Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sulmuesi norvegjez kryeson renditjen e futbollistëve të Premier League për të ardhurat nga rrjetet sociale. Shifra e tij është shumë më e lartë se ajo e Marcus Rashford dhe Martin Odegaard.
ANGLI - Erling Haaland është një fenomen jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në botën e marketingut. Sulmuesi i Manchester Cityt kryeson listën e futbollistëve të Premier League që përfitojnë më shumë para nga publikimet në Instagram, me një shifër që arrin rreth 3.5 milionë euro për postim, sipas një raporti të publikuar nga “Players Time”.
Popullariteti i norvegjezit në rrjetet sociale është rritur ndjeshëm. Gjatë Kupës së Botës 2026, numri i ndjekësve të tij në Instagram thuhet se është rritur nga 40.8 milionë në 75.3 milionë. Një audiencë gjigante që e ka kthyer Haaland në një nga emrat më të kërkuar nga markat ndërkombëtare.
Diferenca me rivalët në Premier League është e konsiderueshme. Në vendin e dytë renditet Marcus Rashford, me 22.4 milionë ndjekës dhe të ardhura të përllogaritura prej 813 mijë eurosh për postim. Podiumin e plotëson Martin Odegaard, i cili me 7.8 milionë ndjekës përfiton rreth 240 mijë euro për një publikim.
Megjithatë, nëse krahasimi zgjerohet në nivel botëror, Haaland mbetet disa shkallë më poshtë se dy gjigantët e futbollit. Cristiano Ronaldo kryeson renditjen e personaliteteve që përfitojnë më shumë nga Instagrami, me rreth 10 milionë euro për postim dhe 679 milionë ndjekës.
Pas tij vjen Lionel Messi, i cili me 517 milionë ndjekës përfiton afërsisht 9 milionë euro për një publikim. Shifra që tregojnë se ndikimi i dy ikonave të futbollit vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm edhe jashtë fushës.
B.T (Dosja.al)
PORTUGALI - Kombëtarja e Portugalisë ka pësuar ndryshime të tjera në prag të ndeshjeve të nëntorit. Federata Portugeze e...
ITALI - Ruben Amorim kërkon të ndërtojë një Milan që nuk e pranon humbjen dhe që e trajton çdo ndeshje me të nj&e...
Njëmbëdhjetëshja e Real Madridit që mposhti Valencian (3-0) përfshinte katër nga lojtarët e rinj që rritën pagat e...
SPANJE - José Mourinho ka përjetuar një muaj fantastik në krye të Real Madridit. Trajneri portugez ka gjetur formulën e suksesit...
SPANJE - Hansi Flick e dinte shumë mirë se çfarë e priste nëse Barcelona do të dilte e humbur nga përballja me Atlét...
FRANCE - Një mundësi e papritur për Saël Kumbedin. Mbrojtësi 21-vjeçar i Wolfsburgut është thirrur nga trajneri Zin&ea...
TIRANE - Shqipëria U-21 ka nisur grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor, ndaj Luksemburgut dhe Spa...
GJERMANI - E ardhmja e Jamal Musialës mbetet një pikëpyetje e madhe. Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka bërë një...
SPANJE - Kombëtarja spanjolle do ta nisë grumbullimin pa dy prej emrave të rëndësishëm të saj. Lamine Yamal dhe Mikel Oyarzab...
FRANCE - Një surprizë vjen nga bota e sportit francez. Teddy Riner, një prej emrave më të mëdhenj në historinë e xhudos ...