Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Hodhi qeset me drogë te “Përroi i Kusarëve”, arrestohet pas 4 muajsh autori
2 November 2021, 13:07Nga DOSJA
TROPOJË– Policia ka arrestuar një 38-vjeçar pasi akuzohet për ‘prodhim dhe shitje të narkotikëve’. Personi me inicialet K.N ka hedhur dy qese me 17 kg e 440 gramë kanabis në vendin e quajtur “Përroi i Kusarëve”, në Qafë Morinë, në afërsi të kufirit me Kosovën, dhe më pas është larguar në drejtim të Kosovës. Ai është vënë në pranga 4 muaj pas ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim. Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim K. N., 38 vjeç, banues në Durrës, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas, më datë 10.07.2021, dyshohet se ka hedhur dy qese me 17 kg e 440 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, në vendin e quajtur “Përroi i Kusarëve”, në Qafë Morinë, në afërsi të kufirit me Kosovën, dhe më pas është larguar në drejtim të Kosovës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.
TIRANË– Prokuroria Speciale SPAK u ka dërguar letërporosi të gjitha bankave të nivelit të dytë në Shqipëri duke kërkuar informacion për llogaritë e c...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të ketë zhvillime për call center-at pasi Shqipëria është bërë problem në BE....
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka deklaruar se vetingu në gjyqësor është një marrëveshje e arritur më pare, ës...
TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi. Arsyet për shkarkimin e V...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar me 26 vite burg rojën e shkollës Abaz Doku, dy të mitur dhe një tjetër person për përdhunimin dhe shantazhimin e ...
TIRANË – Llotaria amerikane ka nisur regjistrimet në datën 7 tetor dhe do të vazhdojë të jetë e hapur deri më 10 nëntor, ora 18:00.Pjesë e aplikimev...