6 November 2025, 11:12
Nga Meri Lika
Meri Lika
Pëpara disa ditësh kam bërë një letër të hapur për zotin Altin Dumani, në të cilën i kam drejtuar disa pyetje. Njëra prej tyre ishte se cilat ishin kriteret që një aferë korrupsioni të klasifikohet si grup i strukturuar kriminal.
E dija që z.Dumani nuk do të më kthente përgjigje dhe iu drejtova Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Në Kodin Penal, një “grup i strukturuar kriminal” përkufizohet në nenin 28 të tij, “Forma të veçanta të bashkëpunimit”, pika 4 ku përkufizohet si citoj:
4. Grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale.
Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar.
Pasi lexoni këtë përkufizim a ka më njeri i cili të mendoj se të gjitha aferat korruptive të kryera në Shqipëri dhe që po hetohen nga SPAK, si konçensionet në shëndetësi, inçenaratorët, 5D, 5B, tuneli i Llogorasë, Aeroportet Kukës dhe Vlorë, Portet Durrës dhe Vlorë etj etj pa fund, nuk janë grup i strukturuar kriminal?!
Unë nuk e mendoj. Për mua të gjitha këto afera janë qartësisht grupe të strukturuara kriminale sepse në to bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, të cilët kryejnë një a më shumë vepra penale, për te realizuar përfitime materiale dhe jomateriale. Pra nuk bëhet fjalë vetëm për para, por edhe për përfitime si vende pune por edhe përfitime “gjeopolitike”.
Këto grupe nuk janë formuar rastësisht dhe nuk është e nevojshme që të kenë antarësi të qendrueshme, ndarje detyrash, organizim apo strukturim të zhvilluar, pra nuk ka nëvojë të kërkojmë me patjetër krimin intelektual.
Po përse SPAK nuk i klasifikon si të tillë?
Unë mendoj se nëse një aferë korruptive trajtohet vetëm si “korrupsion aktiv” apo shpërdorim detyre”, dënimet janë zakonisht më të ulëta, dhe hetimi më i kufizuar. Por nëse i njëjti rast do të kualifikohej si “veprimtari e grupit të strukturuar kriminal”, atëherë:
- Dënimi do të ishte shumë më i rëndë.
- Do të përdorej sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë si në rastet e krimit të organizuar.
- Do të hapeshin mundësi për ndjekje të rrjeteve të përfitimit financiar, përfshirë familjarë dhe bashkëpunëtorë, pra do ndiqej paraja
- Dhe mbi të gjitha, do të zgjerohej hetimi për të përfshirë edhe ata që përfitojnë nga skema, jo vetëm ata që e firmosin.
Nëse një aferë kualifikohet vetëm si “shpërdorim detyre”, ajo nuk prek rrjetin financiar që qëndron pas.
Nëse kualifikohet si “grup i strukturuar kriminal”, atëherë hapet rruga për ndjekjen e pasurive, konfiskime, dhe hetime zinxhirore.
Këto më çojnë në përfundimin se një nga mangësitë më të dukshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, përfshirë edhe strukturat e posaçme si SPAK, është mungesa e vullnetit për të trajtuar aferat korruptive si veprimtari të organizuara kriminale.
Korrupsioni i nivelit të lartë, në shumicën e rasteve, nuk është akt individual, por rezultat i një bashkëveprimi të qëndrueshëm ndërmjet disa personave brenda institucioneve publike, deri në kupolën më të lartë të shtetit, që koordinojnë vendimmarrje, tendera, dhe kontrata për përfitime materiale. Pavarësisht kësaj, prokuroria shpesh zgjedh t’i trajtojë këto raste vetëm si “shpërdorim detyre” apo “korrupsion pasiv”, duke i shkëputur nga dimensioni i tyre i organizuar.
Kështu, duke mos i kategorizuar aferat korruptive si “grupe të strukturuara kriminale”, drejtësia shqiptare jo vetëm që lehtëson barrën penale të autorëve, por edhe cenon vetë thelbin e barazisë para ligjit. Në këtë mënyrë, krijohet perceptimi se korrupsioni në nivele të larta është një “krim pa pasojë të plotë”, duke forcuar kulturën e pandëshkueshmërisë dhe duke minuar besimin e qytetarëve tek shteti dhe reforma në drejtësi.
meri lika
Insights
4 November 2025, 12:04
Lutfi Dervishi
lutifi dervishi
Sot u zgjova dhe zbulova se jam shtatzënë. Jo me një, as me dy, por me 83 fëmijë. Kështu tha Kryeministri n&...
Insights
31 October 2025, 17:05
Ornela Çuçi
Ornela Çuçi
Ka ditë që më shkruajnë miq nga Malajzia, nga Singapori, madje edhe nga një koleg në Stanford, t&eu...
Insights
31 October 2025, 15:07
Lutfi Dervishi
Fatos Nano
Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij! Nëse ka një politikan që koha e vendosi menjëherë si ...
Insights
29 October 2025, 18:00
Prof. Dr. Elvin Meka
Elvin Meka
Revolucioni i Katërt Industrial, i njohur si Industry 4.0, nisi në Gjermani, në vitin 2011, për të përshkruar aut...
Insights
24 October 2025, 11:30
Irena Beqiraj
Irena Beqiraj
E enjtja e emisioneve politike, por jo vetëm, qartazi tregon se tanimë është krijuar një makineri e përsosur ku...
Insights
23 October 2025, 22:49
Altin Hazizaj
Altin Hazizaj
Brenda këtij një muaji, Kuvendi i Shqipërisë po përballet me dy nisma të ndryshme – por në thelb t&e...
Insights
23 October 2025, 10:27
MONOCLE
Duke shqyrtuar ngjarjet e fundit dhe ato aktuale, njerëzit do të të falnin lehtë po të mendoje se BE-ja po ndjek një kurs z...
Insights
22 October 2025, 12:21
Meri Lika
Personazhi “Aeroporti i Vlorës” sot është bërë kryefjalë diskutimesh, debatesh me pro e kundra, me në krahë...
Insights
21 October 2025, 11:37
Willem Moore
Tony Blair dhe Diella
Transmetuesi GB News ka vënë në dukje lidhjet midis Tony Blair, Identitetit Dixhital (Digital ID) dhe një politik...
Insights
21 October 2025, 11:30
Enver Robelli
Nicolas dhe Carla Sarkozy
Sot ndodhi në Paris çfarë nuk ka ndodhur kurrë: një ish-president francez shkoi në burg. Nicolas ...