4 November 2026, 18:26
Nga G.M

BOTA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për mungesën e aktivitetit fizik te të rinjtë, duke zbuluar se rreth 240 milionë adoleshentë në mbarë botën nuk kanë kryer asnjë aktivitet fizik gjatë javës së fundit.
Sipas të dhënave të një studimi të realizuar në 140 vende dhe rajone, me pjesëmarrjen e më shumë se 3.2 milionë adoleshentëve të moshës 11 deri në 17 vjeç, një në katër të rinj nuk ka realizuar as edhe 60 minuta aktivitet fizik në asnjë ditë të javës. Mesatarisht, adoleshentët ushtrohen vetëm 2.7 ditë në javë, ndërsa vetëm 14% e tyre deklarojnë se kryejnë aktivitet fizik çdo ditë.
Shqetësues mbetet edhe hendeku mes vajzave dhe djemve. Rreth 28% e vajzave raportojnë se nuk kanë kryer asnjë aktivitet fizik gjatë javës, krahasuar me 22% të djemve. Ndërkohë, vetëm 11% e vajzave ushtrohen çdo ditë, kundrejt 17% të djemve. OBSH thekson se situata nuk ka shënuar përmirësim të dukshëm në nivel global gjatë 15 viteve të fundit.
Mungesa e aktivitetit fizik konsiderohet një faktor i rëndësishëm rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje të kancerit. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka theksuar se vajzat mbeten veçanërisht prapa në këtë drejtim dhe se nevojiten më shumë përpjekje për të nxitur të rinjtë drejt një stili jetese aktiv.
OBSH kërkon masa konkrete
Organizata thekson se zgjidhja nuk qëndron vetëm te nxitja e adoleshentëve për t'u ushtruar më shumë, por edhe te krijimi i kushteve të përshtatshme për aktivitet fizik. Shkollat, rrugët dhe hapësirat publike duhet të jenë të sigurta dhe lehtësisht të aksesueshme, në mënyrë që të rinjtë të kenë mundësi të ecin, të ngasin biçikletën dhe të merren me sport.
Ndër faktorët që ndikojnë në këtë problem përmenden përdorimi gjithnjë e më i madh i ekraneve, mungesa e hapësirave të sigurta, kostot ekonomike dhe pengesat sociale.
OBSH u bën thirrje vendeve të forcojnë politikat në arsim, transport, urbanistikë, sport dhe shëndetësi, duke i dhënë përparësi krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë të rinjtë, veçanërisht për vajzat./Dosja.al
obsh
Bota
4 November 2026, 17:44
G.M
Ministri i Jashtëm i Francës
FRANCA- Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, ka përshëndetur fitoren e demo...
Bota
4 November 2026, 17:39
G.M
foto ilustruese
MALI I ZI- Komisioni Evropian vlerëson se Mali i Zi është shumë pranë përfundimit të negociatave t&e...
Bota
4 November 2026, 17:33
G.M
Flamuri i UÇK-së gjatë një proteste në Prishtinë më 1 tetor 2026.
Bashkimi Evropian po zhvillon dialog me Qeverin&...
Bota
4 November 2026, 17:27
G.M
J.D. Vance
SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka reaguar pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandat...
Bota
4 November 2026, 17:11
G.M
foto ilustruese
TURQI- Turqia ka reaguar ndaj raportit të Komisionit Evropian për procesin e saj të integrimit, duke akuzuar Bashkimin E...
Bota
4 November 2026, 17:08
G.M
protesta ne France
FRANCA- Franca pritet të përballet me një tjetër valë protestash dhe grevash, ku parashikohet që nga 5...
Bota
4 November 2026, 16:51
G.M
Marrëveshje të pazbatuara, dialog i bllokuar politik dhe kritika të reja nga Bashkimi Evropian. Në raportet e sivjetme të progresit, K...
Bota
4 November 2026, 16:33
G.M
te miturit
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Pensilvani të SHBA-së, ku një 42-vjeçar dyshohet se...
Bota
4 November 2026, 16:29
G.M
pamje
HUNGARI- Hungaria ka ndërmarrë një hap historik duke publikuar dhjetëra mijëra dokumente të shërbimeve sekrete...
Bota
4 November 2026, 16:13
G.M
TURQI- Komisioni Evropian ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Turqisë, duke ngritur shqetësime për zhvillimet në Egje, Mesdheun Lindor d...