Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Presidenti i nderit i Bayern Munich shpreh shqetësimin për të ardhmen e talentit gjerman, i cili po përballet me probleme serioze shëndetësore.
GJERMANI - E ardhmja e Jamal Musialës mbetet një pikëpyetje e madhe. Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka bërë një deklaratë shqetësuese për gjendjen shëndetësore të futbollistit 23-vjeçar, duke pranuar se askush nuk mund të parashikojë nëse ai do të arrijë të rikthehet në nivelin që kishte përpara problemeve fizike.
Musiala pësoi dy episode shëndetësore brenda vetëm tri ditësh, më 15 dhe 18 gusht 2026, gjatë ndeshjeve parasezonale të klubit bavarez. Në këto takime, ai arriti të luante vetëm 17 dhe 8 minuta, përpara se të detyrohej të largohej nga fusha.
Pas rikthimit më 5 shtator, në javën e dytë të Bundesligës, mesfushori ofensiv u aktivizua në vetëm katër ndeshje me Bayern Munich. Më 24 shtator, gjatë grumbullimit me përfaqësuesen gjermane, ai pësoi një këputje muskulore që e mbajti sërish larg fushave për disa javë.
Duke folur për radiostacionin gjerman BR24, Hoeness pranoi se klubi ndodhet përballë një situate të vështirë: “Po përballemi me një dilemë. Ai vuan nga një sëmundje e pashërueshme, por simptomat mund të menaxhohen me trajtim”.
Musiala kishte reaguar më herët edhe përmes një postimi në Instagram, ku shpjegonte se ishte në dijeni të problemeve shëndetësore dhe se ato nuk përbënin një rrezik shtesë, por mund të shkaktonin episode të shkurtra dhe të përkohshme, të cilat mund të trajtoheshin.
Bayern Munich synon ta mbështesë lojtarin edhe financiarisht gjatë kësaj periudhe, por fjalët e Hoeness tregojnë se shqetësimi shkon përtej rikthimit në fushë. “Është e pamundur të dihet nëse ai do ta rifitojë ndonjëherë nivelin e tij të performancës”, deklaroi ai.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Kombëtarja spanjolle do ta nisë grumbullimin pa dy prej emrave të rëndësishëm të saj. Lamine Yamal dhe Mikel Oyarzab...
FRANCE - Një surprizë vjen nga bota e sportit francez. Teddy Riner, një prej emrave më të mëdhenj në historinë e xhudos ...
ITALI - Francesco Totti dhe Luciano Spalletti kanë gjetur sërish një arsye për t'u bërë bashkë, këtë herë jo n...
KOSOVE - Dardanët po përgatiten për dy sfidat e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League, fillimisht ndaj Izraelit në ...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare nis sot përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League, por grumbullimi i nëntorit vjen me n...
TIRANE - Etrit Berisha kërkon që Kombëtarja shqiptare të lërë pas atë që ndodhi në përballjen e parë me F...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy sfidat e fundit në UEFA Nations League, fillimisht ndaj Finlandës më 12 në...
TIRANE - Ivan Balliu nuk do ta veshë më fanellën e Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi ka vendosur të tërhiqet nga përfaq&eu...
SPANJE - Ndërsa po përpiqet të sigurojë kohë loje te Real Madridi, Endrick po fillon të ndihet i frustruar. I bllokuar nga i domos...
SPANJE - Legjendat e Real Madridit gjithmonë bëjnë bujë në Spanjë. Ndërsa Zinedine Zidane është tani në krye t...