Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
I mbijetoi sulmit rus, gazetari tregon si ia vranë kolegun: Qëlluan sa kaluam kontrollin
13 March 2022, 15:24Nga DOSJA
UKRAINË– Juan Arredondo, kolegu i gazetarit Brent Renaud, që u ran ë Ukrainë nga sulmet ruse ka treguar momentin e tmerrshëm të ngjarjes së rëndë. BBC shkruan se Arredondo është shprehur se të dy kanë qenë në Irpin për të filmuar qytetarët e Ukrainës që po largoheshin. Pikërisht në momentin që kanë kaluar një pikë kontrolli janë qëlluar nga rusët. Renaud ndërroi jetë në vend, ndërsa Arredondo përfundoi në spital.
“Ishim në një nga urat e para Irpin, duke shkuar për të filmuar refugjatët që po largoheshin. Hipëm mbi makinë dhe dikush na orientoi drejt një ure tjetër , kaluam një pikë kontrolli dhe në ato momente filluan të qëllojnë mbi ne. Në atë kohë shoferi u kthye, por sulmet nuk u ndalën. Nuk e di çfarë ka ndodhur më tej me Brent, e pashë vetëm kur e qëlluan në qafë dhe në atë çast jemi ndarë,”- ka thënë gazetari.
Brent Renaud, fitues i çmimit ‘Pulitzer’ në gazetari mbeti i vrarë në Ukrainë pasi një sulmi nga ana e ushtrisë ruse. Atë e kapi një plumb në qafë dhe ndërroi jetë në vend. Renaud i kaloi dy dekadat e fundit duke prodhuar filma dhe programe televizive me vëllain e tij Craig. Një muaj më parë kishte mbushur 51 vjeç.
BRITANI E MADHE– Richard Kemp, komandanti i ushtrisë britanike, tashmë i dalë në pension u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë që të marrin në konsiderat...
UKRAINË- Ky është momenti kur trupat ukrainase shkatërrojnë një tjetër autokolonë me tanke ruse. Tanket janë rresht njëri pas tjetrit, dhe duket qart kur r...
UKRAINË– Ky është momenti kur transportohet me barelë Ish-gazetari i New York Times e njëkohësisht regjisori i njohur amerikan, Brent Renaud në Ukrai...
Në ditën e 18-të të pushtimit rus, luftimet janë duke vazhduar në pjesë të ndryshme të Ukrainës.-Një gazetar amerikan është qëlluar për vdekje dhe një tjetër ës...
UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se pothuajse 125,000 njerëz janë evakuuar nga zonat e konfliktit përmes korridoreve human...
SHBA– Zëvendës redaktori i New York Times, Cliff Levy mohon se gazetari Brent Renaud të ishte me detyrë nga media e tij në Ukrainë. Përmes një postimi të ...