Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Talenti 18-vjeçar po ndjek gjurmët e legjendës Ruud van Nistelrooy, duke tërhequr vëmendjen në Holandë me paraqitjet dhe instinktin e tij para portës.

HOLANDE - Duket se historia mund të përsëritet në familjen van Nistelrooy. Liam, djali 18-vjeçar i ish-sulmuesit të famshëm Ruud van Nistelrooy, po spikat te të rinjtë e PSV Eindhoven, ku e ka nisur sezonin 2026/27 me shifra mbresëlënëse: 6 gola në vetëm 5 ndeshje.
I lindur në Madrid, në kohën kur babai i tij luante për Real Madridin, Liam ka nisur të tërheqë vëmendjen e mediave holandeze. Përveç ngjashmërisë fizike me të atin, sulmuesi i ri po tregon edhe nuhatje për gol, një cilësi që e bëri Ruud van Nistelrooy një prej emrave të mëdhenj të futbollit europian.
Interesi ndaj tij u rrit ndjeshëm verën e kaluar, kur Liam u bë protagonist i një goli spektakolar ndaj Chelseat, gjatë turneut Otten Innovation Cup, me babanë e tij që e ndiqte nga tribuna. Një moment që bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe dha sinjale për potencialin e talentit të ri.
Një tjetër ndryshim që nuk kaloi pa u vënë re ishte edhe emri në fanellë. Pasi më parë luante me mbiemrin e nënës, Sllats, ai vendosi të përdorte emrin Van Nistelrooy, duke e lidhur edhe më drejtpërdrejt identitetin e tij sportiv me atë të babait të famshëm.
PSV e kishte vlerësuar talentin e tij që në vitin 2025, kur rinovoi kontratën me sulmuesin e ri. Në faqen zyrtare të klubit, Liam u përshkrua si një futbollist me nuhatje të jashtëzakonshme për gol, instinkt për të qenë në vendin e duhur në momentin e duhur, cilësi në ekzekutimin e penalltive dhe aftësi të mira drejtuese.
Megjithatë, për të ndjekur gjurmët e të atit në Eindhoven, Liam ka ende shumë punë përpara. Ruud van Nistelrooy la një gjurmë të jashtëzakonshme te PSV, ku shënoi 77 gola dhe dha 20 asiste në 90 ndeshje.
Për momentin, shifrat e djalit janë një sinjal premtues. Të shohim nëse mbiemri Van Nistelrooy do të rikthehet të bëjë jehonë në futbollin europian edhe përmes një brezi të ri.
De volgende generatie Van Nistelrooij meldt zich in Eindhoven ?? Liam van Nistelrooij schiet PSV Onder 19 naar de finale van de Otten Innovation Cup ⚽️ ? https://t.co/oJFodwUhSg https://t.co/iIPtos8vqp
— ESPN NL (@ESPNnl) August 15, 2026
B.T (Dosja.al)
Raimondo, autor i një tregolëshi që e ngjiti në krye të listës së golashënuesve të Serie A ITALI - Frosinone...
SPANJE - Vinícius Júnior nuk do t'i shpëtojë pezullimit prej 4 ndeshjesh pas përjashtimit të tij nga Villarreal. Apeli i Real...
SPANJE - Një kapitull i ri ka filluar në mosmarrëveshjen midis Real Madridit dhe Javier Tebas, president i La Ligës dhe nënkryetar i F...
FRANCE - Një lojtar regbie i Johannesburg Lions, 31-vjeçari Hyron Andrews, u gjet i vdekur në dhomën e hotelit në Francën verip...
ELBASAN - Teuta vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer në Kategorinë Superiore. Skuadra durrsake mposhti edhe Dinamon me rezult...
FRANCE - Luis Enrique nuk i ka pritur mirë komentet e Enzo Marescas për Ligue 1. Pas fitores 4-2 ndaj Manchester Cityt në Champions League,...
SPANJE - Përplasja mes Javier Tebas dhe Real Madridit vijon të jetë e fortë. Presidenti i La Ligës ka kritikuar ashpër televizion...
ITALI - Luka Modriç rikthehet në Europa League pas 14 vitesh e 319 ditësh. Mesfushori kroat u aktivizua në minutën e 60-të...
KOSOVE - Projekti i Federatës së Futbollit për ndërtimin e dy fushave moderne në Luginën e Preshevës, një në ...
ANGLI - Reece James përballet me një tjetër pengesë në karrierën e tij. Kapiteni i Chelseat i është nënshtruar nj&...