10 November 2026, 15:50
Nga E.M

IZRAEL- Ish-gjenerali i ushtrisë izraelite, Gandhi Eisenkot, ka pohuar synon të marrë drejtimin e vendit pas largimit nga pushteti të qeverisë së Benjamin Netanyahut, duke shtuar se do të formojë një qeveri të re sa më shpejt të jetë e mundur.
Deklarata e tij u bë pak para seancës hapëse të parlamentit izraelit (Knesset), ku u zhvillua ceremonia e betimit të deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit.
“Jam i përkushtuar për të formuar një qeveri të emergjencës kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Eisenkot, ish-gjeneral i ushtrisë izraelite.
Opozita e udhëhequr nga Eisenkot ndodhet tashmë në një pozicion më të favorshëm politik, ndërsa përballet me disa çështje të rëndësishme në axhendën e saj. Një prej prioriteteve kryesore është krijimi i një komisioni hetimor për të shqyrtuar sulmet e 7 tetorit dhe përgjegjësitë e mundshme të qeverisë së Netanyahut për dështimet që i paraprinë tyre.
Në Knessetin me 120 vende, blloku i Benjamin Netanyahut disponon 53 mandate. Megjithatë, pozita e tij është dobësuar më tej pasi shtatë deputetët e partisë United Torah Judaism (JUT) janë distancuar nga koalicioni i kryeministrit në largim.
Ndërkohë, Gandhi Eisenkot dhe aleatët e tij kanë siguruar 48 vende, por mund të kërkojnë mbështetjen parlamentare të fraksioneve politike arabe të Izraelit, të cilat kanë fituar gjithsej 19 mandate.
Formimi i qeverisë së re pritet të jetë një proces vendimtar për të ardhmen politike të Izraelit, në një periudhë të shënuar nga tensione të brendshme dhe sfida të rëndësishme të sigurisë kombëtare./Dosja.al
Gandhi Eisenkot
Bota
10 November 2026, 15:00
G.M
Vendi i ngjarjes
POLONI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me hetimet për sulmin e përgjakshëm në Krakov të Poloni...
Bota
10 November 2026, 14:46
G.M
Donald Trump
SHBA- Shumica dërrmuese e amerikanëve janë kundër vazhdimit të luftës me Iranin dhe kërkojnë q&eum...
Bota
10 November 2026, 14:33
G.M
Kanada
KANADA- Kanadaja ka rivendosur sanksionet ndaj 11 subjekteve iraniane, të dyshuara për përfshirje në aktivitetet bërtha...
Bota
10 November 2026, 14:15
G.M
Mohamed Al Fayed
FRANCË- Autoritetet franceze kanë ushtruar kontrolle në hotelin luksoz Ritz dhe në vilën Windsor në Pari...
Bota
10 November 2026, 13:35
G.M
Pete Hegseth dhe Donald Trump
SHBA- E ardhmja e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, në administratën e Donald Trump ësh...
Bota
10 November 2026, 13:07
G.M
Jensen Huang dhe bashkëshortja e tij
SHBA- Pranimi i tradhtisë bashkëshortore nga Jensen Huang, drejtuesi i gjigantit teknologjik Nvidia...
Bota
10 November 2026, 12:58
G.M
pamje nga vendngjarja
GREQI- Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për vdekjen e 24-vjeçares nga Burkina Faso, trupi i së cil&eum...
Bota
10 November 2026, 12:52
E.d
Pamje
Shtetet e Bashkuara shpresojnë se bisedimet mes Uashingtonit, Kievit dhe Moskës, që nisën mëngjesin e 10 nëntorit në ...
Bota
10 November 2026, 11:50
G.M
ura hekurudhore në Arkhangelsk
RUSI- Një urë hekurudhore është shembur mëngjesin e së martës, më 10 në...
Bota
10 November 2026, 11:28
G.M
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, mund të përballet këtë javë me nj&...