Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sulmuesi argjentinas është gati të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës për t'u rikthyer në Serie A. Faktori Luciano Spalletti dhe nevoja e bardhezinjve për një numër 9 mund të përshpejtojnë marrëveshjen.

ITALI - Mauro Icardi mund të rikthehet në futbollin italian që në merkaton e janarit. Sipas raportimeve të portalit argjentinas “TyC Sports”, Juventusi është aktualisht kandidati më konkret për të siguruar shërbimet e sulmuesit, i cili kërkon një aventurë të re në Serie A.
Fillimisht, dëshira e Icardit ishte rikthimi te Interi, skuadër ku përjetoi vitet më të rëndësishme të karrierës në Itali. Argjentinasi ishte i gatshëm të pranonte edhe një reduktim drastik të pagës dhe një rol dytësor në skuadër, por përgjigjja e klubit zikaltër ishte negative.
Presidenti Giuseppe Marotta e bëri të qartë se sulmuesi nuk ishte pjesë e planeve të Interit, duke mbyllur praktikisht çdo mundësi për një ribashkim.
Në këto kushte, në skenë ka dalë Juventusi. Një rol të rëndësishëm në këtë histori mund të luajë Luciano Spalletti, i cili e njeh mirë Icardin nga periudha kur të dy punuan së bashku te Interi dhe e vlerëson profilin e tij.
Bardhezinjtë janë në kërkim të një qendërsulmuesi që mund t'i japë më shumë siguri repartit ofensiv, ndërsa Icardi shihet si një alternativë me eksperiencë.
Për të realizuar transferimin, argjentinasi është i gatshëm të bëjë sakrifica financiare, ndërsa Juventusi ka mundësi të investojë pas rritjes së fundit të kapitalit me 250 milionë euro.
Sipas mediave argjentinase, pista bardhezi po fiton terren dhe ditët e para të janarit mund të sjellin zhvillime të rëndësishme për të ardhmen e sulmuesit.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Inter Miami e mbylli sezonin e rregullt të MLS-së me një zhgënjim të madh. Skuadra e drejtuar nga Kily Gonzalez, pavarësish...
SPANJE - Barcelona dhe Atletico Madrid përgatiten për një përballje të zjarrtë, ku në lojë është kreu i La Lig...
ARGJENTINE - Një përfundim dramatik ka shoqëruar kampionatin argjentinas, ku Boca Juniors është shpallur kampione në mënyr&e...
SPANJE - Një përplasje e ashpër ka ndodhur në tunelin që të çon drejt dhomave të zhveshjes në stadiumin Mestalla,...
PORTUGALI - Paulo Fonseca e ka nisur me fitore aventurën e tij të re te Sporting Lisbona. Vetëm pak ditë pas largimit të papritur nga ...
FRANCE - Paris Saint-Germain vazhdon marshimin në Ligue 1. Pavarësisht mungesave të disa lojtarëve kryesorë, kampionët e Franc&eu...
SPANJE - Real Madridi ka regjistruar një fitore drithëruese dhe të padiskutueshme në transfertën e vështirë të “Me...
ITALI - Roma po konfirmon se këtë sezon ka ambicie të mëdha në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini ka vijuar serin&eum...
ANGLI - Manchester United po kalon një nga periudhat më të vështira të historisë së tij. Për herë të parë...
BRAZIL - Britaniku i McLaren siguron pole position në Interlagos pas një seance të vështirë, ndërsa Russell dhe Leclerc humbasin p...