Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Art&Argëtim
“Izraeli meriton të jetë komb i lirë”, aktorja Gal Gadot ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit pas një postimi në Twitter
14 May 2021, 06:09Nga DOSJA
IZRAEL– Ylli i Wonder Woman, Gal Gadot është ‘sulmuar’ nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, pas një postimi që bëri lidhur me përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe Gaza.
Aktorja izraelite dhe ish Miss Izraeli postoi: “Izraeli meriton të jetojë si një komb i lirë dhe i sigurt”, duke shtuar: “Fqinjët tanë meritojnë të njëjtën gjë“.
“Zemra ime po thyhet. Vendi im është në luftë. Unë shqetësohem për familjen time, miqtë e mi. Shqetësohem për njerëzit e mi. Ky është një cikël i mbrapshtë që ka zgjatur për shumë kohë. Unë lutem për viktimat dhe familjet e tyre. Unë lutem që kjo armiqësi e paimagjinueshme të marrë fund, lutem që udhëheqësit tanë të gjejnë zgjidhjen që të mund të jetojmë krah për krah në paqe. Unë lutem për ditë më të mira“, postoi 36-vjeçarja në twitter.
Ndërsa disa njerëz të profilit të lartë, përfshirë politikanin amerikan Ted Cruz, e vlerësuan Gadot për fjalët e saj, shumë të tjerë reaguan me zemërim.
Ajo u kritikua nga mbështetësit e çështjes Palestineze, të cilët vunë në dukje shërbimin e saj në ushtrinë Izraelite. Kjo pasi në rininë e saj, Gadot përfundoi dy vjet shërbim të detyrueshëm ushtarak. Në vitin 2019, Gadot qëndroi krah me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu për statusin e pakicës Arabe të vendit.
“Duaje fqinjin tënd si veten tënde,” tha aktorja izraelite, midis grindjeve për rolin e partive arabe izraelite në sondazhet e ardhshme.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA– Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt Le Blanc, Lisa Kudroë, David Schwimmer dhe Matthew Perry do të rikthehen me serialin ‘Friends’. Premiera e rikthimit...
SHBA- Travis Barker ka bërë të tijin një qiri i cili mban aromën e orgazmës së Kourtney Kardashian. Kjo gjë e pazakontë u bë e ditur nga vetë ai në ‘instastory’...
SHBA– Kim Kardashian tashmë po merr propozime për martesë pas divorcit të saj të fundit me ish-burrin Kanye West! I fundit, vjen nga Sheeraz Hasan i cili kërkon...
TIRANË– DJ Regard është shqiptari tjetër icili u shfaq së bashku me Dua Lipën në “Brits 2021”. I riu ishte i nominuar për çmimin ‘Kënga më e mirë’, ...
Art&Argëtim13 May 2021, 17:15
SHBA– Instagram iu ka ardhur në ndihmë të gjithë personave që duan të largojnë përgjithmonë nga rrjeti i tyre social një person.Tashmë mund të bëni bllok person...
TIRANË– Blogerja e njohur, Armina Mevlani duket se i ka synimet e qarta në jetë. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se cila do t...
SHBA– Ylli televiziv i ‘Keeping up With the Kardashians’, Kim Kardashian duket se nuk i ka dhe aq mirë marëdhëniet me grimierin shqiptar, Mario Dedivanovic. The...
SHBA– Lidhja e Machine Gun Kelly me Megan Fox ka shkuar në një nivel tjetër duke u futur dhe nën lëkur.Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, ...