LIVE UPDATES
Bota

Irani pret lëvizjen e radhës të Trumpit pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

Por, brenda Iranit shumë zyrtarë thonë se presin që shteti i tyre të mbetet në shënjestër të presidentit Donald Trump, ndonëse votimet e kanë dobësuar pozicionin e tij.

4 November 2026, 21:55 Nga G.M
Irani pret lëvizjen e radhës të Trumpit pas rezultateve të
Disa gra mbajnë në duar portret të udhëheqësit suprem të Iranit, gjatë një tubimi më 3 nëntor në Teheran, ku autoritetet zbuluan një billboard gjigant dhe pankarta me kërcënime për vrasjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

 

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara pritet të sjellë ndryshime në Kongres dhe në politikën e jashtme në Uashington. Por, brenda Iranit shumë zyrtarë thonë se presin që shteti i tyre të mbetet në shënjestër të presidentit Donald Trump, ndonëse votimet e kanë dobësuar pozicionin e tij.

Teksa rezultatet u bënë publike mbrëmjen e 3 nëntorit, me demokratët që morën kontrollin nga rivalët republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, Trump e pranoi se lufta që ai nisi ndaj Iranit në fund të shkurtit e dëmtoi partinë e tij.

Por, udhëheqësi suprem iranian, Mojtaba Khamenei, tha përmes një deklarate më 4 nëntor – në përvjetorin e ditës kur studentët radikalë çimentuan rrëzimin e shahut të mbështetur nga SHBA-ja, duke sulmuar Ambasadën amerikane dhe duke mbajtur peng 52 shtetas amerikanë për 444 ditë – se kushdo që pret ndryshim thelbësor të politikës amerikane vetëm pse një parti zëvendësoi tjetrën “gabohet rëndë”.

Ai paralajmëroi kundër “çfarëdo prirjeje, sado të vogël, të nënshtrimit” ndaj SHBA-së, duke shtuar se “SHBA-ja e sheh fundin e hegjemonisë së saj si diçka të largët, ne e shohim si diçka të afërt”.

Teksa negociatorët iranianë dhe amerikanë kanë zhvilluar bisedime indirekte ditëve të fundit – kryesisht me ndërmjetësimin e Katarit dhe Pakistanit – me synimin që t’i jepet fund konfliktit ushtarak, Trump ka refuzuar që ta përjashtojë mundësinë e rifillimit të sulmeve ndaj Iranit. Ai ka deklaruar se SHBA-ja duhet “të merret” edhe me një ose dy objektiva të tjera, përfshirë një objekt të dyshuar bërthamor.

Jalal Rashidikoochi, ish-deputet reformist iranian, tha se sheh pak dallime mes demokratëve dhe republikanëve, megjithëse i përshkroi zgjedhjet e mesmandatit në SHBA si një refuzim “historik dhe poshtërues” nga votuesit amerikanë ndaj atyre që nisën luftën kundër Iranit. Ai u bëri thirrje anëtarëve të sapozgjedhur të Kongresit amerikan që ta kenë parasysh këtë mesazh.

Shumë zyrtarë e shfrytëzuan rastin për t’u mburrur me rezultatet, ku disa ia atribuuan ato “rezistencës popullore” të iranianëve, “trimërisë së luftëtarëve iranianë” dhe “hakmarrjes historike” të Iranit ndaj përgjegjësve për vrasjen e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, më 28 shkurt, në ditën e parë të konfliktit të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Por, deklarata të tilla nuk tregojnë domosdoshmërish se si do të veprojë udhëheqja e Iranit. Po ashtu, zgjedhjet mund të sjellin më pak ndryshime nga sa sugjerojnë zyrtarët iranianë, pasi Trump ende ka në dispozicion disa instrumente të fuqishme të politikës së jashtme dhe ai ka mandat deri në janar të vitit 2029.

Qasje më e ashpër apo pritje?

 Hamidreza Azizi, analist për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, me seli në Bruksel, i tha Radios Evropa e Lirë se zyrtarët e lartë iranianë i shohin rezultatet në SHBA si fitore për Republikën Islamike dhe si konfirmim të qasjes së saj të pakompromis.

“Në këtë kontekst, pres që rezultatet të çojnë në një ashpërsim më të madh, e jo në zbutje të qëndrimit të Iranit”, deklaroi ai.

Sipas tij, kjo vlen veçmas për kërkesat kryesore të Teheranit: që Uashingtoni të ndërmarrë hapin e parë duke hequr sanksionet dhe bllokadën, si dhe që çdo marrëveshje të mos përfshijë koncesione të mëdha sa u përket çështjeve bërthamore.

Azizi paralajmëroi se një qëndrim i tillë mund ta rrisë, e jo ta ulë, rrezikun e një përplasjeje të re, veçanërisht nëse presidenti Trump vendos se nuk ka asgjë për të humbur dhe beson se një fitore jashtë vendit mund ta kompensojë humbjen në zgjedhjet e mesmandatit. Sipas Damon Golriz, ligjërues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Hagë, një tjetër mundësi është që Teherani të zgjedhë që të presë deri në përfundimin e mandatit presidencial të Trumpit.

Trump kërcënon Iranin: Mund të na duhet ta godasim fort

Golrizi i tha Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se Irani mund të arrijë në përfundim se është më mirë që të shmangë koncesionet e mëdha me Trumpin dhe të presë një administratë të re amerikane, me të cilën beson se mund të arrihet një marrëveshje më e qëndrueshme.

Ai përmendi negociatat gjatë presidencës së Barack Obamës, të cilat çuan në arritjen e marrëveshjes bërthamore më 2015 si dhe angazhimit serioz diplomatik gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden, si dëshmi se një mjedis tjetër politik në Uashington mund t’i ofrojë Teheranit mundësi më të mira.

Golrizi tha se pret që periudha e ardhshme të jetë e paqëndrueshme, pasi sipas tij, Trump mund të përpiqet që të shfaqë forcë pas rezultatit të pafavorshëm zgjedhor dhe të vazhdojë të mbështetet në presionin ushtarak dhe ekonomik për ta detyruar Iranin që të bëjë lëshime.

Megjithatë, ai argumentoi se sulmet ushtarake nuk mund t’i zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit dhe me Ngushticën e Hormuzit. Sipas Golrizit, një zgjidhje afatgjatë do të kërkonte negociata “sekrete, të drejtpërdrejta, afatgjata dhe serioze”, potencialisht edhe më të gjera sesa bisedimet që çuan në arritjen e marrëveshjes bërthamore më 2015.

Ndërkaq, Azizi tha se udhëheqja në Teheran duket se është e vetëdijshme për rrezikun, duke iu referuar paralajmërimit të Khameneit. Por, sipas tij, rezultati varet kryesisht nga Uashingtoni.

“Rreziqet mbeten të mëdha”, tha ai. “Shumëçka varet nga mënyra se si Trump e vlerëson pozitën e tij dhe atë të Partisë Republikane, si dhe nga mënyra se si u përgjigjet presioneve të brendshme që e shtyjnë në njërin apo tjetrin drejtim”./REL

iran

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin