8 July 2025, 16:13
Nga Meri Lika
meri lika
TIRANË- Për të gjitha ata që ndoshta nuk e dinë, “The Truman Show” është një film i vitit 1998, i cili bën fjalë për Truman Burbank, një burrë që jeton një jetë, në dukje normale, në qytetin Seahaven por, që është krejt i pavetëdijshëm se bota e tij është një reality show gjigant televiziv, i filmuar dhe transmetuar drejtpërdrejt 24 orë në ditë.
Ai pa e ditur, jeton në një botë të rreme. Çdo gjë që sheh, qyteti, njerëzit, ngjarjet, janë të kuruara, të kontrolluara dhe të manipuluara nga një regji të cilën ai nuk e shikon. Dhë ndërkohë që Trumani pak nga pak kupton se diçka nuk shkon, publiku nga ana përtej ekranit shikon të vërtetën. Publiku shikon se nuk ka liri, nuk ka demokraci, por vetëm spektakël dhe kontroll total të gjithçkaje.
Kjo fabul e filmit është përditë dhe më e prekshme sot, kur Edi Rama nuk është më vetëm kryeministër, por ai është arkitekt, inxhinier, turist, analist, opozitar, ministër, kryetar bashkie, drejtor madje edhe zëdhënës i vetvetes.
Para 3 ditësh ai zbriti në Vlorë e pa hyrë ende mirë në dyert e Bashkisë dha urdhër që të gjithë drejtorët të vetëshkarkoheshin, pastaj ditën e vazhdoi me aksionin kundër zënies së hapësirave publike, ndërkohë që kryetari i bashkisë së qytetit e ndiqte me vrull nga pas së bashku me mediat për të na paraqitur aktin e tij heroik se si një njeri i vetëm e do këtë vend dhe po “vë rregull”, ndërsa të tjerët duhet të heshtin se janë të paaftë.
Në Theth, në një zonë të mbrojtur, u ndërtuan 20 vila pa leje dhe asnjë nga hallkat institucionale, Inspektoriati i ndërtimit, Ministria e Turizimit, kryeplaku, polici i zonës, bashkia dhe të gjitha institucionet e tjera nuk reaguan, derisa erdhi ai që i zgjidh të gjitha padrejtësitë në këtë vend.
Ajo që më habit më shumë, janë disa analistë e gazetarë të entusiazmuar të cilët e shohin si qeverisje efektive, por aspak si dështim total të shtetit.
Në fakt kjo duhet të jetë një këmbanë alarmi dhe aspak sukeses, sepse unë e kam të pamundur të kuptojë se përse duhet të ndërhyjë kryeministri për t’iu treguar institucioneve zbatimin e ligjit!?
Unë nuk shoh asnjë institucion funksional, kjo shfaqje duhet të na hapë sytë e të bëjë të mendojmë se ku është policia bashkiake, ku janë inspektoriatet e ndërtimit, ku janë prefektët, ministritë? Ku janë pra?
Duhet të hapim sytë e të shohim se jemi brenda një shfaqjeje të madhe të drejtuar nga një njeri i vetëm. Jemi duke jetuar në një situatë trumaniane, ku çdo gjë që na rrethon është një realitet i simuluar, ku institucionet janë një skenografi në dorë të regjizorit.
Lëvizjet ekzaltuese të Ramës nuk janë forcë, janë një dështim i thellë institucional, një rënie e lirë e shtetit, sepse nëse shteti ngrihet vetëm kur ngre zërin një person, kjo do të thotë se gjithçka në këtë vend është një skenë e heshtur, e vdekur që pret regjizorin e shfaqjes në mënyrë që të lëviz.
Në këtë shfaqje ka katër komponentë:
- Ne, jemi Trumanët që po jetojmë një realitet të kontrolluar
- Edi Rama është regjisori që vendos kur dhe si do të zhvillohet ngjarja
- Media e cila rrëmben kamerat për të na e bërë sa më të besueshëm këtë realitet
- Ndërkombëtarët, spektatorët e heshtur, që ndjekin shfaqjen shpesh herë duke duartrokitur stabilitetin, por pa pyetur nëse brenda ka demokraci.
Ne kemi në dorë të zgjedhim, nëse do të vazhdojmë të jetojmë në këtë shfaqje bajate apo do të zgjedhim të dalim e të kthejmë realitetin, përgjegjësinë dhe demokracinë.
meri lika truman show
Insights
8 July 2025, 08:05
Gent Kaprata
Gent Kaprata
TIRANA- Në 24 orët e fundit 4 televizione të ndryshme më kane ftuar te jap opinionin tim mbi 'aksionin e Ramës ...
Insights
7 July 2025, 16:53
Lutfi Dervishi
lutfi dervishi
ELBASAN- 7 korrik 2025. Sot në Elbasan nuk ka tym, por ajri ende mban erën e asaj që ndodhi. Për gjashtë ditë...
Insights
4 July 2025, 13:59
Lutfi Dervishi
lutfi dervishi
ELBASAN- Në Elbasan digjen plehrat, tymi helmues mbulon qytetin… dhe ndërkohë ka njerëz, nuk di a mund të qu...
Insights
4 July 2025, 11:34
Jola Hysaj
Foto Ilustruese
Nga zëri i çdo gruaje që nuk dëgjohet kurrë. Kur xhelatët e shtetit vijnë, harrojnë se në k...
Insights
3 July 2025, 11:16
Meri Lika
Meri Lika
Kur të lexoni titullin ndoshta do mendoni se unë nuk mund të jap mendim se si duhet hetuar, por në fakt mundem për disa ...
Insights
27 June 2025, 19:33
Artan Hoxha
artan hoxha, artan santo
TIRANË- Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014, që tronditi kryeqytetin. Por duket kaq e la...
Insights
27 June 2025, 09:59
Ermal Mulosmani
Ermal Mulosmani
TIRANA- Po vija sot në punë, në këmbë, si zakonisht. Ora diku 8.15 kur mbërrita te Myslym Shyri. Aty e u...
Insights
24 June 2025, 10:36
Meri Lika
Meri Lika
TIRANA- Një nga dhjetë urdhëresat e Zotit, e shtata, nëse e mbaj mend mire, thotë: “Mos vidh!” Sipas meje ku...
Insights
31 May 2025, 07:13
Klodian Tomorri
Klodian Tomorri
TIRANË- M*t dhe uthull. Helmohen femijet ne Gramsh. Ngjarja mbahet 4-5 dite e fshehte, por me pas skandali rrjedh ne media se dalin pr...
Insights
30 May 2025, 21:23
Dojna Mema
dojna mema
TIRANË- Dikush do t'u blejë një akullore, te tjere do i nxjerrin nga liqeni, aty ku ka mbetur ende ndonjë cope parku. Dikush...