuk e ka lënë zhgënjimin e Topit të Artë të ndikojë në paraqitjet e tij. Këtë e ka konfi...
SPANJE - Barcelona ka nisur të mendojë për përforcime në repartin defensiv, pas dy humbjeve të rëndësishme ndaj PSG-s&eu...
AFRIKE - Kalendari afrikan i futbollit vazhdon të jetë një temë e nxehtë. Me ankesa të përsëritura nga klubet evropiane ...
ARABIA SAUDITE - Kupa e tij e fundit para se të tërhiqet. Cristiano Ronaldo ka kohë që ndjek 1000 golat në karrierën e tij dhe mun...
TIRANE - I shoqëruar nga ndihmësit e tij, Christian Maraner dhe Ervin Bulku, tekniku kuqezi ka ndjekur fillimisht nga stadiumi të mërkur&eum...
BRAZIL - Carlo Ancelotti ka zbuluar listën me 26 futbollistë të Brazilit për dy ndeshjet e fundit të vitit 2026, kundër Japonis&eu...
ANGLI - Në familjen Bellingham, talenti për futbollin nuk i përket vetëm brezit të ri. Mark Bellingham, babai i Jude dhe Jobe, ësh...
ANGLI - Jack Grealish është përballur me masa disiplinore te Evertoni. Trajneri David Moyes vendosi ta përjashtojë nga skuadra për...
Aktivistët sudanezë demonstrojnë jashtë stadiumit Etihad, duke shfaqur banderola dhe karikatura ANGLI - Manchester City përballet me ...
ARABIA SAUDITE - Simone Inzaghi është vënë në shënjestër të kritikave në Arabinë Saudite, pas humbjes 3-1 t&eu...