23 October 2026, 22:22
Nga E.d
Kokaina e sekuestruar
ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Melzo të Italisë, pasi gjatë një kontrolli nga karabinierët u përpoq të fshihte identitetin e tij duke paraqitur dokumentet e vëllait binjak. Gjatë kontrollit të automjetit, policia zbuloi rreth 40 gramë kokainë të ndarë në doza.
Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi të enjten, më 22 tetor, kur efektivët e stacionit të karabinierëve në Melzo ndaluan një automjet të vogël, brenda të cilit ndodhej i riu. Kur iu kërkuan dokumentet e identifikimit, ai paraqiti ato të vëllait binjak. Megjithatë, sjellja e tij ngjalli dyshime te efektivët, të cilët vendosën të kontrollonin automjetin.
Gjatë verifikimeve, karabinierët zbuluan dy enë cilindrike të vendosura poshtë timonit. Brenda tyre u gjetën disa doza kokaine të paketuara dhe të mbyllura hermetikisht, me një peshë totale prej rreth 40 gramësh. 23-vjeçari u shoqërua në komisariat, ku iu nënshtrua verifikimeve fotografike dhe daktiloskopike, të cilat konfirmuan identitetin e tij të vërtetë.
Ai akuzohet për mbajtje të lëndëve narkotike me qëllim shitjen dhe deklarim të rremë të identitetit përpara një zyrtari publik. Pas seancës së vleftësimit të arrestimit, ndaj të riut u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, me vendosjen e byzylykut elektronik./Dosja.al
itali shqiptare kokaine
Aktualitet
23 October 2026, 22:15
E.d
Pamje
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej dit...
Aktualitet
23 October 2026, 22:03
E.d
Pamje
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipë...
Aktualitet
23 October 2026, 21:56
E.d
Paulin Vilajeti
Nga Paulin Vilajeti
Mirëmbrëma.
Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë ...
Aktualitet
23 October 2026, 21:50
G.M
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Pol...
Aktualitet
23 October 2026, 21:41
E.d
Pamje
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë d...
Aktualitet
23 October 2026, 21:41
G.M
pamje nga protestat në Evropë
TIRANË- Evropa është e zemëruar. Qiratë po rriten ndjeshëm. Çmimet e energjis&eum...
Aktualitet
23 October 2026, 21:25
E.d
Pamje
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht ...
Aktualitet
23 October 2026, 21:18
G.M
foto ilustruese
SHKOZET- Një aksident rrugor i trefishtë është regjistruar në hyrje të autostradës në Durrës, pak...
Aktualitet
23 October 2026, 21:07
E.d
Florjan Binaj
Nga Florjan Binaj
Meqë ke filluar të dalësh me gur në dorë, po të them dy gjëra. Guri është simboli...
Aktualitet
23 October 2026, 21:06
E.d
Pamje
Eksperimenti ynë, që vendos deklaratat e Edi Ramës të vitit 2013, kur ishte ende në opozitë, përballë zhvillimev...