LIVE UPDATES
Insights

ANALIZA: Taktika e "kazanit" të Rusisë, si po fiton terren në fushën e Donbasit

Tani për tani janë zhdukur përpjekjet për rrethime më të gjera të forcave ukrainase në Donbas, të cilat përfshinin një kalim të dështuar të lumit në fillim të majit. Në vend të kësaj, njësitë janë të përqendruara në rrethime më të vogla.

27 May 2022, 18:39 Nga DOSJA
ANALIZA: Taktika e "kazanit" të Rusisë, si po fiton terren
Harta e re

Pas disa javësh bllokimi, ushtria ruse duket se ka gjetur një mënyrë për të avancuar në Donbas – duke e goditur atë me një artileri kaq intensive dhe jo të sofistikuar që mbrojtësit e rraskapitur të Ukrainës duhet ta dorëzonin. Volodymyr Zelenskyy rrallë jep shifra të viktimave, por presidenti i Ukrainës tha të dielën e kaluar se "50 deri në 100 trupa ukrainase vdesin në vijën e frontit të Donbasit çdo ditë", që do të thotë ndoshta 3,000 viktima në muaj. Të plagosurit janë zakonisht tre ose ndoshta katër fish më shumë, një humbje serioze për Ukrainën.

“Forcat ruse kanë siguruar më shumë terren gjatë javës së kaluar sesa përpjekjet e mëparshme në maj”,-raportoi Instituti për Studimin e Luftës të martën, veçanërisht duke iu afruar qytetit të vijës së parë të Sievierodonetsk dhe fshatrave aty pranë.

Përparimet ruse nuk janë dramatike, por ato pasqyrojnë një strategji të re. Tani për tani janë zhdukur përpjekjet për rrethime më të gjera të forcave ukrainase në Donbas, të cilat përfshinin një kalim të dështuar të lumit në fillim të majit. Në vend të kësaj, njësitë janë të përqendruara në rrethime më të vogla.

Kjo u konfirmua nga kreu i milicisë së republikës së vetëshpallur pro-ruse në Donetsk, Eduard Basurin, i cili tha se forcat ruse kishin adoptuar një qasje të krijimit të rrethimeve më të vogla për t'i privuar trupat ukrainase nga logjistika dhe përforcimi. 

Përpjekjet ruse në Donbas janë ndihmuar gjithashtu nga linja më të shkurtra furnizimi mbi kufirin me Rusinë, si dhe një rrjet i dendur linjash hekurudhore në pjesët e Luhanskut të pushtuara nga forcat pro-ruse që nga viti 2014. Nick Reynolds, një ekspert i luftës tokësore në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, tha se rusët ishin angazhuar në riorientimin progresiv të operacioneve të tyre drejt objektivave gjithnjë e më modeste duke i lejuar ata të merrnin fshatra si Popasna dhe Rubizhne, megjithëse ai argumentoi "forcat e tyre tokësore janë ende duke performuar keq në terren”.

Të tjerët nuk janë aq të sigurt. Një Kiev i shqetësuar vazhdon t'i lutet perëndimit për armë më të fuqishme. Kërkesa më e fundit ishte për raketat M270 me rreze të gjatë.Duket se SHBA tani duket se është e gatshme të sigurojë disa, pasi më parë i refuzoi.

Kur u pyet se çfarë i duhej Ukrainës për momentin, Kira Rudik, një deputete ukrainase që viziton Mbretërinë e Bashkuar, tha se "e para dhe më e rëndësishmja janë armët ", duke argumentuar se vendi i saj dhe perëndimi "nuk duhet të nënvlerësojnë Rusinë" vetëm sepse forcat e Moskës kishin, të paktën deri në fillim të kësaj jave, bërë përparim të kufizuar në Donbas.

Rudik tha se ajo fliste me ushtarët ukrainas në vijën e frontit çdo ditë. Por një problem i vazhdueshëm, pranoi ajo, ishte se mund të duhen dy muaj ose më shumë që armët të shkojnë në terren.

Problemi themelor i Ukrainës është se ndërsa mund të ketë luftuar sulmet ndaj Kievit dhe Kharkivit por nuk ka qenë në gjendje të kthejë mbrapsht përfitimet territoriale të Rusisë në jug dhe në lindje. Kjo do të thotë se ka shkaktuar humbje njerëzore dhe ekonomike në shifra shumë më të mëdha se Rusia. Ekonomia e saj pritet të bjerë 45% këtë vit, sipas Bankës Botërore. 

Një kërcënim për Ukrainën mbetet lodhja perëndimore, ose humbja e unitetit, veçanërisht nëse lufta vazhdon edhe gjatë vitit të ardhshëm. Vendet tradicionalisht më pak armiqësore ndaj Rusisë mund të ndjekin sugjerimin e diplomatit veteran Henry Kissinger në samitin e Davos këtë javë, për të shqyrtuar presionin ndaj Ukrainës për të rënë dakord për një ndarje të territorit.

Ka shenja se Rusia është e kënaqur me ritmin aktual. Ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, pohoi të martën se ofensiva po ngadalësohej qëllimisht për të shmangur viktimat civile - dhe ndërsa ka shumë prova për të kundërtën. Phil Osborn, një ish-kreu i inteligjencës së mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, tha se situata ushtarake ishte e tillë që Ukraina kishte nevojë për aq shumë ndihmë sa mund të merrte.

“Perëndimi duhet të fokusohet pa pushim në Ukrainë dhe të jetë i përgatitur për dhimbje. Putini llogarit se ne do të shpërqendrohemi gjithnjë e më shumë (vetëm shikoni ciklin e lajmeve që po vazhdon dhe zërat "të arsyeshëm" që shtyjnë Zelenskiy të dorëzohet) dhe kjo lë të kuptohet se ai ka më shumë durim se perëndimi."

Marrë dhe përkthyer nga TheGuardian

Sondazh

Insights 24 May 2022, 18:18 Fjola Graçi

SHËNIM: Pse vrasin Policët tanë?

Foto ilustruese TIRANE- Ludian Zaimi vetëm 25 vjeç ndodhet sot pas hekurave pasi vendosi që problemin personal që kishte me kole...

Insights 13 May 2022, 13:54 Ditmir Bushati

Çmimi i të ardhmes

Foto ilustruese Është e vështirë të besohet, por e pamundur të mohohet se rendi ndërkombëtar që mbajti pjes&eu...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin