Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Për Urim Gjatën, ish-punonjës policie, pamjet e ditëve të fundit nuk janë thjesht një reagim i tepruar në terren. Ai thotë se në këto protesta po shfaqet një polici që ka humbur kontrollin.

Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Policisë së Shtetit. Goditje me shkopinj gome, gaz lotsjellës i pandërprerë, spraj me piper përballë kujtdo që ndodhej në shesh, dhe arrestime në masë pa asnjë lloj filtri, kanë qenë rendi i ditës i punës së policisë për të shpërndarë protestën.
Opinionet për forcën e treguar nga policia janë të ndryshme, ndërkohë që specialistët, ish-punonjës policie, janë të qartë dhe të prerë në një pikë:
Policia ka tejkaluar kompetencat.
Për Urim Gjatën, ish-punonjës policie, pamjet e ditëve të fundit nuk janë thjesht një reagim i tepruar në terren. Ai thotë se në këto protesta po shfaqet një polici që ka humbur kontrollin. Prej 35 vitesh larg Shqipërisë, ai e sheh atë që po ndodh sot me sytë e dikujt që dikur ka qenë vetë pjesë e uniformave blu.
Gjata u largua nga Shqipëria në momentet delikate të tranzicionit të një Shqipërie të sapodalë nga diktatura.Për të shpjeguar pse e konsideron këtë dhunë të papranueshme, ai kthehet pas në kohë, kur policia ishte ende e lidhur ngushtë me sistemin e vjetër.
Por përtej krahasimit me të kaluarën, çfarë e dallon një punonjës policie që zbaton ligjin nga një mercenar me uniformë që e përdor forcën si përgjigje ndaj protestës?
Sadetin Fishta, ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit dhe aktualisht drejtues i sindikatës së punonjësve të policisë, e dënon dhunën që po përdoret. Kjo çfarë po ndodh në bulevardin e Tiranës, nuk e përjashton përgjegjësinë e uniformave blu për veprimet e saj.
Përkundrazi, sipas tij, përdorimi i forcës është bërë në kundërshtim me ligjin.
Që të jemi të qartë, çështja nuk është nëse policia duhet të ndërhyjë, por si dhe deri ku mund të shkojë kjo ndërhyrje.Ndërkohë që grupe protestuesish të dhunshëm sulmojnë policinë, kjo e fundit po përdor pa hesap të gjitha mjetet e mundshme, pa u kufizuar aspak në ushtrimin e forcës, edhe pse shpesh gjen përballë persona të pambrojtur që janë aty thjesht për të protestuar.
A mund të konsiderohen veprime disproporcionale këto të segmenteve të Policisë së Shtetit?
Ajo çfarë ka rënë në sy këto ditë protestash, është shfaqja në terren e efektivëve që nuk identifikohen, punonjës pa numra dallues apo automjete pa targa.
Për ish-policin Gjata, problemi nuk nis e mbaron te efektivi që ngre shkopin. Ai e sheh dhunën si pjesë të një problemi shumë më të thellë që përfshin të gjithë sistemin. Ish-polici tregon se përballja me urdhrat për të goditur protestuesit nuk është diçka e panjohur. 35 vite më parë, kur ishte vetë pjesë e policisë, ai thotë se u gjend përpara një momenti delikat.
Nëse policët do të ulen në shesh dhe do të japin dorëheqjen, besojeni se do të bjerë e gjithë kupola. Nuk do të vdesin për bukë.Në fakt, largimi nga policia nuk është aq i thjeshtë sa duket.Dy njerëz që e njohin policinë nga brenda, por nga pozicione të ndryshme, bashkohen në një pikë: përdorimi i forcës nuk mund të jetë i pakufizuar dhe uniforma nuk mund të shërbejë si mburojë për shkeljet e ligjit.
Por ka edhe diçka që duhet sqaruar. Sipas Fishtës, 2500 euro nuk është shpërblim i policëve, por pagesa për orët shtesë që nga dita e parë e tubimeve, të cilat kanë nisur në muajin maj./Piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi./Piranjat
Pamje Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë d...
pamje nga protestat në Evropë TIRANË- Evropa është e zemëruar. Qiratë po rriten ndjeshëm. Çmimet e energjis&eum...
Pamje Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht ...
foto ilustruese SHKOZET- Një aksident rrugor i trefishtë është regjistruar në hyrje të autostradës në Durrës, pak...
Florjan Binaj Nga Florjan Binaj Meqë ke filluar të dalësh me gur në dorë, po të them dy gjëra. Guri është simboli...
Pamje Eksperimenti ynë, që vendos deklaratat e Edi Ramës të vitit 2013, kur ishte ende në opozitë, përballë zhvillimev...
Sindikata e artistëve TIRANË- Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias në Shqipëri do t’i bashkohet protestës komb...
Ermal Beqiri FRANCA- Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në Francë, pasi Gjyk...
pamje TIRANË- Qendra Res Publica, së bashku me organizata, avokatë, studentë dhe qytetarë, kanë depozituar një kall&e...
Pamje Një student 20-vjeçar i Fakultetit të Mjekësisë u bë të premten target i një linçimi publik nga kryemin...