Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Gazetari vendas akuzon trajnerin italian për rotacion të tepruar dhe mungesë respekti ndaj kundërshtarit, pas disfatës 3-1 në Champions-in e Azisë.
ARABIA SAUDITE - Simone Inzaghi është vënë në shënjestër të kritikave në Arabinë Saudite, pas humbjes 3-1 të Al-Hilal në Ligën e Kampionëve të Azisë. Trajneri italian është akuzuar për rotacion të tepruar, ndërsa në rrjetet sociale ka marrë sërish jetë thirrja “Inzaghi ik”.
Sipas gazetarit saudit Abdullah Falatah, përgjegjësia për këtë disfatë bie mbi teknikun italian, i cili vendosi të linte jashtë formacionit titullar disa prej emrave kryesorë të skuadrës. Al-Hilal zbriti në fushë pa Bounou, Koulibaly, Watkins, Neves dhe Milinkovic-Savic, ndërsa Summerville dhe Martinelli mungonin për shkak dëmtimesh. Në formacionin titullar ishte Theo Hernandez.
Vendimet e Inzaghit nuk u pritën mirë nga mediat vendase. Falatah përdori tone të ashpra ndaj trajnerit, duke e akuzuar se kishte dëmtuar skuadrën me zgjedhjet e tij.
“Ndonjëherë mund të kesh para, por pastaj vjen trajneri dhe shkatërron gjithçka”, deklaroi gazetari saudit. Ai kërkoi që italiani të merrte përgjegjësi të plotë për humbjen, duke shtuar se ajo që ndodhi nuk ishte thjesht një rotacion i zakonshëm.
“Çdo trajner ka të drejtë të bëjë ndryshime, por ajo që ndodhi nuk ishte një ndryshim. Ishte papërgjegjshmëri, sabotim i ekipit dhe mungesë respekti për kundërshtarët. Për këtë arsye, e meritonte humbjen”, u shpreh Falatah.
Nga ana e tij, Inzaghi e pranoi disfatën, duke kujtuar se kjo ishte humbja e tretë që nga mbërritja e tij në Riad. Megjithatë, rezultatet e fundit kanë rikthyer pikëpyetjet mbi punën e trajnerit italian, i cili iu bashkua Al-Hilal pas largimit nga Interi, në kërkim të një aventure të re në futbollin saudit.
Pavarësisht rezultateve të mira në disa periudha, skuadra nuk arriti të siguronte titullin e kampionit në sezonin e kaluar, ndërsa trofetë e fituar nuk kanë mjaftuar për të shuar pakënaqësitë. Hashtagu “Inzaghi ik” ishte shfaqur në trend që pas humbjes së parë të sezonit, në fillim të shtatorit, ndaj Neom.
Tashmë, disfata e fundit në Champions-in e Azisë e ka shtuar presionin mbi teknikun italian, i cili duhet të gjejë një reagim të shpejtë për të qetësuar atmosferën rreth skuadrës.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Major League Soccer po përgatitet për një ndryshim historik. Duke nisur nga viti 2027, kampionati amerikan do të përshtatë ...
ITALI - Problemet te Juventusi nuk duket se lidhen vetëm me rezultatet. Pas humbjeve dhe paraqitjeve zhgënjyese ndaj Lazios dhe Genoas, pakënaq&e...
ITALI - Mauro Icardi nuk e ka harruar Interin. Në moshën 33-vjeçare, sulmuesi argjentinas është aktualisht pa skuadër dhe pret n...
ITALI - Gerry Cardinale e ka të qartë se çfarë dëshiron më shumë se gjithçka tjetër: të shohë Milanin...
ANGLI - Një tjetër situatë e pakëndshme mund të shpërthejë te Chelsea. Talenti brazilian Estêvão po kalon nj&eum...
GJERMANI - E ardhmja e Erling Haaland mund të marrë një kthesë të papritur nëse Manchester City detyrohet të përballet m...
ITALI - Një thashethem i çmendur ka përfshirë Italinë që nga dje: Didier Deschamps po kthehet te Juventusi për të z&eu...
TIRANE - Shqipëria U-15 e ka mbyllur me një tjetër rezultat pozitiv eksperiencën në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që u ...
FRANCE - Luis Enrique ka kritikuar renditjen e Topit të Artë, duke shprehur bindjen se Vitinha meritonte një pozicion shumë më të ...
ZVICER - Kupa e Botës 2026 pritet të kthehet në një minierë ari për FIFA-n. Sipas The Athletic, organizmi më i lartë i f...