LIVE UPDATES
Insights

Vapa në vendin e punës: Kur temperaturat e larta bëhen çështje mirëqenieje, mes stresit dhe produktivitetit

Nëse keni ndjerë kohët e fundit se orët në zyrë apo në terren po ju duken dyfish më të rënda, nuk është thjesht përshtypja juaj.

8 August 2026, 15:54 Nga Dr. Suela Kalaja
Vapa në vendin e punës: Kur temperaturat e larta bëhen
Suela Kalaja

Nga menaxhimi i temperaturës te menaxhimi i mirëqenies së punonjësve

Nëse keni ndjerë kohët e fundit se orët në zyrë apo në terren po ju duken dyfish më të rënda, nuk është thjesht përshtypja juaj. Vera nuk është vetëm një stinë pushimesh, në realitetin e përditshëm profesional, ajo është kthyer në një provë të vështirë durimi për mijëra punonjës dhe drejtues. Kur termometri ngjitet frikshëm lart, mënyra se si organizohet puna nuk ndikon thjesht në komoditetin tonë, por dridh themelet e mirëqenies fizike, psikologjike dhe, mbi të gjitha, të vetë produktivitetit.

Sot, stresi termik në vendin e punës nuk konsiderohet më një tekë e verës, por një çështje reale e shëndetit dhe sigurisë në punë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) nuk reshtin së kujtuari se nxehtësia ekstreme shkakton lodhje akute, dehidratim dhe ulje dramatike të orëve efektive të punës. Por ndërsa termometri thyen rekorde, një dimension tjetër, ai psikologjik, vazhdon të mbetet në hije, edhe pse pasojat e tij ndihen në çdo cep të zyrave të institucioneve. Kur trupi digjet, edhe psikika paguan faturën. Nxehtësia e tejskajshme vepron si një amplifikues i padukshëm i mbingarkesës. Ajo rrit ndjeshëm ndjesinë e lodhjes, zbeh tolerancën ndaj situatave të tensionuara dhe e bën përqendrimin një luks të pamundur. Imagjinoni për një çast një punonjës që përballet njëkohësisht me mjedisin e nxehtë, afatet e ngushta, presionin e pafund për rezultate dhe pamundësinë për të ndryshuar asgjë në rutinën e tij. Në këtë vorbull, faktorët stresues jo thjesht mblidhen, ata shpërthejnë në formë ankthi, irritohen shpejt dhe lënë pas një staf të rraskapitur.

Kjo sjell natyrshëm një pyetje provokuese për çdo drejtues të sistemit: A do të vazhdojmë t’u kërkojmë njerëzve të përshtaten pafundësisht me modelin e vjetër të punës, apo do të tregojmë guximin t'i përshtatnim organizimin e punës me realitetin e njerëzve?

Përgjigjja e kësaj sfide nuk është te formulat magjike si “punë nga shtëpia për të gjithë”, por te një qasje e matur: Të vlerësojmë rrezikun real dhe të ndërhyjmë aty ku duhet.

Fleksibiliteti: Kur kompasi i menaxhimit ndryshon drejtim

Në ditët e nxehta, institucionet dhe kompanitë që duan të jenë serioze nuk mund të mbyllin sytë. Aty ku natyra e punës e lejon, fleksibiliteti nuk është një privilegj  që u jepet punonjësve për hatër, është një instrument i mirëfilltë menaxhimi.

Ndryshimi i orarit të nisjes dhe mbarimit të punës, shfrytëzimi i orëve të freskëta të mëngjesit, puna në distancë për pozicionet që e mundësojnë, apo thjesht riorganizimi i takimeve dhe takimeve strategjike, janë masa që shpëtojnë energjinë e organizacionale. Por fleksibiliteti kërkon truall të shëndoshë. Një lider i zoti nuk pyet thjesht: “A mund t'i lëmë të ikin?”, por pyet: “Si ta ruajmë shërbimin ndaj qytetarit, si të shmangim pabarazitë mes kolegëve dhe si të masim produktivitetin pa rënë në mikromenaxhim?” Këtu nis edhe ndryshimi i madh i mendësisë: nga logjika e vjetruar se “punonjësi duhet të jetë i fortë e të durojë”, te parimi modern se “sistemi duhet të krijojë kushte që puna të jetë e qëndrueshme”.

Udhëzimet e fundit të përbashkëta të OBSH-së dhe WMO-së, si dhe thirrjet e herëpashershme të EU-OSHA-s për sigurinë në punë nën temperatura të larta, na e kujtojnë qartë: vlerësimi i rrezikut dhe planet e veprimit nuk janë luks burokratik, por detyrim moral e ligjor.

Të kalosh nga reagimi i vonuar te parandalimi inteligjent

Si psikologe dhe hulumtuese e fushës, e shoh shpesh këtë gabim në institucione: pritet që punonjësi të shfaqë shenja të qarta rraskapitjeje, të mbingarkohet me konflikte apo të fillojë mungesat masive, përpara se drejtuesit të lëvizin. Por qasja më e shëndetshme është ajo parandaluese: identifiko, vlerëso, ndërhyrë, monitoro dhe përshtat.

Mirëqenia në punë nuk është një seminar motivues që bëhet një herë në vit, e as një “qershi mbi tortë” kur buxheti e lejon. Ajo është zemra e mënyrës se si menaxhohen njerëzit. Kur një punonjës ndihet i dëgjuar, i mbështetur dhe ka një fije kontrolli mbi ditën e tij, ai nuk shkëputet nga puna; përkundrazi, jep më të thellën e energjisë së tij. Në të kundërt, heshtja e organizatës përballë stresit të stinës sjell vetëm faturën e kripur të demotivimit dhe largimit të talenteve. Përvojat e mia në terren dhe kërkimet shkencore në këtë fushë më kanë bindur se stresi në punë nuk është kurrë thjesht një "problem personal" i punonjësit. Ai lind aty ku dizajni i punës çalon.

Pikërisht nga ky udhëtim profesional dhe nga nevoja e madhe për t'i dhënë zë këtij problemi në realitetin shqiptar, lindi edhe libri im, “Mirëqenia psikologjike në punë - Nga stresi te ndërhyrja efektive” të cilit këtë vjeshtë 2026 do ti bashkohet edhe një thirrje sa reflektuese dhe njerëzore. Në vend që të pyesim “si ta bëjmë punonjësin të durojë më shumë stres?”, duhet të pyesim “çfarë mund të ndryshojmë në institucion/organizatë që stresi të mos jetë i panevojshëm?”.

Dhe ndërsa vera e nxehtë vijon të testojë durimin tonë institucional, le ta shohim atë jo thjesht si një stinë për t’u kaluar me zor, por si një mundësi të artë reflektimi për në vazhdim. Mirëqenia nuk fillon atëherë kur njeriu dorëzohet përballë pamundësisë. Ajo nis shumë më herët, atë çast kur administrata zgjedh ta dëgjojë, ta kuptojë dhe të veprojë në kohë.

Dr. Suela Kalaja- Psikologe /Autore e librit “Mirëqenia psikologjike në punë - Nga stresi te ndërhyrja efektive”

suela kalaja

Sondazh

Insights 6 August 2026, 12:57 Sonila Meço

Stina e pestë

Shqipëria ka një stinë të pestë, stina e kthimeve. Nis diku nga fundi i qershorit, kur aeroportet mbushen me përqafime, rrug&eum...

Insights 1 August 2026, 10:59 Natasha Llanaj Perpunja

Selenica nuk eshte nje qytet i zakonshem

Ka qytete qe nuk ndertohen vetem me gure, por me djerse, sakrifica dhe kujtime. Selenica eshte nje prej tyre. Sot qytetaret e saj kane dale ne proteste per te...

Insights 17 July 2026, 14:26 Irena Beqiraj

T'i shpjegojmë Kryeministrit ekonominë

Irena Beqiraj Rubrika: T'i shpjegojmë Kryeministrit ekonominë. Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejti...

Insights 12 July 2026, 14:33 Silvana Begaj

Largpamësit Rama

Silvana Begaj Meqë na thatë se koncerti i Kanye West ishte një investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonomi...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin