LIVE UPDATES
Bota

Arrestohet komandanti i njësisë speciale në Serbi lidhur me keqtrajtimin e studentëve

Fletarrestimi u lëshua nga Prokuroria Themelore në Beograd, nën dyshimin se në gusht të vitit të kaluar ata keqtrajtuan studenten Nikolina Singjelliq dhe kolegët e saj në garazhin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, sipas Radio Televizionit të Serbisë (RTS).

4 November 2026, 21:00 Nga G.M

Arrestohet komandanti i njësisë speciale në Serbi lidhur me

Komandanti i Njësisë Speciale Kundër Terrorizmit (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiriq, si dhe disa pjesëtarë dhe ish-pjesëtarë të Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Objekteve të Caktuara (JZO), janë arrestuar nën dyshimin për keqtrajtimin e studentëve në garazhin e Qeverisë së Serbisë, sipas mediave lokale serbe.

Fletarrestimi u lëshua nga Prokuroria Themelore në Beograd, nën dyshimin se në gusht të vitit të kaluar ata keqtrajtuan studenten Nikolina Singjelliq dhe kolegët e saj në garazhin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, sipas Radio Televizionit të Serbisë (RTS).

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë tetë zyrtarë policorë dhe një qytetar, i cili në kohën kur dyshohet se është kryer vepra penale e keqtrajtimit dhe torturës ishte zyrtar policor.

Sipas MPB-së serbe, të dyshuarit më 14 gusht të vitit 2025, nga ora 22:30 deri rreth orës 01:00 pas mesnatës, në garazhin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, duke përdorur forcë dhe duke kërcënuar, u shkaktuan dhimbje dhe vuajtje të mëdha disa personave, me qëllim që të merrnin informacione prej tyre, t’i frikësonin dhe t’i ndëshkonin në mënyrë të paligjshme.

Televizioni N1 raportoi se komandanti i SAJ-it është shoqëruar në ambientet e Sektorit të Kontrollit të Brendshëm. Përveç Zhmiriqit, nga autoritetet serbe është shoqëruar edhe ndihmësi i tij, Goran Fillipoviq, raportoi gazeta Danas.

Studentja Nikolina Singjelliq e akuzoi shefin e Drejtorisë së Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Marko Kriçak, për kërcënime me përdhunim dhe përdorim të tepruar të forcës pas arrestimit të saj gjatë një proteste kundër Qeverisë në Beograd, në gusht të vitit 2025.

Para se të merrte drejtimin e SAJ-it, Zhmiriq, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, ishte ndihmëskomandant i Njësisë për Operacione Speciale të Xhandarmërisë (JZO), nën komandën e Kriçakut.

Kriçak tashmë ndodhet në paraburgim në lidhje me rastin e një vrasjeje në një restorant në lagjen Senjak dhe për akuza për keqtrajtim dhe torturë. Përveç Kriçakut, masa e paraburgimit njëmujor për këtë rast i është caktuar edhe shefit të Shërbimit për Luftimin e Krimit, Boshko Sekulloviq.

Sipas Gjykatës së Lartë të Beogradit, vendimi për paraburgim ndaj të dyve u mor për shkak se ka dyshime se nëse ata lihen të lirë mund të ndikojnë në procedurë dhe te dëshmitarët. Kriçak dhe Sekulloviq akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për keqtrajtim dhe torturë.

Kriçak kishte drejtuar një aksion policor në një restorant në lagjen Senjak, ku fillimisht, në kallëzimin penal të policisë për këtë krim ishte përfshirë Vesellin Milliq, i cili në atë kohë, përveçse ishte ndihmësdrejtor, ishte edhe shef i policisë së Beogradit.

Ai u bë i njohur për publikun pasi studentja Nikolina Singjeliq e akuzoi për kërcënim dhe brutalitet policor të kryera në garazhin e ndërtesës së ekzekutivit në Serbi, gjatë protestave të vitit të kaluar, dhe ngriti kallëzim penal kundër tij.

Studentët kishin organizuar protesta kundër autoriteteve serbe, pas shembjes së strehës prej betonit në një stacion hekurudhor në Novi Sad, ku kishin vdekur 16 persona.

Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor

Ata kishin raportuar për përdorim të tepruar të forcës, teksa prokuroria në Serbi po ashtu ka hetuar për përdorimin e një “topi zanor” gjatë protestave të organizuara nga studentët në janar të vitit të kaluar.

Një lëvizje politike, që doli nga këto protesta, e quajtur Lista Studentore, i fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 tetor, duke larguar nga pushteti pas 14 vjetësh ish-presidentin Aleksandar Vuçiq. Lista Studentore ende nuk ka formuar institucionet e reja./REL

serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin