LIVE UPDATES
Politike

Ibrahimaj: Dyfishohen bonuset për pensionistët, 20 miliardë lekë për mbështetjen e tyre në 2027

Duke folur nga Kuvendi, ajo tha se buxheti i ministrisë parashikon rreth 42 miliardë lekë, nga të cilat 28.13 miliardë lekë do të shkojnë për financimin e diferencës së skemës së sigurimeve shoqërore, 5.07 miliardë lekë për arsimin profesional, 3.8 miliardë lekë për tregun e punës dhe 1.2 miliardë lekë për strehimin.

18 November 2026, 15:54 Nga E. D
Ibrahimaj: Dyfishohen bonuset për pensionistët, 20 miliardë
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka prezantuar prioritetet e buxhetit për vitin 2027, duke theksuar mbështetjen për pensionistët, rritjen e të ardhurave, punësimin dhe strehimin. 

Duke folur nga Kuvendi, ajo tha se buxheti i ministrisë parashikon rreth 42 miliardë lekë, nga të cilat 28.13 miliardë lekë do të shkojnë për financimin e diferencës së skemës së sigurimeve shoqërore, 5.07 miliardë lekë për arsimin profesional, 3.8 miliardë lekë për tregun e punës dhe 1.2 miliardë lekë për strehimin.

Sipas saj, një nga masat kryesore është dyfishimi i shtesave mujore për pensionistët. Ibrahimaj theksoi se në vitin 2027, shtesa për pensionet urbane të plota do të rritet nga 1,800 në 3,600 lekë, për pensionet urbane të pjesshme nga 800 në 1,600 lekë, ndërsa për pensionet rurale nga 1,000 në 2,000 lekë. Rritje do të ketë edhe për pensionet familjare dhe ato të invaliditetit të punës.

Pra sipas Ministres, për këtë çështje janë parashikuar 20 miliardë lekë, nga 10.4 miliardë lekë në buxhetin e vitit 2026. Ibrahimaj bëri të ditur gjithashtu se objektivi i qeverisë deri në vitin 2030 është që asnjë pensionist urban me vite të plota pune të mos marrë më pak se 40 mijë lekë në muaj.

“Në buxhetin për Ministrinë e Ekonomisë e Inovacionit, janë të parashikuara rreth 42 miliardë lekë. Ky buxhet mbështet politikat dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Pjesa më e konsiderueshme e tij, 28.13 miliardë lekë shkon për financimin e diferencës së skemës së sigurimeve shoqërore. Pjesa tjetër mbështet arsimin profesional, punësimin, strehimin, inovacionin, zhvillimin ekonomik dhe institucionet që mbrojnë konsumatorin dhe mbikqyrin tregun. Në mënyrë konkrete për vitin 2027 janë parashikuar 28.13 miliardë lekë për financimin e diferencës së skemave të sigurimeve shoqërore. 5.07 miliardë lekë për arsimin e mesëm profesional, 3.8 miliardë lekë për programin e tregut të punës dhe 1.2 miliardë lekë për strehimin. Krahas këtyre programeve financohet edhe politikat e zhvillimit ekonomik e mbikëqyrjes së tregut. Pensionistët do të kenë mbështetje më të madhe me buxhetin e ri. Në vitin 2027 për pensionistët urbanë, që kanë vite të plota pensioni, shtesa mujore do të shkojë nga 1800 lekë në 3600 lekë. Për pensionet urbane të pjesshme nga 800 në 1600 lekë, për pensionet rurale nga 1000 në 2000 lekë, për pensionet familjare nga 700 në 1400 lekë, për pensionet e invaliditetit të punës nga 600 shtesa do të shkojë në 1200 lekë. Për këtë politikë në buxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 20 miliardë lekë, nga 10.4 që ishin parashikuar në buxhetin e vitit 2026. Angazhimi ynë për pensionistët shkon përtej kësaj. Deri në vitin 2030 ne kemi vendosur objektiva të qarta. Asnjë pensionist urban me vite të plota pune nuk do të ketë më pak se 40 mijë lekë në muaj.

Do përmirësohen pagat. Gjatë vitit 2026 ne rritëm pagën minimale në 50 mijë lekë. Një masë që vlerësohet të ketë pasur ndikim në 308 mijë të punësuar në sektorin publik e privat. Krahas këtyre, në vitin 2026 ne indeksuam pagat për të gjithë sektorin publik. Në paketën fiskale të vitit 2027 ky është një tjetër ndryshim i rëndësishëm. Pasi pragu i tatimit për pagën, me normën 23%, propozohet të rritet nga 200 deri në 300 mijë lekë në muaj. Një punonjës që merr 250 mijë lekë pagë bruto në muaj do të paguajë rreth 5 mijë lekë më pak tatim në muaj. Paketa fiskale 2027 parashikon uljen në 6% të TVSH-së për 54 produkte bazë të shportës ushqimore. Kjo do të thotë më shumë para në dispozicion të familjeve shqiptare. Do të garantojmë monitorimin e këtyre çmimeve. Qeveria është duke përgatitur një nismë ligjore, e cila do i japë më shumë fuqi institucioneve publike, me qëllim garantimin e reduktimit të çmimit bazuar në reduktimin fiskal që vjen si propozim i paketës fiskale. Strehimi është një tjetër mundësi që përmes këtij projektbuxheti, do i dedikohet të gjithë atyre çifteve dhe të rinjve e të rejave, për të cilët do të ketë më shumë mundësi. Përmes pr.buxhetit ne do të garantojmë 10 mijë çelësa në dorë për qytetarët, në mënyrë që strehimi i tyre të vijë i lehtësuar, përmes subvencionimit të interesave të kredive, apo përmes subvencionimit të interesave të kredive, apo përmes subvencionimit të qirave, por gjithashtu të gjithë programeve të tjera të strehimit”, tha Ibrahimaj./Dosja.al

Delina Ibrahimaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin