Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Hodhi qesen me kanabis dhe ia futi vrapit sapo pa policinë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë
18 June 2020, 13:53Nga DOSJA
TIRANË- Policia ka sekuestruar një 32-vjeçar me iniciale E.P. për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 342gr kanbis.
Lëndën narkotike 32-vjeçari e kishte futur brenda një qeseje, të cilën e ka hedhur në tokë sapo ka parë policinë. Materialeti i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni “Korrieri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Vihet në pranga 1 shtetas, për shpërndarje të lëndëve të narkotike në doza të vogla. Sekuestrohen 342 gr. lëndë narkotike cannabis sativa. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative finalizuan me sukses operacionin e koduar “Korrieri”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit, punonjësit e Policisë e kanë konstatuar shtetasin E. P., në rrugën “Ndre Mjeda”, duke mbajtur në dorë qese në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike. Ky shtetas, sapo ka parë shërbimet e Policisë i ka hedhur qeset në tokë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e Policisë. Pas kontrollit, shërbimet kanë konstatuar se qeset ishin të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 342 gr. (një pjesë e ndarë në 207 qese të vogla farmaceutike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plani për grabitjen e 4 kg kokainë në shtëpinë e 45-vjeçarit E.M. në rrugën “Frederik Shiroka” në Tira...
TIRANË- Nëna e dy fëmijëve rrëfeu ditën e sotme në programin “Historia ime”, në Tv Klan konfliktin e vazhdueshëm me familjen e bashkëshortit të ndjerë. Els...
TIRANË- Gjykata e Lartë ka nisur punën. Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka gjykuar çështjet të karakte...
TIRANË– IKMT-ja ka gjobitur Bashkinë e Rrogozhinës, pas oamjeve të publikuara për ndotjen e ambientit ne Shkumbin. Përmes njoftimit zyrtar, IKMT-ja b...
TIRANË- Në 24 orët e fundit janë regjistuar dhe 66 raste të reja me COVID-19 dhe 6 nga të infektuarit e rinj janë në Durrës.Sipas informacioneve mësohet se...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar një mbledhje online me anë të vendimeve qarkulluese. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se sot ësh...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit është rikthyer sërish në Lezhë, Kurbin e Tiranë, ku u ka dërguar pusullën për vetëdeklarimin e psurisë, katër subjekteve....
LEZHË- Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 66 raste të reja me COVID-19, ku 5 prej tyre ishin në Lez...
TIRANË- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është shprehur se shoqërimi i djeshëm i gazetarit Elvis Hila tregon dhunën policore që ushtrohet mbi reporterët. UGSH...
TIRANË– Një objekt gjashtë katësh është shembur me shpërthim të kontrolluar. Objekti ndodhej në Shkozë. Ky objekt u shemb me shpërthim të kontrolluar për “...