LIVE UPDATES
Insights

Taxi city

Sot, ligjërisht gjithçka mund të duket në rregull mbi letër, pasi Bashkia vijon të japë licenca dhe kuadri normativ ekziston, por realiteti ngre një problem shumë më të thellë: autoritetet kontrollojnë aktivitetin si shifër, por pothuajse kurrë individin si integritet. Për shumë përdorues, udhëtimi nuk është thjesht i pakëndshëm, por në raste të caktuara edhe i frikshëm, për shkak të sjelljes së papërshtatshme, arrogante apo agresive të disa shoferëve që duket se nuk kanë asnjë filtër etik.

24 March 2026, 15:52 Nga DOSJA

Taxi city

Në metropolin e zhurmshëm të Tiranës, marrja e një taksie është kthyer në një ruletë ruse për qytetarët, ku pasiguria po bëhet pjesë e pandarë e përditshmërisë urbane. Edhe pse numri i mjeteve që operojnë si taksi rritet çdo ditë, ky zgjerim i tregut po shoqërohet me një rënie drastike të standardeve dhe një mungesë totale kontrolli mbi profilin e njerëzve që ulen pas timonit. Sot, ligjërisht gjithçka mund të duket në rregull mbi letër, pasi Bashkia vijon të japë licenca dhe kuadri normativ ekziston, por realiteti ngre një problem shumë më të thellë: autoritetet kontrollojnë aktivitetin si shifër, por pothuajse kurrë individin si integritet. Për shumë përdorues, udhëtimi nuk është thjesht i pakëndshëm, por në raste të caktuara edhe i frikshëm, për shkak të sjelljes së papërshtatshme, arrogante apo agresive të disa shoferëve që duket se nuk kanë asnjë filtër etik.

Problemi më i mprehtë që po injorohet me vetëdije është mungesa e një kontrolli serioz psikologjik, pasi të drejtosh një taksi nuk është thjesht një aftësi teknike apo zotërim i një patente. Ky është një shërbim publik që kërkon mbi të gjitha qetësi, etikë komunikimi dhe stabilitet psikologjik, elemente që në tregun e sotëm po zëvendësohen nga kaosi dhe rreziku. Në mungesë të këtyre verifikimeve, çdo licencë mbetet një formalitet i pavlerë dhe siguria e pasagjerit lihet tërësisht në dorë të rastësisë. Situata bëhet akoma më alarmante kur shikon mjetet që qarkullojnë hapur me mbishkrime "Taxi", por që shpërfillin çdo rregull ligjor bazë. Sipas rregullave në fuqi, çdo mjet i licencuar duhet të jetë i pajisur me targë me sfond të verdhë si element identifikues i ligjshmërisë, por në rrugët e kryeqytetit operojnë pafund automjete me targa të bardha që vjedhin klientë pa u shqetësuar nga askush.

Nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrsesi detyra e qytetarit që në nxitimin e tij të bëjë rolin e inspektorit për të verifikuar ngjyrën e targës; ky është dështim i drejtpërdrejtë i autoriteteve që lejojnë këto mjete të qarkullojnë me mbishkrime mashtruese në sytë e të gjithëve. Ky informalitet pjell abuzime të tjera financiare, ku shoferët vendosin tarifa arbitrare sipas dëshirës, refuzojnë përdorimin e taksimetrit dhe nuk lëshojnë asnjë kupon tatimor, duke asgjësuar çdo standard transparence. Ky fenomen nuk është thjesht një shkelje formale, por një tregues i qartë i mungesës së kontrollit efektiv që rrezikon drejtpërdrejt sigurinë publike. Derisa vëmendja e institucioneve të zhvendoset nga numri i licencave dhe mbledhja e taksave tek cilësia njerëzore dhe integriteti i individëve që ofrojnë këtë shërbim, qytetarët do të vazhdojnë të jenë të pambrojtur përballë një shërbimi te kishtueshem që po humbet çdo kontroll !

Sondazh

Insights 9 March 2026, 18:40 Meri Lika

LLASTIKU POLITIK

“Flamurtarit” të drejtësisë së re iu këput ushkuri i të mbathurave fiks në momentin kur përplasi duart dhe...

Insights 1 March 2026, 12:37 Gjergj Erebara

Rrugët nuk ndërtohen me gurë lumi

Foto ilustruse Pothuajse njëzet e dy shekuj më parë, një romak me prejardhje plebeje dha një urdhër që i dha famë s...

Insights 23 February 2026, 17:26 Meri Lika

Reforma e PS-së në Drejtësi

Dy vjet më parë në një takim ku kishte edhe ndërkombëtarë, kryeminstri ynë deklaronte se reforma në drejtësi...

Insights 18 February 2026, 18:28 Meri Lika

E NËSE ZOTI???

Ç’pezullimi i pezullimit, e bëri kryeministrin të ulej disa herë nëpër karrige të ndryshme, si për shembull te...

Insights 13 February 2026, 20:20 Gjergj Erebara

I papezullueshmi, Edi Rama

Gjashtë vjet më parë, të bezdisur nga aktiviteti politik i Ilir Metës, personin që vetë e kishin zgjedhur President të...

Insights 6 February 2026, 12:24 Ayhan Demir

Palaço antipatik

Edi Rama dhe Netanyahu Shoqata e Gjuhës Turke e përkufizon fjalën "klloun", e cila rrjedh nga italishtja, si më poshtë: "Nj&e...

Insights 30 January 2026, 18:29 Ardit Qirici

I Fundit i Mohikanëve

Filmi I Fundit i Mohikanëve, për ata që e kanë parë dhe e kanë kuptuar, nuk është thjesht një film aksioni apo ro...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin