LIVE UPDATES
Ekonomi

Ikën koncesioni i vjetër e vjen i riu. Qeveria liberalizon kontrollin teknik të automjeteve, por ‘jep’ me PPP mbikëqyrje

8 January 2020, 08:00 Nga DOSJA

TIRANË- Qeveria ka vendosur të liberalizojë tregun e kontrollit teknik të automjeteve, që sot vijon të kryhet ende nga kompania SGS Automotive Albania, pas zgjatjes së kontratës me 16 muaj. Me kontratën e re kjo kompani që ishte mbajtëse e koncesionit 10 vjeçar mund të vijojë të ushtrojë aktivitetin deri në fund të 2020 por nëse qeveria vendos lidhjen e kontratës me kompani të reja ajo thjesht duhet të lajmërojë SGS-në tre muaj në avancë. E duket se drejt kësaj rruge është duke u ecur aktualisht ku si fillim janë bërë ndryshimet e nevojshme ligjore në rregulloren e zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Ndryshimet e para janë bërë në nenin 234 për fushat e kontrollit dhe personelin e ngarkuar me të. Në këtë nen përcaktohet se fusha  e  kontrollit  teknik  përfshin  të  gjitha mjetet rrugore që përcaktohen në Kodin Rrugor. Në pikën 3 të nenit nënvizohet së mjetet  që  kalojnë  kontrollin  teknik  pajisen me  “Certifikatën  e  kontrollit  teknik”.  Forma, përmbajtja   dhe   specifikimet   e   tjera   të   kësaj certifikate  përcaktohen në  udhëzimin  e  ministrit përgjegjës    për    transportin.    Vlefshmëria    e certifikatës   së   kontrollit   teknik   është   sipas përcaktimeve në Kodin Rrugor.

Liberalizmi i tregut është reflektuar në pikën 9 ku thuhet se kontrolli   teknik   i   mjeteve   rrugore   në qendrat  e  kontrollit  teknik  kryhet  nga  subjekte publike  ose  private,  të  cilat  plotësojnë  kriteret  e përcaktuara  në udhëzimin  e  ministrit  përgjegjës  për transportin. “Qendrat  e  kontrollit  teknik  të  reja,  që  të licencohen  nga  ministri  që  mbulon  veprimtarinë përkatëse,   duhet  të   ndërtohen   mbi   bazën   e kombinimit   të   kritereve   gjeografike   (qasja   e baraslarguar    e    njësive   administrative)    dhe demografike    (numri    i    mjeteve    për    njësi administrative” thuhet në ndryshimet e rregullores.

Ikën një koncesion i vjetër vjen një koncesion/PPP i ri

Por teksa kontrolli teknik është lakuar prej vitesh për një orientim drejt liberalizmit të tregut duket se sërish nuk do të kemi mungesë koncesioni apo partneriteti publik privat pasi në rregullore është shtuar një nen i ri 234/1. Këtë herë koncesioni do të jepet në fushën e mbikëqyrjes së atyre që ofrojnë shërbimin e kontrollit teknik. Sipas nenit të ri që vjen nën emërtimin e mbikëqyrjes së  qendrave të kontrollit teknik nënvizohet se të  gjitha  qendrat e  kontrollit  teknik  në territorin  e  Republikës  së  Shqipërisë  duhet  të mbikëqyren.

“ Mbikëqyrja  do  të  kryhet  nga  një subjekt  i  specializuar,  që  mund  të  jetë  subjekt publik ose privat. 2. Kërkesat e  zbatueshme  për  personelin  e punësuar  nga  subjekti  mbikëqyrës  i  qendrave  të kontrollit teknik duhet të mbulojnë këto fusha :a) kompetencë teknike; b) paanshmëri; c) standarde kualifikimi dhe trajnimi.3. Subjekti mbikëqyrës i qendrave të kontrollit kryen detyrat e përcaktuara, si më poshtë vijon a) mbikëqyr qendrat e kontrollit; b) verifikon    trajnimin    dhe    provimet    e inspektorëve; c) auditon; ç) monitoron; d) vlerëson   vlefshmërinë   e   rezultateve   të kontrolleve teknike; dh) i propozon    ministrit    tërheqjen    ose pezullimin  e  licencave  të  qendrave  kontrolluese dhe/ose të certifikatave të inspektorëve.

Mbikëqyrja  e  qendrave  të  kontrollit  teknik të  mjeteve  rrugore  mund  t’u  jepet  me koncesion/partneritet   publik   privat   palëve   të treta, në përputhje me ligjin nr.125/2013, “Për koncesionet  dhe  partneritetin  publik privat”, të ndryshuar “thuhet në rregulloren e re tashmë të hyrë në fuqi.

SGS Albania, rreth 50 milionë euro të ardhura që nga fillimi i aktivitetit

Në vitin 2009, kompania zvicerane SGS Automotive Albania mori koncesionin e kontrollit autoteknik të automjeteve, e cila më parë bëhej nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, kontroll i detyruar i mjeteve. Në vitin 2018, “SGS Albania”, që ofron shërbimin e kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore, raportoi të ardhura prej 944 milionë lekësh, me rritje prej 5% me bazë vjetore në vitin 2018. Norma e fitimit të koncesionarit ishte 27%, nga 23.5% një vit më parë. Në total, që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2009 deri në 2018-n, SGS Albania ka raportuar të ardhura prej 6.3 miliardë lekësh, ose rreth 50 milionë euro, ndërsa fitimi llogaritet në rreth 1 miliardë lekë, rreth 8.2 milionë euro (para taksave), sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, bazuar në bilancet e deklaruara të kompanisë.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi kontrolli teknik i mjeteve sigurimi i automjeteve tenderi per kontrollin e mjeteve kontrolli teknik i mjeteve sigurimi i automjeteve tenderi per kontrollin e mjeteve


Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...