23 June 2022, 11:34
Nga Enver Robelli
Enver Robelli
Krejtësisht e pavend gjuha e Edi Ramës kundër Bullgarisë. Sillet më meqedonas se maqedonasit, pa ia kërkuar askush. Bullgaria nuk e ka marrë peng Shqipërinë. Bullgarët i kanë vënë veto Shkupit, sado e padrejtë të jetë kjo veto. BE, po të donte, do t'i hapte negociatat me Shqipërinë dhe do të priste derisa të zgjidhet ngatërresa bullgaro-maqedonase.
Por në BE nuk ka disponim për ta favorizuar Shqipërinë. Arsyet për këtë nuk janë vetëm në BE, por edhe te gjendja e demokracisë në Shqipëri (gjendje e mjerueshme), te reforma për drejtësi që shpesh është vetëm fasadë, te mosndëshkimi i bartësve të korrupsionit, te oligarkizimi i ekonomisë, te ndarja e resurseve shtetërore mes ortakëve të pushtetit, te kontrolli i mediave, te mungesa e etikës dhe përgjegjësisë publike.
Polemikat toksike ndaj Bullgarisë nga ana shqiptare janë kontraproduktive. Sidomos në historinë më të re Bullgaria ka mbajtur qëndrim shumë pozitiv ndaj Kosovës, jo vetëm me pranimin e pavarësisë, por edhe me përkrahjen e Kosovës në forume ndërkombëtare.
Në qershor 2009 Bullgaria e hodhi poshtë kërkesën e Serbisë për të ekstraduar ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku. Ai ishte arrestuar shkurt në Bullgari në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lansuar nga Serbia. Në të kaluarën edhe Shqipëria ka marrë mjaft përkrahje nga Bullgaria - si në rrugën e integrimeve europiane, ashtu edhe në procesin e hyrjes në NATO.
Konflikti i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut u përket këtyre dy vendeve, jo Shqipërisë. Shqipëria ka detyra të tjera. Meqë ato detyra nuk i ka plotësuar dhe s'po arrin ta zbus skepticizmin në Europën Perëndimore, rruga më e lehtë është polemika kundër Bullgarisë.
edi rama enver robelli
Insights
22 June 2022, 17:38
k.m.
Albin Kurti
Albin Kurti në pozitën e kryeministrit dhe Albin Kurti me megafon në rrugë pa kravatë, s’po e shohin njëjt...
Insights
20 June 2022, 21:55
k.m.
Edi Rama dhe Albin Kurti
Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, pos nënshkrimit të marrëveshjeve, ajo &ccedi...
Insights
19 June 2022, 13:18
Ben Blushi
Frani
KUAZIMODO, OSE FRANI I VERBËRRrugës nga Mamurrasi në Laç, pashë një burrë. Ecte duke u lëkundur. Me kë...
Insights
18 June 2022, 17:28
Tharman Shanmugaratnam
Foto ilustruese
Ne duhet të kapërcejmë ndarjet në rritje dhe të riorganizojmë multilateralizmin për t'i shërbyer n&...
Insights
18 June 2022, 14:26
Gjergj Erebara
Mendjet më të mëdha të botës janë duke menduar se si të zgjidhet vështirësia në sigurimin e ushqimeve të...
Insights
18 June 2022, 07:45
d.a
Ursula von der Leyen
Ukraina dhe Moldavia kanë edhe shumë punë përpara. Pas vendimit të Komisionit Evropian për t’i pro...
Insights
16 June 2022, 18:47
Edward P. Joseph
Pamje nga takimi i fundit Open Ballkan
SHQIPËRI- Ballkani(ët) e hapur kërcënon të çimentojë dominimin e Serbisë a...
Insights
16 June 2022, 17:01
Dom Gjergj Meta
Dom Gjergj Meta
Atentatet e shpeshta që po ndodhin këtyre ditëve, me pasojë vdekjen e personave, që sipas policisë dhe mediev...
Insights
14 June 2022, 10:31
Ben Blushi
NAIM DRIM KRIMIsha te tregu i bulevardit të riRoja kishte lidhur traun me një gomë makine dhe herë e ulte, herë e ngrinteSi quhesh, e...
Insights
13 June 2022, 18:29
Dosja.al
Pamje nga 31-vjetori i themelimit të PS-së
Oborri i Partisë Socialiste u shndërrua dje në teatrin dramatik të pushtetit, q&eu...