1 November 2026, 12:42
Nga G.M
Vlerë Gjakova
Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë e cila në profilin e saj në Linkedin e përshkruan veten si “stratege për çështjet e medias”.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve qeveritare raporton se ajo është Vlerë Gjakova, e cila ka qenë aktive në të shkuarën për komentet e zhvillimeve politike si në Kosovë dhe në Shqipëri.
Ajo ka është lindur në Maqedoninë e Veriut dhe ka shpenzuar një kohë të gjatë në Kosovë, ku 8 vite më parë iu bashkua “Vetëvendosje”-s së Albin Kurtit dhe në zgjedhjet e 2019 ishte kandidate për deputete nën siglën e kësaj force politike, fakt i publikuar prej saj në rrjetet sociale.
Vlerë Gjakova po ashtu ka qenë pjesë e “Rrethit Katror” një rubrikë në emision “E Diell” në Top Channel, nën moderimin e Edi Manushit. Të njëjtat burime treguan se Vlera Gjakova e ka marrë zyrtarisht këtë detyrë dy javë më parë.
Top Channel ka parë një e-mail dërguar nga Vilma Guri, shefe e kabinetit në kryeministri, dërguar sekretarëve të përgjithshëm të ministrive, ku njoftohen për rolin e zonjës Gjakova. Vilma Guri përmes këtij e-mail kërkon zhvillimin e takimeve nga këshilltarët e medias të çdo ministrie me Vlerë Gjakovën për t’i paraqitur strategjitë e komunikimit.
Në profilin e saj në Linkedin, zonja Gjakova e përshkruan veten e saj si stratege në fushën e komunikimit, eksperte për energjinë e rinovueshme dhe publiciste me një eksperiencë 18-vjeçare për strategjitë e medias dhe marrëdhëniet me publikun. Sipas burimeve të hapura online Vlerë Gjakova ka një master për Filozofi dhe Psikanalizë, Qendra Kërkimore për Filozofinë Greke.
Një tjetër master për Metafizikë, Epistemologji, Filozofi Morale dhe Politike, Universiteti Aristotel i Selanikut (Greqi). Ndërkohë studimet Bachelor i ka kryer për Komunikim dhe Gazetari, Instituti Maqedonas për Media (MIM) përfshi studimet për Ekonomi dhe Tregti Ndërkombëtare.
Në të shkuarën Vlerë Gjakova ka punuar si strategjiste e komunikimit dhe eksperte e energjisë së rinovueshme, me fokus në fusha të tilla si qytetet e zgjuara dhe të gjelbra, si dhe ekosistemet digjitale. Ka shërbyer më parë si zëdhënëse dhe përfaqësuese e marrëdhënieve me publikun (PR) për EVN Maqedoni.
Përvoja e saj përfshin punën me Komunën e Çairit, OJQ-në VEPRO! (ACT), Coca-Cola Ltd Kosovo dhe Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigative (BIRN). Është aktive si aktiviste për të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile, feministe dhe publiciste. Gjithashtu është angazhuar në media dhe ka shkruar për platforma si Observatori Evropian i Gazetarisë./Tch
Vlerë Gjakova
Aktualitet
1 November 2026, 12:01
G.M
pamje
ELBASAN- Kryeministri Rama ka njoftuar se ka përfunduar puna për Lotin 2 të rrugës Papër-Ura e Grykshit në Elbasan, segmen...
Aktualitet
1 November 2026, 11:51
G.M
i arrestuari
TIRANË- Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policicsë, pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjev...
Aktualitet
1 November 2026, 11:43
G.M
TIRANË- Media italiane Sky News i ka kushtuar një artikull protestës së studentëve në Tiranë, duke raportuar për p&eu...
Aktualitet
1 November 2026, 11:17
G.M
protestat në Tiranë
TIRANË- Avokati i Popullit ka kërkuar verifikimin e plotë të ndërhyrjes së Policisë s&e...
Aktualitet
1 November 2026, 11:01
G.M
Kur shpalli se Zoti ka vdekur, kur hodhi mes nesh profetin e tij Zarathustra dhe krijoi Mbinjerun, Niçe e trazoi botën si askush tjetër më...
Aktualitet
1 November 2026, 10:50
G.M
pamje nga arrestimi
DURRËS- Policia e Durrësit ka zbardhur katër raste vjedhjesh të regjistruara gjatë muajit tetor, duke vën&eu...
Aktualitet
1 November 2026, 10:43
G.M
Kryepiskopi Joan,
TIRANË- Kryepiskopi Joan, ka përcjellë një mesazh mbi besimin, përgjegjësinë njerëzore dhe jetë...
Aktualitet
1 November 2026, 10:30
G.M
foto ilustruese
MALI I ZI- Katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit, në Mal të Zi, pasi k...
Aktualitet
1 November 2026, 10:13
G.M
TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit t&eu...
Aktualitet
1 November 2026, 09:32
G.M
pamje
TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht dhe dy janë shpallur n...