20 October 2026, 21:03
Nga DOSJA
Lojtarët e Dortmundit festojnë një nga golat e tyre kundër Sabahut
AZERBAJXHAN - Borussia Dortmundi mori një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Sabahut, por iu desh të mbështetej te Serhou Guirassy për të siguruar tri pikët. Sulmuesi nga Guinea realizoi dy gola, duke vendosur fatin e një ndeshjeje që skuadra gjermane mund ta kishte zgjidhur shumë më herët.
Dortmundi e nisi me ritëm të lartë dhe krijoi disa raste të rrezikshme që në minutat e para. Pas disa tentativave të shpërdoruara, Guirassy zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, duke përfituar nga një pritje jo e sigurt e portierit vendas, Pokatilov.
Megjithatë, vendasit reaguan dhe arritën të barazonin në minutën e 39-të. McCarthy shfrytëzoi një goditje dënimi dhe dërgoi topin në rrjetë me kokë, duke rritur presionin mbi skuadrën e Niko Kovac në fundin e pjesës së parë.
Pas pushimit, Dortmundi gjeti sërish avantazhin falë klasit të Guirassy. Sulmuesi realizoi një gol të bukur me volej, duke rikthyer epërsinë për gjermanët dhe duke kompletuar dopietën e tij në këtë takim.
Në vijim, Dortmundi pati mundësi për ta mbyllur ndeshjen, por mungesa e saktësisë në finalizim i mbajti vendasit në lojë. Sabah pati rastin e tij për të barazuar, por M'Bina nuk arriti të konkretizonte një mundësi të pastër përballë portës.
Në minutat e fundit, skuadra gjermane u detyrua të përqendrohej te mbrojtja e rezultatit, por ia doli të ruante avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare. Me këtë fitore, Borussia Dortmundi siguroi tri pikë të tjera në Champions League, ndërsa Guirassy konfirmoi edhe një herë rëndësinë e tij në repartin ofensiv të verdhezinjve.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 October 2026, 20:54
Kacor feston golin e barazimit kundër Fenerbahçes
TURQI - Fenerbahçe vazhdon të vuajë në Europë. Skuadra turke shpë...
Sport
20 October 2026, 19:05
TURQI - Federata Turke e Futbollit (TFF) emëroi të martën Anthony Taylor, një ish-arbitër i famshëm i Premier Ligës, si...
Sport
20 October 2026, 18:45
SPANJE - Një rikthim i bujshëm në Premier League mund të jetë në horizont për Trent Alexander-Arnold. Sipas raportimit ...
Sport
20 October 2026, 18:36
ITALI - AS Roma do të duhet të bëjë pa Paulo Dybalan për disa javë. Sulmuesi argjentinas u detyrua të largohej nga fush...
Sport
20 October 2026, 18:23
SPANJE - Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, është sërish në qendër të polemikave. I njohur për aktivitetin e tij n&...
Sport
20 October 2026, 18:08
TURQI - Sergen Yalçın do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Turqisë, duke pasuar Vincenzo Montellën në krye të...
Sport
20 October 2026, 17:00
SPANJE - José Mourinho ka një mesazh të qartë për lojtarët e Real Madridit: emri dhe statusi nuk mjaftojnë për të...
Sport
20 October 2026, 16:30
ITALI - E ardhmja e Piero Ausilio mund të jetë larg Italisë. Ish-drejtori sportiv i Interit është gati të rikthehet në loj&e...
Sport
20 October 2026, 16:00
Yan Diomande
GJERMANI - RB Leipzig është shndërruar në një nga klubet më të njohura të futbollit evropian pë...
Sport
20 October 2026, 15:30
Hernández Hernández, gjatë një ndeshjeje në La Liga
SPANJE - José Mourinho mund të ketë ndikuar në planet e...