LIVE UPDATES
Sport

Leipzigu, “fabrika e talenteve” që furnizon klubet elitare në Europë…

Ibrahima Konaté dhe Yan Diomande përfaqësojnë dy breza të projektit gjerman për zbulimin dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj. Njëri kaloi te Liverpooli, ndërsa tjetri u kthye në një nga shitjet më të shtrenjta të klubit.

20 October 2026, 16:00 Nga DOSJA
Leipzigu, “fabrika e talenteve” që furnizon klubet elitare
Yan Diomande

GJERMANI - RB Leipzig është shndërruar në një nga klubet më të njohura të futbollit evropian për zbulimin dhe zhvillimin e talenteve. Që prej themelimit në vitin 2009, klubi gjerman ka ndërtuar një model që u jep mundësi futbollistëve të rinj të afirmohen në nivelet më të larta, përpara se të transferohen te skuadrat më të mëdha të kontinentit.

Ibrahima Konaté dhe Yan Diomande janë dy shembuj të kësaj filozofie. Rrugët e tyre nuk u kryqëzuan në Leipzig, por të dy kaluan nga klubi gjerman në një fazë të rëndësishme të karrierës. Konaté u transferua më pas te Liverpooli, ndërsa Diomande u bë një nga emrat më të përfolur të merkatos, pas interesimit të Real Madridit.

Konaté mbërriti në Leipzig në vitin 2017, kur ishte vetëm 18 vjeç, nga skuadra franceze Sochaux. Fillimisht një mbrojtës i ri me shumë potencial, ai u zhvillua gjatë katër sezoneve në Gjermani dhe në vitin 2021 kaloi te Liverpooli, që pagoi rreth 40 milionë euro për shërbimet e tij.

Tetë vjet pas afrimit të Konaté, Leipzig investoi te një tjetër talent, Yan Diomande. Sulmuesi anësor nga Bregu i Fildishtë u transferua nga Leganés në vitin 2025 për rreth 20 milionë euro. Paraqitjet e tij, me 13 gola dhe nëntë asistime në 36 ndeshje, rritën ndjeshëm vlerën e lojtarit dhe tërhoqën vëmendjen e Real Madridit.

Sipas raportimit, madrilenët paguan 125 milionë euro për Diomande verën e kaluar, duke i siguruar Leipzigut një përfitim të jashtëzakonshëm në raport me investimin fillestar. Sulmuesi e tregoi potencialin e tij edhe në ndeshjen e fundit kundër Sevillas, ku shënoi dhe spikati me shpejtësinë, driblimet dhe personalitetin në fushë.

Modeli që prodhon miliona

Konaté dhe Diomande janë vetëm dy nga emrat që kanë kaluar nëpër projektin e Leipzigut. Josko Gvardiol u transferua te Manchester City për rreth 90 milionë euro, Benjamin Sesko te Manchester United për 76.5 milionë, Dominik Szoboszlai te Liverpooli për 70 milionë, ndërsa Dani Olmo dhe Christopher Nkunku u larguan drejt Barcelonës dhe Chelseat për shuma të konsiderueshme.

Strategjia e klubit bazohet te identifikimi i talenteve, zhvillimi i tyre në një mjedis konkurrues dhe krijimi i kushteve që të fitojnë përvojë në nivele të larta. Më pas, Leipzig pranon se largimi i lojtarëve drejt klubeve më të pasura është pjesë e modelit të tij ekonomik.

Drejtori sportiv Marcel Schäfer e ka shpjeguar këtë filozofi në një intervistë për Sky Sports në shtator të vitit 2025, duke theksuar rëndësinë e investimit te futbollistët e rinj dhe zhvillimi i tyre. Ideja është që Leipzig të shërbejë si një etapë e rëndësishme në karrierën e lojtarëve përpara se ata të kalojnë te gjigantët e futbollit evropian.

Megjithatë, ky model ka edhe një kosto sportive. Klubi arrin të ndërtojë skuadra konkurruese, por shpesh duhet të pranojë largimin e lojtarëve pikërisht kur ata arrijnë pjekurinë e tyre futbollistike.

Oliver Mintzlaff, ish-drejtues i Leipzigut dhe aktualisht pjesë e strukturave drejtuese të Red Bullit, e ka pranuar se shitja e lojtarëve do të mbetet e rëndësishme për të ardhmen e klubit. Në rastin e Diomande, ai kishte argumentuar se futbollistit do t’i duhej më shumë kohë në Gjermani për të konsoliduar zhvillimin e tij, por një ofertë jashtëzakonisht e lartë mund ta ndryshonte situatën.

Nëse konfirmohet përballja e përmendur në raportim, Leipzig do të përballet me një tjetër paradoks të modelit të vet: të luajë kundër futbollistëve që ndihmoi të zhvilloheshin, por që tashmë përfaqësojnë një klub tjetër. Konaté dhe Diomande mishërojnë dy breza të së njëjtës filozofi, atë të një klubi që zbulon talentet, i zhvillon dhe më pas përfiton financiarisht nga largimi i tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...