Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
I mbyll gojën me ngjitëse djalit 2-vjeçar çdo natë, këngëtarja indoneziane ‘masakrohet’ me kritika. Tregon ar
15 July 2019, 10:16Nga DOSJA
INDONEZI– Një këngëtare indoneziane ka marrë kritika pafund pasi zbuloi se ajo me bashkëshortin dhe djalin dy-vjeçar flinin me gojën të mbyllur me ngjitëse.
Këngëtarja popullore, e quajtur Andien, ndau në Instagram një histori të gjatë rreth frymëmarrjes. Me disa fotografi Andien tregonte veten, bashkëshortin dhe djalin e saj të vogël me ngjitëse në pjesën e gojës dhe shpjegoi se për tre muajt e fundit familja e saj kishte praktikuar një metodë të quajtur “Buteyko”.
Teknika Buteyko u zhvillua në vitet 1950 nga mjeku rus Konstantin Buteyko. Sipas BBC, mjeku besonte se kushtet e frymëmarrjes, sidomos astma, mund të lidhen me mënyrën se si njerëzit merrnin frymë dhe se nëse pacientët do të mësonin të merrnin frymë përmes hundëve, problemet e tyre të mushkërive do të largoheshin.
Në Instagram, 33-vjeçarja shpjegoi se familja e saj praktikonin mbylljen e gojës me ngjitëse ndërsa flinin gjumë, për të inkurajuar ndjekësit që të merrnin frymë përmes hundëve të tyre. Andien pretendoi se praktika e kishte ndihmuar gjumin e saj për mirë, dhe tashmë ajo nuk zgjohej me një fyt të tharë dhe me aromë të keqe nga goja.
Terapia alternative vazhdon të mbetet e popullarizuar sot, por profesor Nirmal Kumar, një otolaringolog dhe president i organizatës mjekësore britanike ENT UK, i tha BBC-së se nuk kishte asnjë dëshmi të bindshme në literaturën mjekësore për të mbështetur “Buteyko”.
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump është akuzuar për racizëm pasi ka postuar disa komente në rrjetin social, duke sulmuar gratë kongresiste Demokrate.Trump...
AZIA- Azia lindore është përfshirë si çdo vit nga përmbytjet e musoneve, ku janë shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe dëme në njerëz.Të paktën 65 njerëz ka...
KALIFORNI- Tërmeti me magnitudën 7,1 që goditi të premten Kaliforninë ka shkaktuar çarje të mëdha të tokës.Lëkundjet e tërmetit që nisën në orën 8:19 s...
RUSI- përmes një video të bërë virela në rrjete sociale ëshët parë të goditet një burrë me thikë në stomak, por ëshët e cudithsme që pas gjithë asaj goditje ësh...
Bota14 July 2019, 11:13
SHBA- Zv.Presidenti Mike Pence ka vizituar qindra emigratë në kufirin e Teksasit, ku deklaroi se kushtet e tmerrshme që i përshkoi një gazetar, janë shkaktuar n...
NEW YORK- Në New York për shkak të një problemi me shkëputjen e energjisë elektrike ka mbetur i gjithë qyteti 5 orë pa drita.Siaps mediave të huaja, probleme të...
ARIZONA- Britani Zamora, është mësuesja 28-vjeçare nga Arizona e cila u akuzua se kishte kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj, adoleshentin e 13-...
AFGANISTAN– Një gazetar afgan ka mbetur i vrarë është vrarë në krahinën Paktiya të Afganistanit.Sipas medive ndërkombëtare, Nadir Shah Sahibzada është vra...