Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Florentino Pérez projekton të ardhura prej 1.4 miliardë eurosh për sezonin e ri. Vetëm stadiumi “Santiago Bernabéu” pritet të gjenerojë 420 milionë euro, ndërsa shitjet e lojtarëve afrojnë 155 milionë.
SPANJE - Real Madridi po përgatitet të thyejë rekorde si në shpenzime, ashtu edhe në të ardhura. Klubi madrilen ka arritur në një nivel të paprecedentë të kostove të personelit, ndërsa parashikimet financiare për sezonin e ri flasin për një xhiro rekord prej 1.405 miliardë eurosh.
Vera ka qenë mjaft e ngarkuar në merkaton e madrilenëve. Përveç ndryshimit në stolin teknik me mbërritjen e José Mourinhos, klubi ka afruar disa emra të rëndësishëm, mes tyre Ibrahima Konaté, Denzel Dumfries, Marc Cucurella, Bernardo Silva, Yan Diomande dhe Carlos Espí. Një tjetër lëvizje e rëndësishme ishte rinovimi i kontratës me Vinícius Júnior.
Sipas portalit të specializuar “2Playbook”, kostoja totale e personelit dhe amortizimi i kontratave të lojtarëve kanë arritur në 707 milionë euro. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë nga Real Madridi dhe e afron klubin me Paris Saint-Germain, një prej skuadrave me shpenzimet më të mëdha në futbollin botëror.
Një pjesë e këtij buxheti shkon edhe për sektorët e tjerë sportivë. Basketbolli i meshkujve përfaqëson 44.4 milionë euro, ndërsa ai i femrave 8.5 milionë euro. Bordi drejtues, i kryesuar nga Florentino Pérez, ka vendosur gjithashtu të rrisë buxhetet për këto dy seksione, përkatësisht në 67 dhe 33 milionë euro.
Megjithatë, shpenzimet e larta mbështeten në parashikime po aq ambicioze për të ardhurat. Shifra prej 1.405 miliardë eurosh do të përbënte një rekord të ri në historinë e klubit dhe do ta mbante faturën e personelit në rreth 50% të të ardhurave të parashikuara, brenda parametrave të kërkuar nga UEFA.
Një rol vendimtar në këtë drejtim pritet të ketë “Santiago Bernabéu”. Stadiumi parashikohet të gjenerojë rreth 420 milionë euro përmes biletave, abonimeve, sponsorizimeve, muzeut, ambienteve VIP dhe organizimit të eventeve të mëdha, përfshirë një ndeshje të NFL-së.
Të ardhura të konsiderueshme pritet të vijnë edhe nga shitja e futbollistëve. Lëvizjet e lojtarëve si Nico Paz, Víctor Muñoz, Gonzalo García, César Palacios dhe Jacobo Ortega, mes të tjerëve, llogariten të sjellin rreth 155 milionë euro.
Kështu, Real Madridi po ndërton një model financiar ku shpenzimet rekord shoqërohen me objektiva po aq të mëdha për të ardhurat, me Florentino Pérez që synon të ruajë fuqinë ekonomike të klubit në nivelet më të larta.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - José Mourinho ka përjetuar një muaj fantastik në krye të Real Madridit. Trajneri portugez ka gjetur formulën e suksesit...
SPANJE - Hansi Flick e dinte shumë mirë se çfarë e priste nëse Barcelona do të dilte e humbur nga përballja me Atlét...
FRANCE - Një mundësi e papritur për Saël Kumbedin. Mbrojtësi 21-vjeçar i Wolfsburgut është thirrur nga trajneri Zin&ea...
TIRANE - Shqipëria U-21 ka nisur grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor, ndaj Luksemburgut dhe Spa...
GJERMANI - E ardhmja e Jamal Musialës mbetet një pikëpyetje e madhe. Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka bërë një...
SPANJE - Kombëtarja spanjolle do ta nisë grumbullimin pa dy prej emrave të rëndësishëm të saj. Lamine Yamal dhe Mikel Oyarzab...
FRANCE - Një surprizë vjen nga bota e sportit francez. Teddy Riner, një prej emrave më të mëdhenj në historinë e xhudos ...
ITALI - Francesco Totti dhe Luciano Spalletti kanë gjetur sërish një arsye për t'u bërë bashkë, këtë herë jo n...
KOSOVE - Dardanët po përgatiten për dy sfidat e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League, fillimisht ndaj Izraelit në ...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare nis sot përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League, por grumbullimi i nëntorit vjen me n...